Ambasadori i ri i Iranit, Berishës: Na
vjen keq që strehove muxhahedinët

Ambasadori i ri i Iranit, Berishës: Na<br />vjen keq që strehove muxhahedinët
TIRANE - Ambasadori i ri i Iranit në Shqipëri, z. Majid Mozafari, i ka shprehur sot Kryeministrit në ikje, Berishës, keqardhjen që mirëpriti dhe strehoi muxhahedinët. Mozafari u prezantua sot tek Kryeministri në ikje, Berisha, që i uroi uroi suksese në detyrë ambasadorit të Iranit.

Burimet zyrtare nga Këshilli i Ministrave bënë të ditur se, duke e falenderuar Kryeministrin shqiptar për pritjen, ai tha se “Irani nuk do të kishte dashur që Shqipëria të ishte vendi i parë i strehimit të  individëve të grupit Mojahedin-e-Khalq, të cilët ndodheshin në kampin “Liria” në Irak."

Nga ana e tij, Berisha i tha ambasadorit iranian se “ky vendim  ka të bëjë me një qëndrim tërësisht humanitar të qeverisë shqiptare. Por,”- siguroi  ai, “nga territori i Shqipërisë nuk do të mundet të ndërmerret qoftë edhe një veprim në drejtim të Iranit nga askush dhe së dyti, cilido prej të strehuarve, që do të ketë garancinë e plotë të autoriteteve Iraniane dhe dëshiron të kthehet në vendin e tij, nuk do të ketë asnjë pengesë nga autoritete shqiptare.

Ne jemi të përkushtuar ,” - theksoi kreu i Qeverisë shqiptare – “t’u krijojmë atyre të gjitha kushtet për një jetë të lirë dhe të mirë në këtë vend, ndërsa ritheksoi se ky akt nuk ka të bëjë më asgjë tjetër veç qëllimit humanitar.”

Në përfundim,  Berisha tha se “ishte plotësisht i vetëdijshëm në potencialin e madh që ekziston mes marrëdhënieve të Iranit dhe Shqipërisë, ndërsa uroi që Irani në interesin më të mirë të tij të zgjidh me transparencë dhe bashkëpunim të besueshëm, siç edhe vendet e tjera e kanë zgjidhur, kundërshtitë për problemin e armëve bërthamore dhe të eci në rrugën e kooperimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.”
 
Redaksia online
(Armanda Shtëmbari/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bardhi depoziton pr.ligjin në Kuvend: Pensioni minimal të rritet 300 € deri në 2029

Bardhi depoziton pr.ligjin në Kuvend: Pensioni minimal të rritet 300 € deri në 2029