Dje protestoi kundër Ramës e Xhafajt, në 26 maj 1996 Berisha dënoi zgjedhjet e lira në Shqipëri

Dje protestoi kundër Ramës e Xhafajt, në 26 maj 1996 Berisha dënoi zgjedhjet e lira në Shqipëri

Ish-Presidenti Sali Berisha gjatë fushatës zgjedhore 26 maj 1996

26 maji duket se nuk harrohet lehtë në mendësinë politike të demokratëve, sidomos të vijës së ashpër ideologjike të të djathtës shqiptare. Një ditë më parë, 26 maj 2018, opozita protestoi në Bulevard kundër Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt.

Por kjo datë historike, 26 maji, kujtohet në memorien kombëtare si dita që shpartalloi demokracinë dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri. Fjala është për 26 majin e vitit 1996, e njohur në qarqet politike dhe mediatike si dita e manipulimit të zgjedhjeve. 

Pikërisht kjo datë është rikthyer nga gazetari Armando Meta, përmes një analize të publikuar si një sintezë të zhvillimeve të PD dhe qëndrimeve të saj destruktive në raport me maxhorancën. Përmes të njëjtës frymë të trashëguar nga 26 maji 1996, PD ka tentuar herë pas here të gëzojë pushtet me dhunë, si në 21 janar 2011 apo edhe ta tentojë atë (pushtetin) duke kërcënuar destabilizim të vendit për të marrë pushtetin në tavolinë dhe jo nëpërmjet zgjedhjeve, siç bëri një vit më parë për 3 muaj dhe në Bulevardin qendror të Tiranës nëpërmjet çadrës. 



(Në 28 maj 1996 policia e Berishës ne sheshin "Skënderbej" masakroi liderët e opozitës që protestuan kundër manipulimit të zgjedhjeve)

Analiza e gazetarit Armando Meta: 

Po përse janë gjithë këto pikëpyetje mbi besueshmërinë e procesave zgjedhore në Shqipëri?

Përgjigjia e kësaj pyetje duhet kërkuar vetëm brenda PD, pasi është forca politike e cila dënoi me ‘vdekje’ zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri që me 26 maj 1996. Këto zgjedhje nuk do të harrohen lehtë nga populli shqiptar. Manipulimi skandaloz i zgjedhjeve parlamentare më 26 maj 1996 nga ish kryetari i PD në atë kohë President, Sali Berisha, bëri që procesi zgjedhor në Shqipëri edhe pas 21 vitesh të vijojë të lëngojë . Të gjitha partitë politike në atë kohë i denoncuan këto zgjedhje si jo të lira, jo demokratike.

Skenari për manipulimin e zgjedhjeve nga PD dhe çfarë ndodhi me 26 maj
Manipulimi i zgjedhjeve të 26 majit 1996 nga ana e ish Presidentit Berisha dhe PD-së ishte një kronikë e paralajmëruar. Opozita në atë periudhë kishte kryetarin e saj Fatos Nano në burg. Nano ishte cilësuar si “i burgosur politik” nga Amnesty International. Opozita, si të ishte në shtetin ushtarak të Birmanisë, realisht nuk zhvilloi dot fushatë, pasi strukturat paramilitare të PD, ku ishte përfshirë edhe policia, dhunuan në mjat raste përfaqësuesit e opozitës gjatë fushatës elektorale në disa rrethe të vendit.

Kjo ndodhi me Sërvet Pëllumbin e Namik Doklen në Mallakastër, Gjergj Zefin dhe Arben Imamin në Shkodër dhe Elbasan, Nikollë Lesin në Lezhë etj. Por dita e 26 majit ishte ‘ajka’ mbi tortën e shijes së hidhur që do të prodhonin këto zgjedhje. Që në orët e para të mëngjesit, trupa militare të PD ku ishin përfshirë dhe drejtues të lartë të policisë dhe të SHIK-ut të Gazidedes, por dhe struktura të tjera si Policia Kriminale, krijuan një shtab në krye të së cilit ishte zv.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Agim Shehu. Kjo strukturë militare anti-opozitë kreu disa operacione në të gjithë Shqipërinë ku bëri arrestime të drejtuesve politik të opozitës, komisionerëve të saj në zgjedhje, duke i paraburgosur.

Rrugët e Shqipërisë u mbushën me trupa të armatosura me kallashnikovë dhe me maska. Zgjedhjet s’ishin më politike pasi në dorë e kishin marrë strukturat militare të PD-së, të policisë dhe SHIK-ut. Verbëria arriti deri aty se këto struktura militare desh vranë në Shkodër me një anëtar të Parlamentit të Francës. Atij i vunë armën në kokë edhe pse u identifikua se kush ishte. Skandali mori përmasa të paprecedenta pasi kryetari i PD-së Tritan Shehu, shpalli në orën 13.30 në një deklaratë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, se “Partia Demokratike kishte fituar me shumicë dërmuese zgjedhjet e 26 majit”, ndërkohë që qytetarët po votonin.

Frika nga terrori i paramiltarëve dhe vendimi i opozitës
Kudo u krijua një klimë frike. Shumë votues nuk shkuan të votonin kur shihnin maskat e PD të armatosur nëpër rrugë. Opozita në disa konferenca shtypi denoncoi klimën e terrorit që shihej ditën për diell në mes të Tiranës, por edhe në të gjithë vendin. Ish Presidenti Berisha jo vetëm që nuk bëri asnjë hap pas, por përkundrazi shtoi dhunën kundër opozitës vetëm që të merrte 2/3 e votave për t’u rizgjedhur President. Truproja e liderit të burgosur të PS-së që kujdesej për familjen Nano u dhunua barbarisht në mes të Tiranës. Bilal Semanasi doli para medias ndërkombëtare duke treguar shenjat e dhunës në trupin e tij. Pasdite, përpara se të mbyllen qendrat e votimit, erdhi vendimi për të larguar komisionerët nga e gjithë opozita e bashkuar: PS, PSD, PAD, PUK etj. Ky vendim u bë publik në një konferencë shtypi të opozitës. Pas këtij vendi shpërtheu sërish dhuna e strukturave militare të PD që kërkonin të mbanin me zor komisionerët në qendrat e votimit, pasi po me dhunë i kishin nxjerrë më parë jashtë qendrave të votimit. Sot duket një komedi, por në atë kohë ishte një tragjedi që luhej në gjithë sytë e Shqipërisë dhe botës, Strukturat militare të PD vendosnin se çdo bëhej me zgjedhjet. Komisionet pa opozitën realizuan edhe aktin e fundit të kësaj drame elektorale duke mbushur kutitë me fletë votimi për PD. Numërimi i votave nxori në pah edhe të gjithë farsën e zgjedhjeve të 26 majit.

Episode të evidentuara nga dita e votimeve të 26 majit
Vendimi për rezultatin u vendos nga kryetari i qendrës së votimit. Shembujt e parregullsive në numërimin e votave ishin të shumta dhe zunë vend në raportin e vëzhguesve.
2.    Në Berat kishin votuar 105 për qind e zgjedhësve dhe vëzhguesit u përzunë gjatë numërimit.
3.    Në Lushnjë, një qendër votimi u mbyll në mesnatë, në një tjetër kishte 942 fletëvotimi, por vetëm 880 nënshkrime në regjistrin e votave.
4.    Në Fier, një qendër votimi u mbyll në orën 19.00, duke thënë se votuan 100 për qind, por vëzhguesit panë se shumë votues pengoheshin për të votuar, ndërsa ky skenar ndodhte edhe në një qendër tjetër votimi në orë 20.00.
5.    Në disa qendra votimi në Gjirokastër ndërkombëtarët, vunë re se votat e PS u numëruan nga PD dhe u shpallën si fletë votimi pro kandidatëve të PD.
6.    Në Kukës, një vëzhgues që kuptonte shqip, dëgjoi kryetarin e qendrës së votimit, që i thoshte dikujt: “A u mbushën mirë kutitë, se po dolëm me humbje, do ta pësosh”.
7.    Në Kuçovë, ekipi i vëzhguesve shënoi në vrojtimet e tij se ndërsa kutia ishte bosh, fletët e votimit ishin jashtë dhe të gjitha ishin për PD-në.
8.    Në Tepelenë, kutitë e votimit u rrëmbyen me furgona pas orës 24.00 dhe u çuan brenda zyrave të PD dhe të pushtetit lokal e qendror të PD, ku fletët e votimit u përgatitën që të tregonin “fitoren” 94% të kandidatëve të PD.
9.    Në Korçë, një vëzhgues numëroi 90 vota të pavlefshme dhe 45 ishin për PS-në dhe 45 për partitë e tjera të majta në opozitë, ndërsa për PD-në nuk kishte asnjë votë të pavlefshme.
10.    Po ashtu, në Pogradec numri i votave të pavlefshme për opozitën ishte 30 për qind.
Raporti i ODIHR: U shkel 40% e Kodit Zgjedhor

Në mënyrë të qartë raporti i vëzhgueesve të ODIHR-it i publikuar më 2 korrik 1996 theksonte se: “Konluzioni i komisionit vëzhgues është që Kodi Zgjehdor është shkelur në mënyrë flagrante. Në mënyrë specifike, 32 nene të Kodit  nga 79 gjithsej për periudhën paraelektorale janë  shkelur hapur. Bëhet fjalë për nenet: .4, 13, 16, 19, 21, 22, 28, 29, 31, 32, 36, 37, 38, 39, 40, 44, 48, 51, 53, 56, 57, 60, 63, 64, 66, 68, 70, 71, 72, 73, 74, dhe 75. Janë shkelur gjithashtu 5 nga 9 nenet e Dokumentit të OSBE të Kopenhagenit, përfshirë nenet: 7.4, 7.5, 7.6, 7.7, 7.8.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 28/05/2018 10:10

    Kjo foto sa 1000 fjalë...tregon që të gjithë kanë frymën e “njeriut të ri bajgë” të PPSH-së.

    Përgjigju
  • Highlanderi: 27/05/2018 23:05

    Berisha nje bajge.

    Përgjigju
  • Emigranti: 27/05/2018 21:19

    Asnjëherë nuk i ka fituar zgjedhjet pd vetëm i ka marr me dhunë por sot nuk ka më sepse shqiptarët e kanë kuptuar që është parti fashiste dhe kërkon pushtetin me forcë.maskarenjtë që e mbajtën vëndin peng për 25 vjet. Që nga Saliu e me radhë duhen burg përjetë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Serbët më zhdukën dhe vr*në mamanë! Sigurimi shqiptar më ka ndjekur! Takimet e mia me Ramiz Alinë dhe Nexhmie Hoxhën!

Serbët më zhdukën dhe vr*në mamanë! Sigurimi shqiptar më ka ndjekur! Takimet e mia me Ramiz Alinë dhe Nexhmie Hoxhën!