Kuvend/Basha bllokon foltoren, maxhoranca me shpejtësi voton ligjet

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha sapo demokratët mbërritën në Kuvend, ka folur para deputetëve për çështjen e negociatave.

Basha tha se kryeministri Edi Rama është i informuar nga Europa për negociatat të cilat sipas tij nuk do të hapen. Sipas kreut të PD-së, Shqipëria nuk i ka përmbushur detyrat për të përfituar çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Ai foli për votë refuzuese nga Gjermania në Bruksel, e cila do konkretizohet nga rezoluta në Bundestag javën e ardhshme. 

Unë dhe Rama jemi informuar. Rama bën të paditurin për hapjen e negociatave. S’ka hapje të negociatave. Qeveria është e falimentuar politikisht dhe moralisht. Zonja dhe zotërinj, ashtu siç Edi Rama e di fare mirë, lajmi nga ky raportim është më i keqi që shqiptarët mund të prisnin. Është verdikti gjerman. Rama e di mirë që Shqipëria nuk i ka përmbushur detyrat. Rezoluta bëhet publike të martën. Nuk vendosen vetëm kushte, por edhe një kontroll për institucionet....

Lulzim Basha, kryetar i PD-së

Me rinisjen e seancës, Basha ka thënë se nuk ka asnjë albanofobi nga vendet evropiane por vetëm një shqetësim për të ardhmen e vendit. Gjatë fjalës së Bashës, deputetët e mazhorancës kanë shpërthyer në të qeshura kur kryedemokrati ka thënë se vendet e BE-së janë treguar më tolerante me Shqipërinë, falë lobimit të opozitës. 

Ka më shumë se një vit që ndodh po e njëjta gjë. Pse e hoqi fjalën, se po thoja një të vërtetë. E di Kryeministri e di dhe kryetari i Kuvendit. Verdikti i Gjermanisë është verdikti më i qartë. Edi Rama nuk ka bërë detyrat e shtëpisë. Kjo është arsyeja sepse mbrëmë, konservatorët mbajtën këtë vendim. Vendimi do ishte më i keq nëse s’do ishte për ne si opozitë.

(Salla shpërthen në të qeshura)

Basha akuza Ballës: Të kanë parë në Gjermani me 1.5 mln € drogë në "Toyota Yaris"

Njëri nga këta që zgërdhihet ka qenë para dy ditësh në Gjermani me një Toyota Yaris. Po të kanë parë o zgërdhimtar me Toyotën dhe 1.5 milionë drogë brenda në makinë. S’ka Shqipëria ministër të Brendshëm, të mos ketë lidhje me trafikun e drogës. Gjermanët kanë paguar më shumë se çdo komb tjetër për Shqipërinë. S’ka hapje të negociatave derisa të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, derisa t’i jepet fund manipulimit. S’ka hapje të negociatave derisa të ketë gjyqtarë që ndëshkojnë krimin. S’ka albanofobi, ka një shqetësim të madh për Shqipërinë.

Lulzim Basha, kryetari i PD-së.

Pas situatë anormale, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi hodhi në votim me shpejtësi projektligjet e rendit të ditës të cilat u votuan vetëm me votat e maxhorancës. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:00
LSI kundër Bashës? Luan Rama: Degradoi parlamenti, lironi foltoren

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka dalë hapur kundër kryedemokratit Lulzim Basha. Rama tha se prej disa javësh është uzurpuar foltorja në mënyrë të padrejtë. 

Degradim i parlamentarizmit. Edhe njëherë, zoti Ruçi ka disa javë që Kuvendi është pushtuar nga informalizmi. Lironi foltoren, ja pse nuk hapen negociatat. Kjo është një shfaqje e shëmtuar. Kam qëndrimin tim si deputet, por foltorja është e zënë. Zbato rregulloren.

Luan Rama, nënkryetar dhe deputet i LSI-së

Ora 11:07
Ruçi batutë me Berishën: S'ta ka mësuar mirë ajo profesoresha nga Luzati

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka ndërprerë fjalën kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Ruçi ka nxjerrë mediat jashtë, duke shkëmbyer batutat me Berishën.

Kreu i Kuvendit thumboi deputeten e PD, Albana Vokshi kur iu drejtua Berishës se s'ka ka mësuar mirë anglishten profesoresha nga Luzati. Ndërsa Vokshi u pa duke qeshur me batutën e Ruçit.



Ruçi i ndërpret fjalën: Zoti Basha, juve iu mbaroi koha. Ju lutem uluni. Meqë nuk di anglisht, i dashur doktor Berisha, përsëri edhe juve nuk po e thoni siç duhet në anglisht. Mesa duket profesoresha nga Luzati i Tepelenës nuk ua ka mësuar siç duhet fjalën. 
Berisha flet nga vendi: 

Ruçi: Ju lutem zoti Basha, uluni mos e pengoni seancën. 

10 minuta pushim, mediat të dalin jashtë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 21/06/2018 13:53

    Degradim total i opozites. Duhet t'u mbahen parate nga rroga, s'kane kusur shqiptaret te paguajne per keto palaçolleqe qe bejne ne parlament dhe jashte saj, kunder vete shqiptareve dhe Shqiperise. Plehra pa atdhe.

    Përgjigju
  • Roza: 21/06/2018 13:51

    Basha plasi duke shkuar në Europe per te nxirre Shqiperine qe mos happen negociatat. Edhe nqs nuk hapen, fajtoret jane PD me Bashen. Si ka mundesi qe flet Sali Berisha ne parlament?!?! Ka ligj atje ta denoje kete kriminel politik?!?!

    Përgjigju
  • Era: 21/06/2018 12:49

    Pse i mirni kot parat tona o te pacip per te na ber ne te vjllim kur ju shohim duke nuseruar para mikrofonit ne foltore S' na i merte mendja se do ishit kaq te trashe

    Përgjigju
  • Era: 21/06/2018 12:49

    Pse i mirni kot parat tona o te pacip per te na ber ne te vjllim kur ju shohim duke nuseruar para mikrofonit ne foltore S' na i merte mendja se do ishit kaq te trashe

    Përgjigju
  • Labi: 21/06/2018 12:08

    Ike More njeri plere se me Keto fiale q thua e shkrive fare și părți pd ..ți ske m Per t mar dhe nje vote ste voton me njeri dhe sikur Edi rama t jet m i liku Po Nuk Esht kundra interesit t kombit t tij ..sa i ule vlerat vetes me kto fiale mor luli . Je i vetmi shqiptar q sdo q shqiperis ți hapen negociatat ..Po dhe t pyesesh nje șerb Per shqiperin q ți hapen negociatat Per n evrop do thot Po t sigurt Kurse ți Je m keq se nje șerb .ke mbaruar și njeri Po ben Mir ta lesh Ate părți se ske Per t mar m kur vota ți și njeri Jo și părți

    Përgjigju
  • Dridhe Like: 21/06/2018 11:22

    U bene bashke plehrat PD-LSI per te hedhur Qeverine me sajesen e turpshme alla Babale Story,ne vend qe te vinin vetulla nxorren syte e tyre,te pafytyre e te pacipe qe nuk njohin fjalen turp

    Përgjigju
  • Populli: 21/06/2018 11:19

    Ky qenka k**e fare,i pacipe,i paturp,nje kryehajdut,nje krymashtrues i pandreqshem,nje i paafte,nje deshtak bashke me Monen jane bere vajmedet,plehra qe te dy.

    Përgjigju
  • Donela: 21/06/2018 11:13

    Luli je nje i pacipe ordiner qe me vjen per te vjelle kur te degjoj,e ke merak te madh mos hapjen e negociatave,u bere cope qe te mos hapen,je bere me keq se Babalja,ptu pleher.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale