Denoncimi për udhëtimet/ Salianji ironi me Ballën: A ndryshohet sistemi TIMS me photoshop?

Denoncimi për udhëtimet/ Salianji ironi me Ballën: A ndryshohet sistemi TIMS me photoshop?

Deputeti i PD, Ervin Salianji

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar duke ironizuar Taulant Ballën për padinë kundër tij, pasi demokrati e akuzoi se ka udhëtuar 57 herë me Mond Begon.

‘Duke u përgatitur për në gjykatë. A mund të ndryshohet sistemi TIMS me Photoshop?’ shkruan Salianji.  Deputeti i PD ka nxjerrë edhe vendet, ku gjithmonë sipas tij, Balla ka udhëtuar me Begon në Europë.

Balla depozitoi padinë në gjykatë duke kërkuar 1 milion lekë nga deputeti demokrati si dëmshpërblim moral, ndërsa ka paralajmëruar se paratë do të shkojnë për fondin e Edukimit.

Foto e publikuar nga Ervin Salianji

Por kush është Edmond Bego?
Biznesmeni u kthye në qendër të vëmendjes dhe akuzave nga opozita gjatë verës, pasi në muajin gusht u ndalua nga autoritetet greke teksa kthehej nga pushimet në Korfuz, për llogari të shtetit italian.

Por pas verifikimeve në datë 22 gusht, ai u la i lirë, pasi Interpol Roma i dërgoi një letër Interpol Athinës për të vërtetuar se shqiptari Edmond Bego nuk kishte asnjë çështje të hapur në shtetin italian. Në dokument specifikohej qartë se biznesmeni shqiptar nuk ishte në kërkim nga asnjë agjenci italiane.

Edmond Bego rezulton se ka kryer dënimin e shtetit italian për akuzat e pjesëmarrjes dhe krijimit të organizatave kriminale, kontrabandës dhe trafikimit të drogës, heroinë dhe kokainë, në Shqipëri.

Ai u arrestua në vendin tonë në vitin 2009 dhe në 15 shtator 2010, gjyqtari i Gjykatës së larë Fatos Lulo vendosi ta dënojë me 4 vite e 4 muaj burg. Ndërkohë që gjatë verës në kulmin e akuzave nga opozita, Balla pranoi se ka njohje me biznesmenin Bego, por shtoi se nuk i kishte ofruar asnjë mburojë politike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • servet: 16/10/2018 09:44

    Mete vertete moj Bora qe populli i ka zgjedhur per te shkuar ne parlament por ti nuk ben pjese tek poppulli qe i ka zgjedhur sepse ti ke zgjedh Ballen ndersa ne qe e zgjodhem nuk duam qe te shkoje ne kete parlament maskarenjsh.

    Përgjigju
  • Emigranti: 16/10/2018 07:02

    Ju flet nuslalja e shqupit!

    Përgjigju
  • 5 pyetje: 16/10/2018 01:34

    TI bora mos bjere NE behar se ta njohim surratin sa communist I paguar je.BORA DHE SHIU JANE NJE BOTE LARG NGA NJERA TJETRI DHE KOMENTET E TUA SHKOJNE AS PER TE FSHIRE BYTHEN SE JANE TE INFEKTUARA .BALLA TAHIRI RUCI JANE BASHKE ME VELLANE E RAMES .NE KAZINO NE KULLA BINJAKE( DO ZOTI TE MOS KENE FATIN E RRUGES SE MATIT.)

    Përgjigju
  • Bora: 16/10/2018 00:21

    Mos dil me në TV o Saliaaan, biri I Saliut. Po te ngaterrohet zeri e te ka ikur futura nga shpifjet e labirinthet e sajimeve qe ke nisur e spo i shperdredh dot. Atje në Shqiperi te trini e te shkoni ne parlament se per kete ju ka zgjedhur populli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

FNSH dhe policia kontrolle blic në Fushë Krujë (Video)

FNSH dhe policia kontrolle blic në Fushë Krujë (Video)