Atentati ndaj prokurorit/ U zbulua nga gjurmët e gishtërinjve, arrestohet kushëriri i deputetit të PS!

TIRANE- 72 orë pas atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja ndalohet autori i parë i dyshuar dhe ai është Redjan Rraja 34 vjeç nga Nikla e Fushë-Krujës, kushëriri i deputetit socialist Rrahman Rraja. Prokurorët kanë arritur tek Rraja pas ekzaminimit të ADN-së dhe gjurmëve të gishtërinjve të gjetura në automjetin e braktisur në periferi të Ishmit pas atentatit në Mbikalimin e Shkozetit.

***

Katër ditë pas atentatit ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja teksa udhëtonte në makinë me shoferin e tij dhe një person me precedentë penalë, Landi Muharremin njohur si i forti i Sukthit, policia ka vënë në pranga një të dyshuar si autorin kryesor që dyshohet të ketë qëlluar ndaj makinës së prokurorit pranë Mbikalimit të Sukthit duke i lënë të tre të plagosur, ndërsa është faktuar se shënjestër ishte prokurori.

Në pranga ka rënë 34-vjeçari Redjan Rraja, kushëriri i deputetit socialist Rrahman Rraja. Ka qenë një provë e fortë e mbetur në makinën që autorët braktisën pas atentatin në fshatin Shkafane, që e vuri atë në pranga: Gjurmët e gishtërinjve të gjetura në makinën e braktisur të autorëve Mercedez Benz me targë AA 342 LM (e cila nuk u dogj), kanë çuar në identifikimin dhe zbulimin e rrahman Rrajes, i cili është arrestuar në Shkodër, në tentativë për tu larguar drejt Malit të Zi mbrëmjen e së dielës. Vetë Redjan Rraja ka mohuar të ketë lidhje me atentatin, megjithatë prova në duart e hetuesve është mjaft e fortë dhe e përfshin atë si një nga personat që ka qëlluar me breshëri automatiku ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoja. "Pse po më ndaloni", mësohet të jetë shprehur Rraja në momentin e arrestimit. 

Tek pistat e atentatit ndaj prokurorit, rezulton deri më tani ajo e një atentati me pagesë pasi sipas hetuesve nuk ka asnjë konflikt të dokumentuar mes Redjan Rrajës dhe prokurorit Arjan Ndoja apo edhe Landi Muharremit. Redjan Rraja njihet edhe me pseudonimin “Dara” pasi sipas hetuesve ai në çdo veprimtari kriminale është gjakftohtë dhe i saktë. Rraja, sipas hetuesve është ndihmuar edhe nga tre bashkëpunëtorë të cilët po verifikohen.

Bashkë me maskat, në makinën që autorët nuk mundën dot të digjnin pasi e braktisën, policia gjeti edhe dy armët automatike, pra dyshimet janë që të kenë qenë dy personat që lëshuan breshërinë ndaj makinës në ecje Mercedez Benz (që rezulton në pronësi të Fadil Çallikut) dhe që drejtonte shoferi i prokurorit, Andi Maloku, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës.

Landi Muharremi i forti i Sukthit, dhe prokurori Arjan Ndoja të cilit ju bë atentat

Në momentin e arrestimit në Shkodër në pikën kufitare të Muriqanit, i janë sekuestruar edhe dy telefona celularë të cilat nuk janë zhbllokuar ende nga grupi hetimor, por cilësohen si në provë kyçe që mund të çojë në zbardhjen e kontakteve me persona të përfshirë në këtë ngjarje si dhe itinerarin e lëvizjeve të tij.

Redjan Rraja është me profesion stomatolog dhe ka klinikë dentare në Fushë- Krujë, ndërsa jetonte mes Shqipërisë dhe Kanadasë. Emri i Redjan Rrajes u lakua në dosjen e dhunimit të Xhisiela Malokut nga kushëriri i tij, Rexhep Rraja (djali i deputetit Rrahman Rraja). Gjithashtu, ai ka qenë i pranishëm në tavolinë me Elton Çiçon, me të cilin kishte lidhje familjare, në momentin kur Çiço u ekzekutua në atentat në lokalin "De Niro" në zonën e ish-bllokut në Tiranë në 1 maj 2016Asokohe Rraja u akuzua se prishi provat duke penguar zbardhjen e të vërtetës ndërsa pas disa orëve ndalimi rifitoi lirinë.

Rraja u arrestua pas kontrolleve të shumta që RENEA dhe Policia e Durrësit nisën me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, në 15 banesa në Krujë, Tiranë dhe Lushnje. Deri më tani janë shoqëruar 14 persona të cilët pasi janë marrë në pyetje janë lënë sërish të lirë.

Sipas policisë, si rezultat i këyre kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan prova materiale që dyshohet se kanë lidhje me autorët e mundshëm të kësaj ngjarjeje.

Pas breshërisë së tetë plumbave makina e prokurorit doli nga rruga, ndërsa të plagosurit u transportuan me makinë private, një 'Benz CLS' që dyshohet se ishin të shoqëruesit e Landi Muharremit.

Ndalimi i Rrajës është urdhëruar nga prokurorët për Krime të Rënda, Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj. Akuzat që rëndojnë ndaj Redjan Rrajës janë "vrasje e funksionarëve publik", "vrasje kundër dy ose më shumë personave e kryer në bashkëpunim mbetur në tentative" dhe "armëmbajtje pa leje".

Pas arrestimit kanë reaguar kryeministri Edi Rama dhe lideri demokrat Lulzim Basha. 

 

Klinika dentare e regjistruar ne QKB në emer te Redjan Rrajes

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:09
Atentati ndaj prokurorit Ndoja, kërkohet arrest me burg për Redjan Rrajën


Nesër në orën 14:00, do të jepet masa e sigurisë për Redjan Rraja, 34-vjeçari nga Nikla e Fushë-Krujës, i cili u arrestua dy netë më parë si një nga autorët e dyshuar në atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja,

Ndaj tij rëndon akuza për veprat penale 'vrasje të funksionarëve publik', 'vrasje e mbetur në tentativë' e 'armëmbajtje pa leje'. Për Redjan Rrajën kërkohet masa e arrestit me burg për akuzat e mësipërme.

Redjan Rraja është kushëriri i deputetit socialist, Rrahman Rraja. Ai u arrestua në Shkodër, në pikën kufitare, në tentativë për tu larguar drejt Malit të Zi.
 

Ora 16:32
Redjan Rraja punonte dentist edhe në burgun e Fushë-Krujës

Klinika Rraja në Fushè-Krujë

Redjan Rraja, 34-vjeçari nga Nikla e Fushë-Krujës, i arrestuar dy netë më parë si një nga autorët e dyshuar në atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, ka punuar edhe në burgun e Fushë-Krujës. Rraja, i cili është me profesion stomatolog, ka një klinikë dentare së bashku me bashkëshorten e tij, gjithashtu stomatologe në qytetin e Krujës, por nga viti 2014, ai ka punuar stomatolog edhe në institucionin e vuajtjes së dënimit në Fushë-Krujë. Rraja ka qenë dentist në dhomën e stomatologjisë ku kryhen shërbimet dentare për çdo të dënuar. 

Redjan Rraja është kushëriri i deputetit socialist, Rrahman Rraja. Ai u arrestua në Shkodër, në pikën kufitare, në tentativë për tu larguar drejt Malit të Zi.

Ora 12:07
Prokuroria ngre akuzën: Prokurori shënjestër e atentatit! Provat që fundosën kushëririn e deputetit Rraja si autor të dyshuar

Me akuzat e ngritura nga prokuroria për Krime të Rënda faktohet gjithashtu se objektiv ka qenë prokurori Arjan Ndoja: Procedim i nisur për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, “Vrasja  kundër dy ose më shumë personave”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”  dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Sipas policisë, në makinën e autorëve, Benz me targë AA342LM të braktisur në Shkafane të Durrësit u gjetën dy armë zjarri AK 47, dy maska, një sasi lënde djegëse dhe sende të tjera.

Nga kontrollet në banesat e 11 personave me banim në Krujë dhe të katër me banim në Tiranë dhe në Lushnjë, policia thotë se u gjetën dhe u sekuestruan prova materiale që dyshohet se kanë lidhje me autorët e mundshëm të kësaj ngjarjeje. "Provat e sekuestruara po i nënshtrohen një analize të hollësishme nga grupi hetimor dhe një pjesë e tyre u dërguan në Laboratorin Shkencor për ekzaminim të mëtejshëm", thotë policia në një njoftim zyrtar për ngjarjen e 1 nëntorit.

Pikërisht nga këto prova të sekuestruara, është nxjerrë urdhër ndalimi nga Prokuroria, në ekzekutim të të cilit policia arrestoi Redjan Rrajën 34 vjeç lindur dhe banues në fshatin Nikël, Fushë-Krujë. Për Policinë, Rraja, i cili u arrestua në Shkodër në tentativë për tu larguar drejt Malit të Zi, është i dyshuar si një nga autorët e mundshëm të plagosjes me armë të prokurorit dhe dy personat të tjerë.

"Grupi i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorëve të Krimeve të Rënda po vijojnë intensivisht punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Policia e Shtetit fton qytetarët që të telefonojnë në 112 apo Komisariatin Dixhital për çdo informacion të mundshëm për këtë ngjarje dhe për çdo paligjshmëri tjetër, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e të paanshëm", thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë i policisë

Vihet në pranga një nga autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 1 nëntor, në Durrës.

Më datë 01.11.2019, rreth orës 16:13, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit, në ndjekje e sipër, persona të paidentifikuar duke udhëtuar me një mjet tip “Benz” kanë qëlluar me armë zjarri nga mjeti i tyre për të vrarë shtetasit A. N., 42 vjeç, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, A. M., 24 vjeç dhe A. L., 46 vjeç, të cilët kanë qenë duke udhëtuar nga Durrësi në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Benz”, të Prokurorit A. N., ku për pasojë, kanë mbetur të plagosur të tre këta shtetas. 

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje u ngrit menjëherë një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale, Sektorit të Krimeve të Rënda në DVP Durrës e Tiranë, nën drejtimin e Prokurorëve të Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë.

Njëkohësisht, forca të shumta policie në disa Drejtori Vendore ngritën pika kontrolli dhe ushtruan kontroll të gjerë të territorit për kapjen e autorëve.

Si rezultat i kontrolleve të shpejta, në territorin e Drejtorisë Vendore Durrës, brenda një kohë të shkurtër në fshatin Shkafane, Durrës është gjetur i braktisur mjeti tip “Benz”, me targë AA342LM, që dyshohet se mund të jetë përdorur nga autorët e ngjarjes. Gjatë këqyrjes së këtij mjeti janë sekuestruar edhe prova të tjera materiale, të cilat dyshohen se janë përdorur nga autorët, konkretisht: dy armë zjarri AK 47, dy maska, një sasi lënde djegëse dhe sende të tjera.

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e kesaj ngjarjeje, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, regjistroi procedimin penal nr. 244/2019, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, “Vrasja  kundër dy ose më shumë personave”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”  dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Për dokumentimin ligjor të këtij procedimi penal në lidhje me autorët e mundshëm të kryerjes së kësaj ngjarje të rëndë kriminale, me qëllim zbulimin dhe sekuestrimin e provave materiale që lidhen me autorët e kryerjes së kësaj ngjarjeje, iu kërkua Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda lejimi i kontrollit të banesave të 11 shtetasve me banim në Krujë dhe të katër shtetasve me banim në Tiranë dhe në Lushnjë.

Si rezultat i këyre kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan prova materiale që dyshohet se kanë lidhje me autorët e mundshëm të kësaj ngjarjeje.

Provat e sekuestruara po i nënshtrohen një analize të hollësishme nga grupi hetimor dhe një pjesë e tyre u dërguan në Laboratorin Shkencor për egzamiminm të mëtejshëm.

 Nga tërësia e provave të sekuestruara dhe bazuar në dyshimet e aryeshme u bë ekzekutimi i urdhër-ndalimit të lëshuar nga Prokurori i Krimeve të Rënda për shtetasin R. Rr, 34 vjeç, lindur e banues në fshatin Nikël, Fushë-Krujë, i dyshuar si një nga autorët e mundshëm të plagosjes me armë të prokurorit dhe dy shtetasve të tjerë.

Grupi i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorëve të Krimeve të Rënda po vijojnë intensivisht punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon mirëkuptimin e medias që të tregohen të kujdesshëm në dhënien e informacioneve për publikun, të cilat cënojnë vijimin e hetimeve.

Policia e Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda është tërësisht e  angazhuar për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të telefonojnë në 112 apo Komisariatin Dixhital për çdo informacion të mundshëm për këtë ngjarje dhe për çdo paligjshmëri tjetër, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 06/11/2019 08:24

    Gjynah shoferi, për prokurorin dhe për zotin kriminel do ishte mirë tu kishin bërë të tretat sot.. Nuk ecet përpara me prokuror banditë më banditë se banditët vetë.

    Përgjigju
  • As shume: 05/11/2019 22:44

    Tani po lexoja qe ky prokurori ka pranuar se ka pasur dosje me vete , dmth ne makine. A kuptoni çfare behet? Nje prokuror qe nuk e rru trapin qe bashke me dosjet ka dhe nje te forte ne makine, nje kryeminster qe tronditet nga faktet edhe qe e akuzon kte prokuror a thua se eshte kryeminstri i qeverise Suedeze, a thua se nuk ka pushtet per te bere diçka. Vari k... ky prokuror duhet te shkoj ne burg , kurse ky palla gjate te japin dorehqjen. Kurse PD-ja te mos haje mut fare. Me vari k shtet qe jemi bo...

    Përgjigju
    • llalla&kajmaku: 06/11/2019 10:15

      e ke qa me 5 rreshta...keta qe do bejne reforme ne zhdrejtesi...medet o popull kujt i beson kpk-se se inkriminuar qe konfirmon perdite kriminela te tipit donika prela artur malaj prej llakatundit pabuks dje, milioner sot dhe qershija mbi torte karstriot selita prej vinjollit te burrelit ish bari dhish, sot milioner dhe me vendim gjykate beri xhaxhi burrin e teta zhulses ermolela fela fela prokuror !!!

  • Fush Pulë: 05/11/2019 14:47

    Lavdrimë, Rrahmanë, Azganë, Asqerë, Muhaxherë, Kamberë, Selamë, Bajramë, Xhevdetë e Bexhetë. Fadilë, Kudretē, Hyqmetë, Ramizë, Baftjarë, Nevruzë, Asllanë Abdylë, Rreshitë, Alinj Emra më të bukur shqiptare nuk ka në botë !

    Përgjigju
  • Kafsha: 05/11/2019 14:23

    Mjer o Shqipni e mjera Shqipni. Të derrmuan fshataret 30 vjet

    Përgjigju
  • Cna gjeti: 05/11/2019 12:54

    Cjane kto budalliqe qe shkruani more,ku e gjeten kto Adn e ketij para se ta arrestonin?Kur e arreston mund ti besh konfrontimin e Adn.

    Përgjigju
  • Bejmshtet: 05/11/2019 12:17

    Gabimi me i modh qe boni Ramazoni eshte qe afroi Gangot e Krujes e Fushkrujes. Nuk ka rrace me tkeqe Shqipria. Ja kalojne edhe Tropojaneve edhe Tepelensave.

    Përgjigju
    • Opek: 05/11/2019 15:31

      Pse cfare Kane gangot e krujes? Tepelena nuk ka gango si kto, cfare flet kot.

  • Selenice: 05/11/2019 10:46

    Po Vlore pse jo? Ka shume Muharremrra ne Vlore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armë mbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër, në pranga edhe personi që e ndihmonte

Shkodër/ Në kërkim për armë mbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër, në pranga edhe personi që e ndihmonte