AKU bllokon 50 tonë mish nga Brazili, produkti kishte salmonelë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, AKU ka bllokuar 2 konteinerë me mish nga Brazili. Në total, ngarkesa ka qenë rreth 50.2 tonë, që sipas njoftimit nga analizimi i monstrave ka patur prezencë salmonele. Kjo është sasia e disatë që kapet nga autoritetet shqiptare brenda pak muajsh. Vetëm gjatë këtij viti, AKU ka sekuestruar 130 tonë mish të ardhur nga Brazili. 

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të masave të gjithanshme të MBZHR-së për kontroll efikas për sigurinë ushqimore, AKU ka vijuar me kontrollet rigoroze të ngarkesave me produkte shtazore nga importi.

Kështu së fundi AKU ka bllokuar dy kontenierë me mish, të importuara nga Brazili, në total 50.2 tonë mish, pasi nga analizimi i mostrave u konstatuan me prezencë “salmonella”. Po vijojnë procedurat për kthimin në origjinë të produktit.

Gjatë këtij viti nga AKU-ja janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 5 kontenierë të tjerë, me 130 tonë mish. Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 195 kontenierë; secili prej të cilëve është kontrolluar e analizuar me rigorozitet.

Kontrollet efikase të shoqëruara me cilësinë e analizave janë garanci e plotë, që produktet që futen në treg janë të sigurta.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alvin: 03/07/2018 18:54

    Cfare mishi behet fjale? Pule, viç, mamuth? Gazetaria, shume e dobet!

    Përgjigju
  • Bumerangu: 03/07/2018 16:21

    ..hani Sallam hani!..edhe Qofte e Kernacka...?!!!..kontrrolli ushqimor mbi te gjitha..duhet nduluar importi

    Përgjigju
  • Albani: 03/07/2018 13:46

    Mishi qe vjene nga Brazili eshte i kontaminuar.Ka faj shteti shqiptare qe nuk ju kthene mbrapsht per ne Brazil mishin e kontaminuar.

    Përgjigju
  • Mirditor M'NITALI: 03/07/2018 12:42

    PSE ME BLE MISH NGA BRASILI LARG 15 ORE ME AVION KJO ASHT QMENDURI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Reshjet rrisin prurjet në kaskadën e Drinit, niveli i ujit në liqenin e Fierzës rritet më shumë se 5 metra

Reshjet rrisin prurjet në kaskadën e Drinit, niveli i ujit në liqenin e Fierzës rritet më shumë se 5 metra