Dortmund finalist i Champions League, Edin Terzic: Shumë ishin në mëdyshje, ua kishim borxh tifozëve

Dortmund finalist i Champions League, Edin Terzic: Shumë ishin në mëdyshje, ua kishim borxh tifozëve

Edin Terzic feston me tifozët e Dortmund

Dortmund është finalisti i parë i Champions League për këtë edicion, me gjermanët që në dy ndeshje fituan 2-0 kundër PSG-së me rezultat të përgjithshëm.

Pas ndeshjes për mediet foli edhe Edin Terzic, trajneri i Dortmundit. Ai tha se këtë arritje ua kishin borxh tifozëve që nga sezoni i kaluar pasi humbën kampionatin në ndeshjen e fundit me golavarazh.

"Sezonin e kaluar, ne e humbëm kampionatin në shtëpi në ditën e fundit të ndeshjeve. Jam i lumtur që tani mund t'u kthejmë diçka tifozëve," tha Terzic, duke kujtuar se si Bayern Munich 'rrëmbeu' titullin e Bundesligës nga Dortmundi me diferencë golash.

"Festa me tifozët ishte një moment shumë emocionues, një moment i bukur. Ne i shpaguam për ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar. Por sot mund të paguajmë diçka, t'i mbajmë ata të ëndërrojnë dhe tani do të bëjmë gjithçka për ta sjellë trofeun në shtëpi”, tha ai.

Më pas trajneri tha se shumë ishin në mëdyshje kur ai mori rolin e trajnerit dhe ecurinë në Evropë.

"Shumë ishin ende në mëdyshje. Ne jemi rritur në çdo ndeshje dhe përfundimisht kemi kuptuar se mund të jemi skuadra që i befason të gjithë në fund. Tani jam shumë i lumtur që jam në finale me ekipin tim", tha Terzic.

Kështu më 1 qershor në Uembley të Londrës Dortmundi do kërkojë trofeun e dytë Champions, pasi për herë të parë e ka fituar në 1997.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shkruan historinë në Angli, tifozët e Man. Cityt 'pushtojnë' fushën pas trofeut të 4-t radhazi

VIDEO/ Shkruan historinë në Angli, tifozët e Man. Cityt 'pushtojnë' fushën pas trofeut të 4-t radhazi