Do trafikonte një të mitur drejt Greqisë, pranga 22-vjeçarit të shumëkërkuar nga policia (EMRI)

Do trafikonte një të mitur drejt Greqisë, pranga 22-vjeçarit të shumëkërkuar nga policia (EMRI)

Foto Ilustruese

SARANDË- Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të trafikojë një të mitur. I riu i identifikuar si Xhoni Qëndraj, është arrestuar në pikën kufitare të Sarandës, ku edhe ka bërë rezistencë me qëllim kalimin e kufirit bashkë me 17 vjeçaren.

Xhoni Qëndra kërkohej nga policia si një nga bashkëpunëtorët në lidhje me operacionin "Four", ku u dokumentuan 10 vjedhje si motora, vegla pune, targa mjetesh, bizhuteri etj..

Njoftimi i plotë:

Sarandë

Tenton të trafikojë një shtetase të mitur, kapet në flagrancë nga policia.

Arrestohet në flagrancë shtetasi:

Xhoni Qëndraj, 22 vjeç, banues në lagjen "Partizani" Vlorë.

Policia e Sarandës ka bërë arrestimin e tij mbi bazën e kallëzimit të bërë nga shtetësia F.A, 17 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila ka deklaruar se shtetasi Xhoni Qëndraj e kishte marrë atë nga Vlora me qëllim për ta trafikuar në shtetin Grek.

Në momentin e konstatimit dhe kapjes së këtij shtetasi në Pikën e Kalimit Kufitar Sarandë, Xhoni Qëndraj ka bërë rezistencë duke mos iu bindur shërbimeve të policisë me qëllim që të kalonte kufirin bashkë me shtetasen e mitur të cilën e kishte marrë me vete.

Gjithashtu, Xhoni Qëndra është një nga bashkëpunëtorët në lidhje me operacionin "Four" më datë 03.10.2018, ku u dokumentuan 10 vjedhje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Me trap nga Greqia në Shqipëri, sfida ekologjike e dy italianëve për të lundruar 173 km nga lumi Vjosa

Me trap nga Greqia në Shqipëri, sfida ekologjike e dy italianëve për të lundruar 173 km nga lumi Vjosa