Barnat pa recetë, në sitë 204 farmaci, 90 kapen me shkelje, Manastirliu: Zero tolerancë

“Nuk do të ketë asnjë tolerancë për farmacitë që abuzojnë me shëndetin e qytetarëve. Masat do të përshkallëzohen, jo vetëm gjoba por edhe heqje licence për subjektet që shkelin rregullat”.

Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë ceremonisë së hapjes së panairit mjekësor Medical Expo që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Task-forca e ngritur nga Ministrja Manastirliu vazhdon me intensitet kontrollin e farmacive për tregtimin e barnave pa recetë dhe jashtë kushteve të ruajtjes së barnave.

Që nga krijimi i Task-Forcës, janë kontrolluar 204 subjekte farmaceutike në të gjithë vendin, nga të cilat 79 subjekte farmaceutike janë dërguar pranë Urdhrit të Farmacistëve për rishikimin e licencës.

Gjatë kontrollit të farmacive rezultojnë 90 shkelje administrative, nga të cilat pjesa më e madhe për tregtimin e barnave pa recetë.

• 38 subjekte “Tregtimi i barnave pa recetën e mjekut”

• 34 subjekte “Mungesa e recetave të ekzekutuara sipas klasifikimit”

• 10 subjekte “Farmacia tregton barna pa pullën e kontrollit të lëshuar nga AKBPM-ja”

• 7 subjekte “Mosrespektimi i kushteve të ruajtjes dhe tregtimit me pakicë të barnave”

Task-Forca për kontrollin e barnave, është e përbërë nga përfaqësues të disa institucioneve, që do të ushtrojnë kontrolle në çdo subjekt farmaceutik. Kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë vendin, me qëllim që të gjitha farmacitë të respektojnë ligjin për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Farmacist34: 26/10/2018 12:59

    Bej fushate ndergjegjesimi ne Tv edhe ERTV po te duash moj ministre. Pacienti ka bredhur boten edhe farmacite jashte nuk ja kane mbajtur receten por vetem ja kane ekzekutuar duke i vendosur nje vule farmacie asaj. Receta i kthehet pacientit, plus edhe raste specifike qe veshtire se i kuptoni ju te gjobave. Doni te mblidhni ndonje lek se po afron fushata, aaa eshte tjeter muhabet..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

FNSH dhe policia kontrolle blic në Fushë Krujë (Video)

FNSH dhe policia kontrolle blic në Fushë Krujë (Video)