Destinacioni i turistëve, Gramshi çel sezonin turistik! Qytetarët festë me këngë e valle tek liqeni i Zambakëve

Bashkia e Gramshit çel sezonin turistik. Këngë, valle dhe gatime tradicionale janë organizuar në Liqenin e Dushkut, ku mijëra qytetarë kanë ardhur me familjen e tyre për të festuar dhe bërë piknik. Zyrtarisht Gramshi hyn në sezonin e ri si një nga destinacionet më të preferuara të turistëve, në liqenin piktoresk të Dushkut ose siç quhet ndryshe liqeni i zambakëve.

Organizuar si një piknik gjigand, shoqëruar edhe me muzikë e valle popullore, aktiviteti mblodhi me mijëra qytetarë jo vetëm nga Gramshi, por edhe zona të tjera. Rruga jo plotësisht e shtruar me asfalt nuk i ndaloi ata të mblidheshin e të festonin. Këtë atmosferë do donin madje ta përjetonin më shpesh.

“Kemi ardhur se dëgjuam që do bëhej koncert. Kam ardhur me familjarë”, tha një qytetar.

“Nga Gramshi jam. Kemi ardhur dhe herë të tjera dhe sot është atmosfera shumë e bukur. Është gjë e mirë që liqeni të njihet në të gjithë Shqipërinë”, tha një tjetër.

Por ky është vetëm fillimi i aktiviteteve kulturore në vend, tha kryebashkiaku i Gramshit, Besian Ajazi.

“Sot çelem sezonit turistik. Menduam ta zhvillojmë tek liqeni i dushkut apo liqenin e zambakëve. Është një nga destinacionet e preferuara të turistëve, por është dhe një perlë e natyrës. Është vetëm fillimi, por do vazhdojmë me aktivitete pa fund. Me festivalin e livandës, me festivalin muzikë dhe birrë me motorët harli Devitson. Me maratonën e këngës popullore dhe 4 netët e “Gusht e Nfest”. Sot kemi takuar njerëz nga gjithë vendi, për të ju bashkuar këtij mega pikniku. Reklamimi ka bërë punën e vet”, tha kryebashkaiku i Gramshit.

Aktiviteti i organizuar në Liqenin piktoresk të Dushkut që është rreth 25 kilometra larg nga qyteti i Gramshit, mblodhi edhe të apasionuar pas makinave sportive 4 x 4 të cilët nuk nguruar të shijonin zonën.

M.Q./N.Xh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bilbili: 07/05/2024 00:26

    gramshi te ndertoje bujtna druri...dhe te ruaje natyren..te mos prese pemet...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Meritoni debat me Eglën: Luan rolin e viktimizimit, e shoh të revoltuar që nuk arriti ajo e para në finale

Meritoni debat me Eglën: Luan rolin e viktimizimit, e shoh të revoltuar që nuk arriti ajo e para në finale