Ekskluzive-dokumentet/ Dosja e SHISH, këshilltari i një kryetari partie ndihmës i spiunit rus

Pjesa më e madhe e dosjes së spiunazhit rus hartuar nga SHISH i dedikohet marrëdhënies së ndërtuar dhe konsoliduar mes gazetarit të kamufluar rus S.R dhe atij shqiptar E.L për një periudhë tre vjeçare.

SHISH ra në gjurmët e kontakteve të shpeshta të S.R me E.L pasi një ekip i dedikuar i shërbimit sekret shqiptar ndërmori një operacion vëzhgimi për gjatë 24 orëve. S.R ardhur nga Rusia në Shqipëri tërhoqi vëmendjen e SHISH pasi veprimtaria e tij kishte të bënte me spiunazh. Gazetari shqiptarë E.L kohën kur u kontaktua nga rusi S.R drejtonte  një të përditëshme. Në SHISH kishte mbërritur një informacion më datë 27.09.2000 nga ku mësohej se S.R ishte mjaft i interesuar për të bërë një intervistë me personin, që do të udhëheqë zyrën e Shqipërisë në Kosovë, gjë që ja merr përsipër gazetari shqiptar E.L me të cilin e lënë të takohen në hotel “Rogner” të nesërmen në orën 12.00. Ky është momenti kur për herë të parë në vendje të SHISH vjen gazetari shqiptarë i cili edhe ai përgjohet dhe survejohet hap pas hapi.

Në dosjen e SHISH të gjitha takimet mes rusit S.R dhe shqiptarit E.L vijnë të detajuara. Agjenti rus i kamufluar si gazetar e ka përdorur E.L si një burim të dorës së parë për të marrë informacione të ndryshme që në pamje të parë duken thjesht si çështje gazetarie, por në të vërtetë tregojnë se për çfarë çështjesh dhe zhvillimesh të brendshme në Shqipëri dhe rajon interesoheshin punëdhënësit e S.R në Moskë.

Marrëdhënia e konsoliduar mes rusit S.R dhe gazetarit shqiptar është e dokumentuar deri në vitin 2003. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur më mbrapa mes tyre pasi rusi S.R është larguar nga Shqipëria.

Ndërkohë E.L disa kohë më pas do të hiqte dorë nga gazetaria aktive për t’ju përkushtuar një detyre të re. Atë të këshilltarit të medias pranë kryetarit të një partie politike të spektrit të djathtë post të cilin e mbajti deri në mesin e vitit 2018.

Informacioni
Në faqet 4 dhe 5 të dokumentit të SHISH tregohet se si dy bashkëpuntor të shërbimit inteligjet takuan gazetarin rus dhe mbërritën në përfundimin se ai përpiqet që të krijojë dhe lidhje të reja me shtetas shqiptarë…

“Nga informacionet e datës 29.09.2000 dhe datë 30.09.2000 del se R bashkëpunon dhe kordinon punën me gazetarin rus në Sofje, E. V.  i cili është korenspondent i agjencisë “Novostin” (Radio Ruse) për Ballkanin Jugor. Ky bashkëpunim reflektohet kryesisht për fushatën zgjedhore, për pushtetin vendor tek ne.

Nga informacioni i datës 28.09.2000 dhe i datës 16.10.2000 ardhur nga Drejtoria e Dytë në Qendër, rezulton se gazetari rus A. , është transferuar në qytetin e Fierit me grupin e monitoruesve të OSBE-së, si anëtar i këtij grupi.

Në shkresën e Drejtorisë së Dytë të SHIK-ut me nr…., datë 20.10.2000, mbështetur në disa materiale të Elbasanit, thuhet se … më datë 24.08.2000 ka informuar se : “…Në një rast po udhëtoja me avionin “Hemus” të një shoqërie ajrore bullgare, që bën udhëtime në linjën Shqipëri-Rusi dhe anasjelltas…Në avion u njoha dhe hyra në bisedë me S R gazetar i gazetës “Ruskaja Gazeta” në Tiranë…….Kam vënë re se S frekuenton rregullisht Ambasadën Ruse në Tiranë dhe ka marrdhënie të mira me personelin…”.

Kurse në shkresën e Drejtorisë së Dytë të SHIK-ut me nr…., datë 30.10.2000 mbi një të dhënë të …. thuhet se informatori, i cili mbahet në lidhje nga Drejtoria e SHIK-ut Elbasan për llogari të drejtimit rus, më datë 19.10.2000 midis të tjerash informon se : “…Ne fund të muajit shtator 2000, shkova në Ambasadën Ruse në Tiranë, ku kërkova të takoja gazetarin e “Ruskaja Gazeta”, S. R. Nga personeli i pritjes m’u tha, se S është i zënë me punë dhe nuk del tani. Gjatë pritjes për të kontaktuar me të, shkova në shtëpinë e tij, ku pasi trokita më doli bashkëshortja e tij., të cilës pasi ju prezantova i thashë se kërkoja S. Dukej se ajo kishte dëgjuar për personin tim dhe dhuratat që ju kisha bërë më parë (një fjalor rusisht-shqip dhe shqip-rusisht)…Mbas dy-tri orë pritje, pasi doli nga Ambasada, e takova S. R. Ai më tha se po merrej me masat për të pritur një grup vizitorësh Rus, që do të vizitojnë Bashkinë e Tiranës. S. i kërkova, që të më ndihmonte për të plotësuar formularët në përputhje me rregullat e Ambasadës ruse, me qëllim që të mos më sillnin pengesa për vizitë e tregëti në Rusi, gjë për të cilën S u tregua i gatshëm dhe më ndihmoi…S. R., i cili është korenspondent i gazetës “Ruskaja Gazeta”, megjithëse është i ri, njeh mirë dhe bën përpjekje për të përsosur gjuhën shqipe. Ai është bashkëpunëtor i ngushtë i Ambasadorit Rus dhe është i pranishëm në të gjitha aktivitetet e Ambasadës. Nga ana tjetër, ai përpiqet që të krijojë dhe lidhje të reja me shtetas shqiptarë…”.

Takimet në Rogner me gazetarin shqiptar
S. ka disa biseda me gazetarin e “…”, E L. Më datë 25.10.2000 pasi lënë takim të dy tek “Rogner”, për të nesërmen ora 11.00, S. i thotë : “…Gjysëm ore dua të bisedoj me ju…Do të sqaroj nesër. Unë kam takuar në Ambasadë z. Bushati (Zef Bushati). Dua që me ndihmën tuaj të bisedoj me të për situatën, sepse kam urdhër nga redaksia, për të bërë një material, për problemet këtu në Shqipëri”.

Në dy biseda telefonike zhvilluar më datë 17.01.20021 ndërmjet S. R. dhe një gazetari rus në Itali me emrin O, flitet për vizitën e Avdjejevit (Zv. Ministër i Jashtëm Rus) në Tiranë.  Pasi R. e njeh atë, me takimet që ai ka bërë këtu, i thotë se : “…P. XH. është mik i vjetër i Avdjejevit. Ata kanë miqësi ndërmjet tyre…Prandaj kryesisht bisedimet ai i bëri me të…Avdjejevi nga Shqipëria do të shkojë në Mal të zi dhe Beograd…Kështu arrihet një turne i madh Ballkanik…Problemi kryesor është Ballkani i ardhshëm bashkë me Rusinë dhe rregullimi i situatës në Kosovë…Avdjejevi tha, se Moska do të ndiqte vijën e fillimit sa më shpejt të dialogut ndërmjet strukturave të pushtetit në Kosovë dhe Qendrës Federale në Beograd…Kjo është vija kryesore që do të arrijë tani, Moska këtu…Ai foli dicka për projektet ekonomike, për gazin dhe situatën në Kosovë…Avdjejevi duke shprehur mendimin e Rusisë, mbështeti oportunitetin e zhvillimit të përgjithshëm në Kosovë…”. Më datë 04.05.2001 S. R lë takim me gazetarin E.L. tek cepi i hotel “Rogner”. Më datë 15.05.2001 pasi lënë takim për të nesërmen E i thotë S se : “…Unë me atë Thomain (Gëllci) nuk shkoj shumë mirë, kam patur një konflikt dhe jam zënë dy herë. Do marr një Këshilltar tjetër të Kryeministrit, se ai më ka thënë se mund të rregullojë ndonjë gjë. Ai më tha, se ja ka dhënë dosjen tënde, por pret tani nga ai, se ai është shefi…Më merr prapë deri më 11 të natës”.

Po në këtë datë në bisedën e zhvilluar në orën 21.20 E. i thotë S : “…Nesër në orën 11.00 do të takohemi tek porta e “Rogner”-it. Është një miku im, gazetar shumë i vjetër, që ka bërë shkollën në Leningrad”.

Në bisedën e datës 30.04.2001, sipas kontekstit të saj, mendojmë se, përsëri vihet në dyshim qënia gazetar i S. R., pasi duket se ai nuk njeh mirë rregullat për median. Në këtë bisedë ai i thotë A. se : “…Unë po bëj disa materiale për incidentin në Maqedoni dhe për vizitën në Bruksel të kosovarëve. Unë kam lexuar tek “Koha Jonë” intervistën me Robertsonin, është shumë interesante, dua ta botoj atë në gazetën time, por nuk di çfarë rregulli ka për median. A duhet të marrë leje për këtë?”.

Në bisedën e zhvilluar më datë 05.05.2001 me A, shtetas rus, pjesëtar i grupit monitorues të OSBE-së, ky i fundit i thotë se : “…Tani jam në Fier. Jam kthyer javën e kaluar. Të martën ose të mërkurën do të nisem për në Tiranë. Do vendosim se çfarë do të bëjmë. Kështu janë punët”.

Në bisedën e datës 16.06.2001 me gazetarin E. L., pasi bien dakort të takohen të hënën që vjen, S.R. thotë : “…Unë akoma nuk kam plotësuar kërkesën për Kryeministrin. Më duhet të bisedoj, sepse tani po përgatis një material para zgjedhor. Dua të bisedoj për t’i bërë këto shkrime”. Në bisedën e datës 26.06.2001 S.R. i thotë E. : “…Kemi shumë punë tani me Maqedoninë. Tani po bëj materialin e dytë. Kam një porosi që nesër të takohemi”. Dhe e lënë të takohen të nesërmne në orën 11.30 tek “Rogner”. Më datë 09.07.2001 S i kërkon takim E dhe ky i thotë se : “…Unë jam tek “Rogner”, hajde këtu në orën 12.00”. Sergej vazhdon duke i thënë se : “…Unë kam një informacion shumë të mirë për ju”. Më datë 11.07.2001 S kërkon përsëri të takohet me E : “…Kur të jetë gati materiali, sepse rezultate tani nuk ka”. Dhe bien dakort që nesër në orën 10.00 të telefonojnë dhe pastaj të takohen.

Më datë 25.07.2001 S ka telefonuar E dhe i ka thënë : “…Unë pasnesër do të shkoj në Malin e Zi, nëpërmjet Lezhës, ku do të bëj një reportazh për naftën, për zbulimet e naftës në Malin e Zi…Kam biseduar në telefon dhe do të marrë një intervistë nga Kryetari i Partisë Ndihmëse të Gjukanovicit…Kam marrë një mesazh nga gazeta. Kam dicka edhe për ringjalljen e luftës në Maqedoni”. E i miraton mendimet e Sergejit, duke i thënë shumë mirë.

Në bisedën telefonike të datës 31.07.2001 S e pyet E, nëse ka fotografi nga Durrësi, për kapjen e një sasi armësh, si dhe për fotografi të reja nga Maqedonia. E i përgjigjet se do të pyesë dhe e lenë për të biseduar të nesërmen. Më datë 01.08.2001 S dhe E lënë të takohen,  reth orës 10.30 tek kafeneja ngjitur me Toshibën.

Gjate nje bisede te zhvilluar me dt.22.09.2001, E.L . i thote Sergejit: “Do dalim gjekundi pasdite?” – Sergej i pergjigjet: “Do shkojme te pime birre te zeze, ketu prane rruges se Elbasanit.Eshte nje lokal shume i mire.” Dhe lene te takohen ne oren 5.30 [mbasdite] tek cepi i Rognerit.

Me 27.09.2001, S.R e njofton E.L. se do ta shtyjne udhetimin per ne Korçë pasi ka vajzen me temperature, kurse E. e ve ne dijeni ate se: “Une bisedova me P. dhe ai eshte gati”. Me tej S. thote se ka ndermend “ te bej nje material per keto naftesjellesit, per projektin AMBO. Si mund ti realizojme keto projekte ne kushtet e reja te luftes kunder terrorizmit. A do te kete shtyrje afati e te tjera. A mund te bisedoj me dike qe i di keto gjera”? – E i pergjigjet duke i thene se eshte nje qe i di, por nuk eshte kopetent per kushtet e reja. –S.R vazhdon: “Une tani i kam filluar materialet per AMBO dhe kushtet. Ka shume materiale se Shqiperia mund te humbi 50 milion dollare ne vit nese do te ndryshohet linja , jo nepermjet Tiranes, nepermjet Vlores por nepermjet portit te Greqise, Igumenices ndoshta”. E nderhyn duke i thene: “Do mundohem te gjej une nje person dhe me merr ne telefon pas dy-tre ditesh.”

Me 27.10.2001 E. e pyet S. nese ai do te iki diten e hene ne Mal te Zi. Sergeji i pergjigjet: “ Ne kemi planifikuar se ne servisin qe ndodhet prane kufirit duhet te jemi ne oren nente.” Dhe kane rene dakord qe meqenese do te iki edhe E, te henen te takohen te dy ne oren gjashte pa dhjete te mengjezit prane Hotel “Dipllomati” per tu nisur per ne Mal te Zi pasi duan te kthehen po ate dite ne ora kater.

Me 09.11.2001 S. i propozon E. qe te bejne nje bilardo te djelen dhe e lene te takohen tek bilardua prane stadiumit “Dinamo”.

Me 08.12.2001 S.R e ve ne dijeni E. L. se “ po ndjek ngjarjet ne Greqi. Atje eshte Putini. Do shkruaj nje material” dhe lene te takohen te nesermen ne oren 11.oo te bilardua.

Me 13.12.2001, duke folur me zedhenesin e M.P.Jashteme, zotin S.Gjoka, e njofton ate se “tani ne Tirane ka ardhur nje grup gazetaresh i televizionit rus. Ata do te jene ketu deri ne daten 18. Me 18 jane ne Pogradec dhe pastaj ne Maqedoni” dhe me sa nenkuptohet dy bashkebiseduesit lene te takohen ne oren 09.oo.

E. L. me 14.12.2001 i thote ne telefon S.R.: “Neser ne oren 08.30 ne Ministrine e Rendit do marrim dy pergjigje: Do marrim interviste apo jo me Ministrin e Rendit dhe e dyta si do behet per te shkuar tek ajo e Vlores per leje [eshte fjala per qendren nderkombetare te luftes kunder trafiqeve te paligjshme]. Nga konteksti merret vesh se fjala eshte per grupin e gazetareve Rus qe kane ardhur ne Shqiperi per te cilet S thote se do nisen ne mengjez heret, nga ora 7-8 dhe se do kthehen brenda dites. Ata lene te flasin perseri ne telefon ne ora nente pa nje çerek.

Sipas informacionit te dates 15.01.2002 rezulton se E L, bisedon në telefon me gazetarin A. M, nga TV “…”. E flet nga shtëpia e gazetarit S. R. A e lidh me TV “…”, ku jepet një intervistë e Zef Precit, të marrë në pyetje nga E.L, Zef Preçi flet për krizën energjitike dhe për Kryeministrin, që duhet të japë dorëheqjen për papërgjegjshmërinë e tij dhe për abuzimin, që po bën me votën e popullit.

Gazetari shqiptar i kërkon rusit 500 dollarë borxh
Sipas informacionit te dt.09.02.2002, S bisedon me E.L. te cilit i kerkon takim. E i pergjigjet se: “Une ne oren 11.30 do shkoj nga Partia Demokratike se do takoj Berishen”. – S ne dukje si i habitur pyet: “Ti me Berishen !”. – Une me nje mikun tim, konfirmon E.L. S.R i thote se do ta marre ne telefon ne oren 12.30 per te lene se kur do te takohen.

Nga informacioni i dt.13.02.2002 del se E.L. i ka thene ne telefon S.R.: “Dua te me besh nje nder, po te kesh mundesi. Ti e ke pare qe une kam blere ato mobiljet. Neser duhet te paguaj patjeter. Neqoftese ke mundesi ti…më duhen shume, 500 dollare…do te ti kthej ne fund te marsit.”- S. tregohet shume i gatshem duke i thene se s’ka asnje problem dhe lene te takohen te nesermen.

Me 17.03.2002, ora 14.48 S.R ka biseduar ne telefon me E.L dhe kane lene te takohen te Marten, ne oren 10.30.

Diten e marte, me date 19.03.2002, ora 10.32 ata kane folur perseri ne telefon dhe e kane lene qe ne oren dymbedhjete, te shkoje R tek puna e L per ta marre ate.

Rusi “rekruton” edhe shqiptarin nga Maqedonia

S. R ka folur ne telefon  me date 28.03.2002, ora 14.46 me E. L  ku e pyet: “ A e takove K.”?- Jam me K. ne kafe, pergjigjet E.- S vazhdon – Une isha atje. Kishte shume gazetare Maqedonas. Pyete A. K. a do te beje interviste per gazetaret Trajkovski?- Nuk e di ky, pergjigjet E, A do te shkoje nga ora gjashte aty dhe sot niset per ne Shkup.- S.R vazhdon, Si mund te takohem une me Ar. se nuk e njoh si fytyre. – Eshte me xhup te zi, thote E. Me poshte S thote se mua tani me duhet te bej urgjentisht nje material. Une jam me xhinse blu.

Ky, A., thote E, shkon shume mire me gazetaret Maqedonas dhe kane shetitur bashke sot. A eshte i gazetes “Fakti”. Takohuni ne oren gjashte. A bere perpjekje per Trajkovskin?

S. pergjigjet: “Bëra, por ai do te jape nje interviste te perbashket per gazetaret. Bisedova me drejtorin e shtypit ne ambasaden Maqedonase.

E.L. e fton duke i thene: “Hajde tek une dhe takohemi me Ar. tek lokali “London”.

Nderet
Në bisedën që R zhvillon me një burrë shqiptar më datë 19.10.2000 i thotë atij : “…Unë kam marrë një mesazh nga G. Ai propozon që unë t’ju ndihmoj me një dokument nga Rusia. Sot bisedova me konsullin dhe ai ka biseduar në Moskë, në Ministrinë e Brendshme. Të hënën ai do të marrë një fax nga M.P. Brendshme. Përfundon të gjithë punën me të ; me vulë, me nënshkrim dhe cfarë duhet. Të hënën ose të martën ju mund të vini për të marrë këtë lajmërim nga M.P. Brendshme, këtë fax. Ishte planifikuar që konsulli të priste një zarf nga Moska. Ai tani ka biseduar me një përfaqësues në Moskë dhe ata u morën vesh, që të dërgojnë një fax nga M.P. të Brendshme. Me këtë fax, konsulli do t’ju përgatisë një dokument me vulë dhe nënshkrim si ju duhet juve”.

Më datë 23.10.2000 S njofton në telefon burrin se : “…E kam parë letrën nga Moska. Të gjitha janë gati. Këtë letër duhet ta shikojë dhe Ambasadori. Pasnesër mund të vini ta merrni atë”. Pasi bien dakort që ky të shkojë të pasnesërmen në Ambasadë, S e pyet burrin nëse ka telefonuar G dhe i thotë se : “…Sot ose nesër do të përgatis një mesazh për G”.

Helikopterët
Gjatë një bisede që S.R. zhvillon me një burrë në Rusi, i thotë atij se: “…Ka një propozim nga miqtë e mi këtu. Është problem i nivelit të lartë. Këtu na duhen helikopterët tanë. Gjithsej 5. Mund t’i gjejmë nëpërmjet Ministrisë së Transportit. Propozojnë kontratë 3 vjeçare. Duhen helikopterët tanë dhe ekuipazhet tona. Duhen për të çuar postën, dhe pastaj njëri shkon në udhëheqje…Mund ta bëjmë nëpërmjet një firme vendase. Shteti nuk merret me këto. Duhet bërë propozimi”. Duke vazhduar të njëjtën bisedë më datë 05.11.2000, ata flasin për tipat e helikopterëve dhe mënyrën e marrjes së tyre (me qera, ose blerje). Megjithatë S. thotë se: “…Nesër unë do të takohem me atë personin dhe do ta përgatis shpejt për dy ditë se cfarë i duhet. Ky shqiptari do t’i bëjë të gjitha”. Gjatë muajit nëntor janë zhvilluar disa biseda ndërmjet S. dhe A., ku trajtohen problemet e situatës aktuale, si dhe flitet për lëvizjet që bën A. në disa rrethe të Shqipërisë, si dhe jashtë saj në Bullgari, Rusi etj.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm