POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Arta Marku mori në dorë frenat, përzgjidhen prokurorët për dosjen 'Shullazi'. Ja dy emrat

Emiljano Shullazi në gjyq

Një ditë pasi kryeprokurorja Arta Marku mori në dorë frenat e çështjes Shullazi duke transferuar në rrethe tre prej 10 prokurorëve 'rebelë' te Krimet e Rënda që kundërshtonin të gjykonin këtë çështje, vjen zgjidhja.

Prokuria e Përgjithshme bën me dije se sot pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë është  përcaktuar grupi i prokurorëve që do të përfaqësojnë në gjykim çështjen në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi. Ndërsa prokuroria bën me dije se emrat e prokurorëve do të bëhen publikë në seancën gjyqësore të radhës, gazetari i Report Tv, Arsen Rusta mëson se dy prej prokurorëve të çështjes janë Donika Prela dhe Gent Osmani. Pritet që të përzgjidhen edhe dy emra.

Një ditë më parë Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka urdhëruar transferimin e përkohshme në rrethe të prokurorëve të cilët refuzuan hedhjen e shortit për dosjen e Shullazit. Bëhet fjalë për prokurorët: Olsian Çela, i cili do të transferohet në Prokurorinë e Beratit, Sonila Muhametaj, e cila do të transferohet në Prokurorinë e Pukës dhe Besim Hajdarmatajn, i cili do të transferohet në Prokurorinë e Pogradecit. Ndërsa për Përparim Kullurin, Behar Dibrën, Arenc Çelën, Edvin Kondilin, Pranvera Pustinën, Eugen Beçin dhe Blerim Tominajn, Marku ka kërkuar hetim disiplinor. Hetimit disiplinor nuk i kanë shpëtuar as prokurorët e transferuar në rrethe.

Ditën e djeshme prokurorët e Krimeve të Rënda janë 'rebeluar' dhe kanë braktisur mbledhjen e thirrur nga drejtuesja e tyre, Donika Prela. Burime për ‘Report Tv’ bënë me dije se tema e mbledhjes ishte zëvendësimi i prokurorit Eneid Nakuçi në dosjen “Shullazi”. Por ky zëvëndësim nuk është pritur mirë nga prokurorët  të cilët u shprehën se e zëvendësimi i Nakuçit me një prej tyre me short është i paligjshëm.

Prej 3 javësh pretenca është bllokuar pasi Nakuçi ka ikur jashtë shtetit me pretendimin se është sëmurë, ndërsa Elisabeta Imeraj është bërë drejtuese tek Tirana.

Seanca e radhës për dosjen ‘Shullazi’ është parashikuar për datë 25 shtator. Banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel "Vollgën" në Durrës.

Shullazi rrezikon deri në 15 vite burg për akuzat, po ashtu edhe anëtarët e bandës; Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.

ma.nd.
Komento

Komente

  • Shoku sifit: 21/09/2018 10:50

    Arta vazhdo kshu zemer. Je p.. me i mire ne krej veriun e ne prokurorin shqiptare. Ke dhe mbeshtetjen e ulsiut. Ti je burre tamam arta. Tamam forca jote i duhet prokurorise

    Përgjigju
    • Meti: 21/09/2018 12:43

      Te gjitha keto jane shashka per largimin nga vemendaj e publikut, te prukurorve qe ndjekin dosjen e ish Mb. S. Tahiri, me qellim zhdukjen e provave dhe dhenjen e pafajsise. Nese do kostatoheshin shkelje ne ceshtjen Shullazi, athere le te vazhdonte Hetimi dislinore pa i trasfruar kryesoret neper rrethet gjyqesore... Kjo tektike eshte mbrojte jo ndeshkim i krimit te organizuar...

    • Faiku: 21/09/2018 12:11

      Po ty o Shoku i Sifit kush te dha te drejte te thuash kaq troc keto te verteta per Markun? Gjerat thuhen pak me stil jo keshtu hahaha

  • Sifi: 21/09/2018 10:29

    Zonja Marku vazhdo sic ke nisur punen , se ke me vete mbare popullin shqiptar te raskapitur nga padrejtesia drejtesise ,qe nje pjese e prokuroreve ka aplikuar oer shume kohe . Ata qe rebelojne duhet te dine se cdo organ ligjzbatues veprin sipas drejtimit hiriarkik te irganit . Urdheri i eprorit duhet zbatuar kur edhte u ligjshem

    Përgjigju