Deputeti i PD, Ervin Salianji, në një postim të bërë pak minuta më parë në Facebook, ka publikuar përgjime të reja të Prokurorisë, ku sipas tij, Fredi Alizoti përmend gjatë bisedës telefonike se do takojë një person me emrin Taulant i cili është me origjinë nga Librazhdi. Sipas Salianjit, fjala është për kryetarin e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili pretendohet se ka takuar kunatin e "Babales". Alizoti është bashkëbiseduesi me numrin e telefonit 091 në fund, i cili bisedon me numrat 0699423771 dhe 0699423771.

Gjithë shteti në shërbim të fabrikimit të provave për të shpëtuar pushtetin e tyre politik dhe privilegjet që iu vijnë nga pushteti. Përgjimet e prokurorisë faktojnë se Taulanti nga Librazhdi, shoku i Alizotit i përgjuar me nr cel +091 flet me drejtorin e policise Fier dhe me persona të tjerë! Kushdo mund ti shohë vete dokumentat zyrtare të prokurorisë. 

Shkruan Salianji në rrjetet sociale

Fredi Alizoti thotë gjatë bisedave telefonike se ka marrë një pako të mirë në Fier dhe se po priste të takonte Taulantin, i cili, sipas asaj që i ka thënë një person tjetër, është shprehur:"hap gojën sa do..." Gjithashtu, në një pasazh tjetër të transkripteve të Prokurorisë, Alizoti thotë në përgjime se kishte marrë një pako të mirë dhe po priste të vinte dhe ta merrte drejtori i policisë së Fierit.


Përgjimet e Prokurorisë për Alizotin, të publikuara nga Salianji

Postimi i plotë:

XhafajGate!
Gjithë shteti në shërbim të fabrikimit të provave për të shpëtuar pushtetin e tyre politik dhe privilegjet që iu vijnë nga pushteti. Si u fabrikua “aktori”?! Përgjimet e prokurorisë faktojnë se Taulanti nga Librazhdi, shoku i Alizotit i përgjuar me nr cel +091 flet me drejtorin e policise Fier dhe me persona të tjerë!

Kushdo mund ti shohë vete dokumentat zyrtare të prokurorisë. Skandali më i madh i faktuar tashmë dhe me dokumenta zyrtarë”, shkruan Salianji.