Ktheu deputetët e përjashtuar në grupin e PD, Basha kallëzon në SPAK Nikollën: Cënoi interesin e vendimmarrjet e partisë

TIRANË- Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryetari i Partisë Demokratike ka kallëzuar në SPAK kryeparlamentaren Lindita Nikolla, pasi kjo e fundit reflektoi ndryshimet e kërkuara nga Gazment Bardhi për kthimin e deputetëve të përjashtuar në grupin e PD. Në kallëzimin penal të Partisë Demokratike, thuhet se kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, pasi ka vijuar të njohë Gazment Bardhin si kryetar të grupit të PD dhe shkresat e tij, ndonëse është i përjashtuar nga grupi.

Kallëzimi i kryedemokratit vjen pasi Nikolla ka reflektuar kërkesën e Bardhit për kthimin në grupin e PD deputetët e përjashtuar gjatë kësaj legjislatura, ndërsa jashtë mbeti vetëm Sali Berisha i cili ishte përjashtuar një ditë para se të niste legjislatura më datë 10 shtator.

"Ky veprim i shtetases Lindita Nikolla, në ushtrim të detyrave të saj si Kryetare e Kuvendit cënon në mënyrë të drejtpërdrejtë interesat e ligjshëm të Partisë Demokratike. Duke zbatuar një kërkesë të një deputeti, ndaj të cilit organet më të larta drejtuese të Partisë Demokratike, kanë vendosur largimin nga rradhët e saj Kryetarja e Kuvendit ka cënuar të drejtat e ligjshme politike të subjektit për organizimin e brendshëm të tij dhe si dhe ka cënuar autoniminë e vendimmarrjes politike e cila garantohet nga Kushtetuta dhe ligji për partitë politike", thuhet në kallëzim. 

Përpos kësaj pike që duket se solli kallëzimin e Partisë Demokratike, në padi janë renditur edhe disa pika të tjera që Basha i cilëson si shkelje nga ana e Nikollës. Në kallëzim thuhet se ka qenë vetë Nikolla që ka njoftuar në seancën e datës 4 shtator se Bardhi nuk e gëzon më detyrën e kreut të grupit të PD si dhe më datë 12 tetor ka njoftuar përjashtimin e tij nga grupi.

Por ndërkohë, në kallëzim thuhet se Nikolla ka lejuar Bardhin që të marrë pjesë në mbledhjet e Konferencës së Kryetarëve dhe ka njohur shkresat e tij si kreu i grupit. Sipas PD, kjo është një shkelje pasi Nikolla ka lejuar Bardhin që të ushtrojë funksionet e kryetarit Lulzim Basha duke cenuar interesin e partisë, deputetëve dhe anëtarëve të saj, si edhe autoniminë e vendimmarrjes politike.

"Me rikthimin në përbërje të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të deputetëve ndaj të cilëve janë marrë masa të largimit jo vetëm nga grupi por edhe nga anëtarësia në parti, në kundështim me vullnetin e Partisë së cilës i përket Grupi Parlamentar, shtetasja Lindita Nikolla ka cënuar interesat e ligjshëm të kësaj të fundit duke i caktuar jo vetëm përbërjen e grupit të saj parlamentar por edhe kryesimin e këtij të fundit. Ne asnjë rast Grupi Parlamentar nuk gëzon autonominë (qoftë edhe statutore) për të ashkaluar apo dalë mbi vendimet politike të strukturave drejtuese të Partisë Demokratike. Miratimi i një kërkesë në kundështim me vullnetin politik të subjektit, të marrë në përputhje me normat e brenshine statutore është një cënim i drejtpërdrejtë i autonomisë së partisë politike duke sjellë si pasojë ndërhyrjen e një organi shtetëror në jetën dhe organizimin e brendshëm të një entiteti juridik dhe politik jashtë varësisë së tij. Ky cënim është një cënim i drejtpërdrejtë jo vetëm i ligjit për partitë politike por edhe i të drejtës kushtetuse për t'u organzuar në parti politike", thuhet në kallëzim. 

Por, vendimi nuk ka revoltuar vetëm Lulzim Bashën por lënia jashtë grupit e Sali Berishës, i përjashtuar nga lideri i PD para nisjes së legjislaturës, ka mërzitur edhe vetës Rithemelimin.

Mbështetësit më të flaktë të ish kryeministrit i kërkuan Gazment Bardhit në mbledhjen e deputetëve një ditë para seancës që të ridepozitojë shkresën për të përfshirë edhe Berishën në grup, pasi sipas tyre kërkesa ishte e paqartë. Por Bardhi i kaloi topin e përgjegjësisë Edi Ramës, duke e quajtur provokim. 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Kallzimi penal ndaj Lindita Nikollës nga Lulzim Basha

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:31
Basha nuk e do Gazment Bardhin në karrigen afër, kërkesë në parlament: Në të majtë dua Agalliun, djathtas Kreshnik Çollakun

Në padinë që Partia Demokratike depozitoi në SPAK ndaj Lindita Nikollës, mes disa kërkesave që kryeparlamentarja nuk ia ka marrë parasysh, bie në sy edhe ajo për të ndryshuar vendet ku deputetët ulen.

Lulzim Basha ka kërkuar që Lindita Nikolla të largojë Gazment Bardhin nga karrigia anash Bashës e në vend të tij të vendosë Arbi Agalliun.

“Më datë 11.10.2023, Grupi Parlamentar i Partise Demoktratike, përfaqësuar nga Kryetari Lulzim Basha, ka përcjellë disa ndryshime në vendet dhe uljen per disa nga deputetët anëtar të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike si me poshtë vijon: - Z. Arbi Agalliu zë vendin e z.Gazmend Bardhi dhe anasjelltas, -Z. Kreshnik Collaku zë vendin e z.Agron Gjekmarkaj dhe anasjelltas. Në koordinim me deputetë të tjerë ndryshimin e vendeve si me poshtë: - Z.Selaudin Jakupllari zë vendin e z.Lefter Gështenja dhe anasjelltas, - Znj.Andia Ulliri ze vendin e  z.Allan Dogjani dhe ansjelltas,- Znj.Merita Bakiu ze vendin e z.Saimir Korreshi dhe anasjelltas.” Thuhet në padinë që Basha bëri në SPAK pas pranimit të deputetëve të përjashtuar në grupin parlamentar të PD.

Ora 10:15
Kallëzoi Nikollën në SPAK, Basha: Qentë lehnin se donin për të ngrënë, bën pazar me mandatin e Olta Xhaçkës! Pse s’e bllokojnë tani Foltoren?

 

Kreu i PD Lulzim Basha ka folur para seancës plenare të ditës së sotme për kallëzimin që ka bërë në SPAK ndaj Lindita Nikollës për shpërdorim detyre. Basha tha se Nikolla ka zhbërë vendimet që janë marrë nga drejtuesit e PD, duke njohur Bardhin si kreun e grupit, i cili ktheu edhe deputetët e përjashtuar.

Ky është një pazar tha Basha mes Rithemelimit dhe PS, ku për të futur deputetët në grupin e PD nuk çuan Olta Xhaçkën në Kushtetuese.

“Kjo është pjesë e lojërave politike, teatrit që bëhet në kurriz të shqiptarëve. Kanë 5 muaj që gjoja bllokojnë Kuvendin, kalon buxheti me 3 minuta,, vendime të rëndësishme dhe pastaj bëhen bashkë për një amnisti që liron të korruptuarit, pro jo protestuesit. Pakti vazhdon, nga njëra anë duan t’i imponohen PD. PD ka marrë vendime që qëndrojnë në themel të identitetit tonë politik, partneriteti me SHBA dhe drejtësinë. Rama përdor këtë pazarxhinj për t’iu bërë një nder atyre dhe merr nderin tjetër që është qëndrimi i Olta Xhaçkës, qëndrim totalisht i rakorduar. Kushtetuesja u shpreh, nuk votoi parlamenti, ngrihu blloko foltoren. Ta bllokojnë këta pazarxhinjtë. Bubat e Lindita Nikollës mashtrojnë opinionin. Jo çdo bub kur leh e ka me të keq, leh edhe se do të hajë. Të çohen e të bllokojnë foltoren, se me vendimin për Olta Xhaçkën jemi më krizë kushtetuese. Këta bëjnë sikur s’ka ndodh asgjë, sepse e kanë ngrënë lugën e çorbës së prishur”, tha Basha.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 19/04/2024 02:34

    Shume dakord me ju z.Basha.L.Nikolla ka bere shkelje te rende dhe pazaret mes /bubash e kryebubash/ vazhdojne,por nuk me duket se eshte ceshtje per SPAK,nje gjykate e zakonshme mund t'a zgjidhe ceshtjen.

    Përgjigju
  • Linda: 18/04/2024 16:23

    Nqs se Berisha u arrestua dhe u la ne arrest shtepie me lezet ky karafili qe e ka emrin Basha duhet te arrestohet ne flagranc pa pasur nevojen e asnje prove!!Mire keq shtrember ata po mundohen te gjejn zgjidhje te behen punet dhe te ndalohen perfundimisht grabitjet ,ky ca halli ka qe se ul koken te punoj??Me vjen keq per anetaret e tjere qe jane shume te zote ne politik dhe vazhdojn ti shkojn mbrapa!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Protesta, analisti Meçe: Meta, Berisha e Bardhi u braktisën nga populli opozitar! Erion Veliaj triumfoi

Protesta, analisti Meçe: Meta, Berisha e Bardhi u braktisën nga populli opozitar! Erion Veliaj triumfoi