Dita botërore e HIV-AIDS, në
Shqipëri janë 671 të infektua

Dita botërore e HIV-AIDS, në<br />Shqipëri janë 671 të infektua
TIRANË - Në ditën botërore të HIV-AIDS edhe pse është bërë shumë për të parandaluar dhe kontrolluar përhapjen e virusit, ende ka shumë për të bërë. Aktivitetet sensibilizuese në këtë ditë prekin drejpërdrejt qytetarët, duke i informuar rreth këtij virusi dhe rëndësinë e parandalimit të tij.
 
Të rinj të organizatës “Brain Storm” dhe studentë të Fakultetit të Shëndetit Publik kanë zgjedhur të ngrejnë cadra informuese me synim informim dhe ndërgjegjësimi në luftën kundër epidemisë së HIV.
 
Ndërsa numri i të prekurve nga kjo sëmundje po rritet, kryefjala e ditës së sotme janë fushatat për masat parandaluese, që mesa duket për shkak edhe të mungesës së informimit, janë të domosdoshme
 
Me apelin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara zero infeksione të reja, zero diskrimini dhe zero vdekje nga virusi, nxënës të gjimnazit “Sami Frashëri” kanë zgjedhur të sensibilizojnë duke shpërndarë mjete mbrojtëse dhe fletpalosje me informim në një nga qendrat tregtare në Tiranë. Mjekja Teuta Pipa shpjegon rëndësinë e ndërgjegjësimt tek të rinjtë si një nga grupmoshat më të prekura nga HIV AIDS
 
Kujdesi për parandalim duhet të vijë në çdo aspekt. Le të shërbejnë këto fjongo të kuqe si ndërgjegjësim i shoqërisë që të prekurit nga kjo sëmundje vdekjeprurëse të ulen ndjeshëm.
 
STATISTIKAT NE SHQIPERI
671 raste të dignostifikuar me HIV dhe AIDS
77 raste i përkasin grupmoshës 18-25 vjec
33 janë fëmijë të dignostifikuar me HIV dhe AIDS
118 persona kanë humbur jetën nga AIDS
96 raste të reja janë diagnostifikuar në vitin 2013
66 meshkuj dhe 33 femra
5 raste të transmetimit të HIV nga nëna tek fëmija
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 17 minuta të çuditshme, Roma fiton 1-2 kundër Udineses! Debutim i hidhur për Cannavaron

VIDEO/ 17 minuta të çuditshme, Roma fiton 1-2 kundër Udineses! Debutim i hidhur për Cannavaron