POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Barça fillon të shkëputet, Real Madrid turpërohet në "Bernabeu"

Lionel Messi dhe Luis Suarez, autorët e golave të Barcelonës

Barcelona përfiton nga hapat fals të Atletico dhe Real Madrid dhe fillon të shkëputet në kryesimin e La Ligas. Katalanasit u dhanë një goditje të fortë rivalëve kur fituan 2-1 ndaj Getafes në transfertë dhe janë 5 pikë larg vendit të dytë që mbahet nga Atletico dhe 10 pikë larg Real Madrid.

Golat e fitores për Barcelonën u shënuan që në pjesën e parë nga Leo Messi dhe Luis Suarez. Mata shënoi golin për Getafen që meritonte diçka më shumë.

Real Madrid u turpërua në “Santiago Bernabeu”. Los Blancos u mposhtën 2-0 nga Real Sociedad në një ndeshje që u shoqërua me polemika. William Jose kaloi miqtë në avantazh që në minutën e 3-të kur shndërroi në gol një penallti.

Real Madrid u përpoq të barazonte madje më shumë se një herë i shkoi pranë por nuk arriti dot. Polemika pati për një penallti të mos dhënë ndaj Vinicius ku nuk u përdor as sistemi VAR. Ndërsa në fund Pardo shënoi edhe golin e dytë për Sociedad dhe mbylli llogaritë. Me 10 pikë larg Barcelonës , Real i thotë lamtumirë titullit.

Në “Ramon Sanchez Pizjuan” Sevilla dhe Atletico Madrid barazuan në shifrat 1-1 në ndeshjen e javës së 18-të të La Ligas. Gjithçka ndodhi në pjesën e parë me Ben Yedder që kaloi andaluzianët në avantazh ndërsa për miqtë barazoi francezi Griezmann me një supergol nga goditja e dënimit.

f.g.
Komento