POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Braçe për ‘ngujimin’ e studentëve në universitete: Dhuna nuk ka lidhje me shkollën

Erjon Braçe, zv.kryeministër i Shqipërisë

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar për protestën e studentëve të cilët ditën e sotme kanë shkatuar një kaos në universitete ku një grupi studentësh protestues kanë nxjerrë bankat nga sallat e auditorëve.

Por teksa studentët kanë mbyllur të gjitha dyert e fakulteteve me karrige e banka që askush të mos hyjë, zv.Kryeministri i vendit Erion Braçe e ka cilësuar këtë sjellje një shfaqje të hapur të dhunës, e cila sipas tij po ushtrohet nga “ushtarë” partiakë të opozitës.

Dhune e vjeter sa dy partite-njera e stervjeter dhe tjetra e kthyer e vjeter shume shume shpejt, ushtaret e te cileve kane shperthyer ne #dhune brenda shkollave. #Dhuna nuk ka lidhje me #shkollen, madje nuk ka lidhje me as me procesin mesimor. #Dhuna tani ka lidhje me #Pushtetin.  #TeteKerkesat jane tejkaluar prej ditesh te tera dhe ju adresohen studenteve si zgjidhje edhe me te gjera se sa u kerkua.

Por #Dhuna nuk ka lidhje me to;  #Dhuna nuk donte zgjidhje qe ne nisje. #Dhuna eshte instrumenti i ketyre per tek #Pushteti banal qe duan te rikthejne! E mbani mend; Ishte dhe rikthehet ne Vitrinen e Kristalte ku shkelqente sistemi i tyre i arsimit te larte, banal dhe i korruptuar, #kriminal. #BollmeDhune #HapniShkollat.

Konfliktin qe po e kerkoni me cdo kusht, nuk do ta gjeni. Ne as rrahim e as vrasim kend sic ideologu i dhunes beri po ne Janar! Hiqni dore nga dhuna mbi institucionet dhe te ndryshmin nga ju kudo, duke nisur nga shkollat; #HapniShkollat per studentet qe duan mesimin”, shkruan Braçe në profilin e rrjetit social.

Për të dytën ditë me radhë disa fakultete të Universitetit të Tiranës janë përfshirë nga kaosi i shkaktuar prej një grupi studentësh protestues të cilët kanë nxjerrë bankat dhe tavolinat në korridore si dhe kanë bllokuar dyert në fakultetin e Ekonomikut dhe Juridikut. (Lexo këtu).

b.xh.
Komento

Komente

  • Konjak: 11/01/2019 11:16

    Kerkesat e studenteve,dhe te tjera mungesa te pa shfaqura;a nuk jan dhune ndaj studenteve,nga ana e qeverise,por edhe qeverisieve te me parshme.DHunen kerkoni tjua faturoni dikujt tjeter.Kio nuk eshte qeverisie.Korkoni te fragmentizoni levizien studentore,per ta percar,kjo a nuk eshte dhune ndaj levizies.Jepuni te drejtat studenteve,dhe ju permbushni detyrat tuaj ne qeverisie.

    Përgjigju