AKU bllokon 24 ton farë misri nën normën e lejuar me vlerë 120 milionë lekë

AKU bllokon 24 ton farë misri nën normën e lejuar me vlerë 120 milionë lekë

Misri i bllokuar nga AKU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar ditën e sotme në qarkun e Tiranës, një sasi prej 24 ton farë misri, për tregtim dhe mbjellje, me tregues cilësie, fuqi mbirëse nën normën e lejuar.

Inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit e kanë bllokuar këtë sasi të farës së misrit me vlerë monetare 120 milionë lekë, për arsye se pas analizimit ka rezultuar, se treguesit cilësorë të saj dhe përkatësisht fuqia mbirëse ka rezultuar nën normën e lejuar, referuar Ligjit Nr. 10416 datë 7.4.2011, Për Materialin Mbjellës Shumëzues Bimor.

Nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është marrë masa administrative bllokimi i menjëhershëm i sasisë prej 24 tonëve farë misri si  dhe do të  merren masa imediate për asgjësimin e kësaj sasie.

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë

Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë