Amnistia, Basha: Manja u kap me presh në duar duke gënjyer! Bën hipokrizi, i jep mend SPAK si të luftojë korrupsionin dhe bënë Pazar me amnistinë

 

Kreu i PD, Lulzim Basha ka ironizuar takimin e sotëm të ministrit Ulsi Manja ku prezantoi rekomandimet e Këshillit të Ministrave për Prokurorinë dhe SPAK. Basha tha se Manja po bën hipokrizi ku shkon i thotë SPAK që të luftojë korrupsionin, ndërkohë që liruan të korruptuarit me amnistinë penale.

Ndërkohë, sa i takon deklaratës së Manjës se të enjten do i japë përgjigjet për amnistinë në interpelancën e kërkuar nga PD. Basha tha për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku se Manja është “kapur me presh në duar duke gënjyer”.

Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku: A është amnistia penale duke u përdorur politikisht nga Lulzim Basha dhe duke u ‘tundur’ si një flamur i një fitoreje politike të Bashës më shumë se një shqetësim? Manja paralajmëroi që të enjten do iu japë përgjigje shteruese për pyetjet që keni. A po përdoret politikisht kjo çështje?

Lulzim Basha: Pse Manja pret deri të enjten nëse i ka përgjigjet, se është kapur me presh në duar, duke gënjyer. Manja nuk ka gënjyer nga halli se i ndodhi kjo papritur. Manaj ka planifikuar lirimin e dhjetëra deri në 100 të dënuar për korrupsion nga GJKKO siç është bërë publike nga kolegët tuaj, ne kemi kërkuar informacion me emër dhe mbiemër ata që kanë përfituar nga amnistia në kushte kur kanë qenë të dënuar nga GJKKO për korrupsionin. Sapo ti kemi këto të dhëna do i ndajmë me ju. Kolegët tuaj të dy mediave të njohura si media të mbështetura dhe trajnuara nga faktori euroatlantik kanë publikuar se 100 persona të dënuar nga GJKKO përfituan.

Pse shkon bën hipokrizi te SPAK dhe u thotë luftoni korrupsionin, kur ka liruar të korruptuarit me një grup njerëzish që kanë humb çdo sens politik, pse do presë deri të enjten, u përdor politikisht për të bërë favore duke liruar zyrtarë të korruptuar të kësaj qeverie, për tu mbyllur gojën me kodin e heshtjes dhe për t’iu lëshuar një mesazh të tjerëve që janë në qeli ose presin të shkojnë në qeli. Asgjë më pak se një atentat kundër reformës në drejtësi. Ky është korrupsioni më i lartë që mund të ndodhë në një vend. Kapen me presh në duar duke vjedhur, vjedhin dënohen për vjedhje, i lirojnë dhe pastaj bëjnë sikur s’ka ndodh asgjë, kjo hipokrizi duhet të marrë fund me çdo çmim,. Kjo është një kauzë për PD, do ishte çmendur dhe e dyshimtë nëse PD s’do qëndronte fort në këtë çështje”, tha Basha.


Lajmi kryesor:

Amnistia, Basha: ‘Atentat’ ndaj drejtësisë, liruan të korruptuarit! Manja u kap me presh në duar duke gënjyer! Meta? Kartë e djegur


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore