Çështja e qeseve plastike, Klosi: Masa të ashpra për abuzuesit

Ndërsa vijon në të gjithë vendin, kontrolli dhe fushata e ndërgjegjësimit të ndalimit të prodhimit, importit dhe përdorimit të qeseve plastike, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka vijuar takimet sqaruese dhe konsultuese edhe me prodhuesit dhe ricikluesit e Plastikës në vend. Në zbatim të ligjit për qeset plastike është në proces hartimi, udhëzimi i ministrit për saktësimin e zbatimit të tij për disa elementë: si procesi i biodegradimit, ricilikimit, apo pjesës të qeseve.

Ministri Klosi deklaroi në tryezën e mbajtur me përfaqësuesit të bisnesit të plastikës, se do të jenë pjesë e hartimit të këtij udhëzimi, duke iu kërkuar bashkëpunim për këtë proces. 

Nuk do të tolerohet asnjë shmangie nga VKM për ndalimin e përdorimit të qeseve, një nga ndotësit më të mëdhenj në vend. Një vend si Shqipëria me përparësi turizmin- nuk mund të vijojë më, të ndotet nga plastika. Masat ndëshkuese në ligj do të shkojnë nga 1 milion – deri në 1.5 milionë lekë të reja për kë vijon të hedhë në përdorim këtë produkt. 

Blendi Klosi, ministër i Turizmit dhe Mjedisit

Më tej ministri Klosi kërkoi bashkëpunimin e të gjithëve për të denoncuar mungesën e kontrollove nga ana e inspektoriateve në zona të caktuara pasi sipas tij vetëm duke u bërë bashkë në interesin e lartë të eleminimit të qeseve, do të arrijmë reduktimin e shpejtë të këtij ndotësi.

Ndërsa ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato, vlerësoi procesin e diskutimit të vijueshëm me komunitetin e bisnesit, duke shtuar se detajimi i ligjit do t’i vijë në ndihmë bisnesit për të mos lënë shtigje interpretimi në terren nga inspektoriatet, tatimet dhe doganat.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Arne Slot e konfirmon: Dua të jem trajner i Liverpoolit, klubet po negociojnë

Arne Slot e konfirmon: Dua të jem trajner i Liverpoolit, klubet po negociojnë