Artur Metani vizitë në SHBA, zyrtarët amerikanë riafirmojnë mbështetjen për ILD

Artur Metani vizitë në SHBA, zyrtarët amerikanë riafirmojnë mbështetjen për ILD

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka nisur një vizitë pune në SHBA, me takime me drejtues kyç në Departamentin e Drejtësisë së SHBA, të mundësuara nga Zyra për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit (OPDAT) në Ambasadën e SHBA në Tiranë.

Gjatë vizitës së tij në Uashington DC këtë javë, Metani u takua me Inspektorin e Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë Michael Horowitz, Zëvendës Ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm Bruce Swartz dhe Këshilltarin e Zyrës së Përgjegjësisë Profesionale Jeffrey Ragsdale.

Zyrtarët amerikanë riafirmuan mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në misionin e saj jetik në mbështetje të profesionalizmit, pavarësisë dhe integritetit mes gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Metani ka shprehur mirënjohjen për inkurajimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA në forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe në drejtim të eficencës e profesionalizmit të ekipit të Zyrës së ILD-së.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Të veshura me fustane nusërie, Edlira e Alba, çifti i së njëjtës gjini kurorëzojnë dashurinë në tarracën e bashkisë Tiranë

FOTO/ Të veshura me fustane nusërie, Edlira e Alba, çifti i së njëjtës gjini kurorëzojnë dashurinë në tarracën e bashkisë Tiranë