Dialogu politik me BE-në, Manastirliu: Gjithëpërfshirje për Romët dhe Egjiptianët

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri organizuan në Tiranë seminarin e katërt të Dialogut Politik për Përfshirjen e Komunitetit rom dhe Egjiptian në Shqipëri.

Temat kryesore që u trajtuan në këtë seminar ku morën pjesë mbi 100 përfaqësues të shoqërisë civile , institucioneve vendore dhe ndërkombëtar ishin nevojat dhe zgjidhjet konkrete për integrimin e këtyre komuniteteve, duke filluar nga strehimi, arsimimi, punësimi, kujdesi shëndetësor etj.
E pranishme në këtë organizim, Ministrja e Shëndetesië, Ogerta Manastarliu tha se përmes programeve të reja të mbrojtjes sociale, rritjes së aksesit në arsim e shëndetësi është shënuar një progres i dukshmë në punën e bërë për përfshirjen e komuniteteve vurnerabël .


“Është fakt se Shqipëria ka shënuar progres të dukshëm në drejtim të përfshirjes së komuniteteve vulnerabël, me rritjen e aksesit në shëndetësi, arsimim dhe programet e mbrojtjes sociale.Të dhënat tregojnë se 70% e rasteve të fëmijëve të paregjistruar janë zgjidhur, dhe të tjeret janë në proces. 
Në vitin 2017, 13.5% me shumë djem dhe vajza Rome and Egjiptiane kanë përfunduar të gjitha nivelet e arsimimit në krahasim me vitin 2015.  Më shumë Romë dhe Egjiptianë janë përfshirë në programet e mbrojtjes sociale, përfshirë ndihmën ekonomike gjatë vitit 2017 (1,717 familje rome dhe egjiptiane përfituan ndihmë ekonomike gjatë vitit 2017). 
Numri i romëve dhe egjiptianëve që janë përfshirë në skemat e nxitjes së punësimit është rritur në 130% (854 romë dhe egjptianë janë punësuar me asistencën e zyrave të punës gjatë vitit 2017). 27 mijë Romë dhe Egjiptianë kanë përfituar shërbimin parësor shëndetësor falas. 

Ogerta Manastirliu, Ministrja e Shëndetësisë 

Teksa u ndal tek politika e re sociale e qeverisë për të dhënë bonusin e bebeve, ministrja Manastirlu tha që kjo nismë ka një ndikim të drejtpërdrejtë edhe tek komunitetet Rome dhe Egjiptiane,pasi i siguron çdo fëmije që vjen në jetë një status të barabartë, pavarësisht, kategorise ekonomike,sociale që ata i përkasin.

“Por pavarësisht të dhënave inkurajuese, mbetet ende shumë për të bërë për punësimin dhe integrimin social-ekonomik të këtyre komuniteteve”, tha Manastirliu.

Ndërkohë, edhe Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca u shpreh gjatë fjalës së tij se përfshirja e komuniteti Rom dhe Egjiptian është një prej prioriteteve të axhendës së zgjerimit të Bashkimit Europian për vendet e Ballkanit Perendimor dhe do të mbetet e tillë përgjatë gjithë procesit të zgjerimit.
Ambasadori  Soreca garantoi gjithashtu vijimin e mbështetjes për Shqipërinë me ndihmë konkrete financiare për integrimin e komunitetit Rom dhe Egjiptian. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Blinken thotë se Kina po ndihmon në nxitjen e kërcënimit rus ndaj Ukrainës

Blinken thotë se Kina po ndihmon në nxitjen e kërcënimit rus ndaj Ukrainës