Dosjet/ Seriali i ekzekutimeve që tronditi Vlorën, përplasja me bandën e Zani Caushit dhe vrasja e Cukut

Dosjet/ Seriali i ekzekutimeve që tronditi Vlorën, përplasja me bandën e Zani Caushit dhe vrasja e Cukut

Artan Cuku dhe Mikel Shallari

Pas zbulimit të porositësit të vrasjes së Artan Cukut, kanë dalë në dritë fakte të reja për serinë e ekzekutimeve në Fier, Vlorë dhe në Tiranë të bandave rivale nga 1997 deri në vitin 2017. Bledar Jambelli, që dyshohet se është porositësi i vrasjes së Cukut është një emër i njohur i botës së krimit.  Seria e vrasjeve daton në mars të vitit 1997 me pjesëtarët e fisit Mukaj në Vlorë, të njohur si kundërshtarë të bandës së Zani Çaushit.

ZINXHIRI I VRASJEVE
Zinxhiri i ekzekutimeve nis vite më parë që prej të njohurës si Masakra e Levanit, 28 maj 1997 kur dyshohet se Shpëtim Muka ka qenë një nga autorët, e ekzekutimit të 21 personave . Vrasja dyshohet se ishte hakmarrje e Shpëtim Mukës ndaj vrasjes së 3 vëllezërve të tij Kastriot, Sokol dhe Petrit Muka, të cilët po në 1997 u gjetën të vdekur në afërsi të qytetit, madje trupat e tyre ishin të copëtuar, pasi ishin hedhur në erë. Po kështu vëllezërit Muka njiheshin si kundërshtarë të bandës së Zani Caushit. Po në atë kohë vritet edhe i nipi i Mukës, Bledi Zanaj, i cili u qëllua nga banda e Gërdhuqëve, një bandë e njohur në qytetin e Vlorës.

Vite më pas më 27 shtator 2006, në Barcelonë të Spanjës mbeti i vrarë Slejdi Zanaj, nipi i Shpëtim Mukës. Për vrasjen u akuzua Sokol Rama. Slejdi njihej me nofkën Topallja, pasi disa kohë më parë ai kishte pësuar një aksident dhe për pasojë kishte probleme në këmbë. Mediat e asaj kohe shkruanin se vrasja pati si motiv luftën mes bandave shqiptare për rivalitetin e prostitucionit dhe drogës. Policia spanjolle arrestoi Sokol Ramën por më pas u lirua për mungesë provash dhe aktualisht ndodhet në kërkim.

Më 11 nëntor 2006 Armando Zanaj (Vëllai i Slejdi Zanajt) vret Leonora Ramën (Nëna e Sokol Ramës ), oficere e marinës. Leonora u vra në afërsi të godinës së bashkisë së Vlorës. Armando Zanaj, atëherë 16 vjeç u arrestua dhe në polici pat deklaruar se kishte kryer krimin për të marrë hakun e vëllait të vrarë në Spanjë.

Më 29 nëntor 2006 ekzekutohet pranë shtëpisë Shpëtim Muka dhe Edvin Shehu, ndërsa u plagos Edvin Zanaj, vellai i ekzekutorit të Leonora Ramës. Për këtë vrasje Sokol Rama u akuzua si urdhëruesi i tij në shenjë hakmarrje ndaj të ëmës.

Më 1 nëntor 2007 në Tiranë pranë maternitetit "Koço Gliozheni" vritet Edvin Zanaj, djaloshi i cili i shpëtoi atentatit një vit më parë. Vrasja dyshohej se ishte porositur nga burgu i Spanjës, ku ndodhej i arrestuar Sokol Rama. Ky i fundit ishte arrestuar në mars të 2007 në Madrid. Sokol Rama dyshohet se kishte vënë në dispozicion dhjetë mijë euro dhe personi i paguar kishte kryer shërbimin, duke ekzekutuar me plumb në kokë 23-vjeçarin vlonjat, i cili prej disa muajsh fshihej në Tiranë. Për këtë zinxhir vrasjesh në pranga ishte vendosur vetëm Armando Zanaj, ndërsa Sokol Rama pas arrestimit nga policia spanjolle ishte lënë i lirë.

Arrestimi i Bledar Jambellit për vrasjen e Amarildo Delajt
Bledar Jambelli u arrestua në vitin 2012 për vrasjen e biznesmenit Amarildo Delaj, ngjarje kjo e ndodhur në shtator 2012, brenda në lokalin e tij, në dalje të qytetit të Vlorës. Në këtë ekzekutim u plagosën dhe 2 persona të tjerë, të cilët ishin së bashku me 27-vjeçarin që mbeti i vrarë. Sipas policisë, biznesmeni u qëllua me 18 plumba automatiku.

I dyshuari si porositës i vrasjes së Artan Cukut u arrestua në 2012 nga komisari i vrarë nën akuzën e vrasjes së dyfishtë. Por Bledar Jambelli u lirua nga gjykata si i pafajshëm. Report Tv, zbardh vendimet e lirimit të Jambellit që nga Gjykata e Vlorës e deri në mospranimin e rekursit nga Gjykata e Lartë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vlora: 19/02/2019 12:48

    po ky sokol rama , sokol buzderi eshte ?

    Përgjigju
  • Genti: 26/04/2018 07:54

    Fajin e ka fatos nano qe mblodhi rreth vetes lloj lloj Kriminelash per ti vene zjarrin shqiperise e me tej pushtetin.zanafilla eshte grupi i tit selacit qe bene kasaphane derisa u vrane ne levan

    Përgjigju
    • Toto: 02/04/2019 04:59

      Po kujt i plaste kari nga ata 20 burra qe u vrane nee levan see ca behej nee shqiperi o mik. Kontrollonin ter athinen dhe ata te fortit e tjere e dinin se ca behej kur dilnin keta nee qarkullim. Para see te vriteshin vajten nee vlore dhe e din shum mire vlonjatet si u boshatis vlora kur vajten keta. Dhe sa per tit selacin nuk ja vlen te thuash esht banda e tij see qe shum posht per te qene i pari.

    • vlora: 19/02/2019 12:49

      po ky sokol rama , sokol buzderi eshte?

  • |Edi: 24/04/2018 17:21

    Kur tu behet vetingu gjykatese e policeve te vlores e fierit do te shohim cudira.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës