S’i pranuan bashkëjetuesen, djali plagos rëndë me thikë prindërit në Durrës, kapet në spital në Tiranë

DURRES-Një 25-vjeçar ka plagosur me thikë prindërit. Pas një debati në familje djali i ka qëlluar me thikë në pjesën e qafës dhe të trupit duke i lënë të plagosur rëndë nënën dhe babanë, ndërsa u prangos pas rreth një ore në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:45 minuta në banesën tre katëshe të familjes në hyrje të qytetit të Durrësit në lagjen Nr. 1, ndërsa e pranishme në momentin e sherrit ka qenë edhe bashkëjetuesja e të riut.  Sipas burimeve të Report Tv, familja ishte duke parë ndeshjen e drekës së Botërorit, kur djali Hajri Neziri 25 vjeç fillimisht ka debatuar me prindërit Destan dhe Hasie Neziri 75 dhe 64 –vjeç më pas është konfliktuar fizikisht dhe i ka qëlluar me thikë. Paraprakisht dyshohet se shkak i sherrit ka qenë e dashura e djalit e cila nuk pëlqehet nga prindërit e tij.

Report Tv sjell pamjet nga banesa e familjes Neziri ku ndodhi ngjarja dhe njollat e gjakut. Konfliktin dhe të bërtiturat e prindërve i kanë dëgjuar fqinjët, të cilët kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën. Ndërkohë që djali, pasi plagosi prindërit është larguar nga banesa me shpejtësi së bashku me bashkëjetuesen duke u fshehur, por pas rreth një ore ai është arrestuar në Tiranë. Hajri Neziri u paraqit i lënduar në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa është lajmëruar policia, e cila e ka arrestuar. 25-vjeçari, që ishte nën shoqërinë e bashkëjetueses në Spitalin e Traumës ka marrë mjekim, pasi ka një plagë në dorë nga konfrontimi fizik dhe më pas të dy janë dërguar në Durrës.

Ndërsa të moshuarit ndodhen në spitalin e Durrësit në kujdesin e mjekëve, por në gjendje shumë të rëndë për jetën. Sipas mjekëve, gruaja ka marrë 6 plagë në pjesë të ndryshme të trupit ndërsa burri 2 në pjesën e qafës. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit në familje që solli plagosjen e prindërve nga djali. E para që po merret në pyetje është bashkëjetuesja e autorit, që ka qenë prezentë në momentin e sherrit, ndërsa më pas do të merret 25-vjeçari. Në javët e fundit në vend kanë ndodhur disa krime në familje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:37
Flasin fqinjët: Janë familje e qetë, s’e dinim se kishin konflikte

Fqinjët e familjes Neziri në Durrës tregojnë për Report Tv se janë njerëz të qetë dhe nuk kanë pasur probleme më parë. Ata thonë se nuk ishin në dijeni të konflikteve, ndërsa Destan dhe Hasie Neziri kanë qenë mësues dhe tani janë në pension.

Janë familje e qetë, nuk e dinim që kishin konflikte

Fqinjët e familjes Neziri

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi PithMotra: 21/06/2018 09:54

    Kujdes me atë Fredi Komentuesin ! "Specialistin e Milljes dhe të Peshkut" ! Duhet me patjetër ta LOKALIZONI dhe ta mbani në VËZHGIM sepse është RREZIK si pêr Njerëzit ashtu edhe për Kafshët! Fredi ka kohë qê NUK ka pirë ILAÇET !

    Përgjigju
  • Faik: 21/06/2018 09:44

    Do ketë qenë Fredi Zorraxhiu , sepse Fredi përbën RREZIKSHMËRI Absolute edhe për Qentë e Rrugës ! Fredi kokëloqja duhet VAKSINUAR me dhunë sepse është RREZIK Kombëtar për Shqiptarët ! Kafshimi që mund të bëj Fredi krahasohet me NEPËRKËN Pika Pika , dhe çdo njeri nga një KAFSHIM i tillë mund të Tërbohet , prandaj edhe GRUAJA dhe FËMIJËT e kanë BRAKTISUR Fredi GAXHGAUNIN !

    Përgjigju
  • Dita: 20/06/2018 19:50

    Te varfer kemi qene ne kohe te xhaxhit por nuk kemi degjuar keto se ai ta kepuste koken po te ngrije dore tek priderit prandaj duhet pak diktature se jane kthyer te rinjte ne kafsh duan mirqenie pa punuar

    Përgjigju
  • raul: 20/06/2018 16:40

    prisni kur te dale Gangsteri Flamur Noka dhe te mbaje konference shtypi dhe te deklaroje se ky djali perbindesh ka mare urdher nga Edi rama per te kryer kete akt c'njerzor....

    Përgjigju
  • Londra: 20/06/2018 16:32

    Po keshtu vijne problemet sociale ne familje, shoqeri etj. Papunesia,droga etj kto efekte kane, nuk kane brire. Gjithkush gjykon se si ka mundesi qe te ndodhin keto por ja qe ndodhin edhe njerzit mbyllin syte per arsyet e verteta qe gradualisht manifestohen me keto akte te dhunshme.

    Përgjigju
  • Kafsha: 20/06/2018 16:18

    Ngjarja në Durrës dhe vetdorëzimi në Tiranë? Pse kështu apo në Tiranë ka dhe spital psiqiatrik?! Një rrugë e dy punë?

    Përgjigju
  • Naimi: 20/06/2018 15:54

    Cjane keta mostra si jua ben zemra Kapini dhe egzekutojini ci mbani dhe i ushqeni me taksat tona.

    Përgjigju
  • Faiku: 20/06/2018 15:48

    Do kete qene Loshi ose ndonje Losh tjeter. I ka kerkuar para prinderve per cigare. Meqe nuk ben dot te fortin ne rruge e ben me pleqte e shtepise.

    Përgjigju
    • Aldi: 21/06/2018 13:50

      Loshi ka kohe qe ka vdek o Faik, vdiq mrena nga dajaku policise dhe thane qe vari veten si rasti i ketij jevgut te korçes

  • O Zot: 20/06/2018 15:28

    O Zot o Zot ...!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm