‘Fitova 5.2 mln lekë në lloto’/Vettingu 'djeg' prokurorin e Apelit të Tiranës, Luan Kaloci

Prokurori i Apelit të Tiranës, Luan Kaloci është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi nuk kaloi Vettingun. 

Kaloci rezultonte me burime kontradiktore të pasurisë. Në deklarimin e bërë në vitin 2003 për blerjen e një dyqani ai ka specifikuar si burim të ardhurash 5.2 milionë lekë të fituara në baste sportive. Ndërsa në vitin 2017, për të njëjtën pronë, deklaronte të ardhura nga shitja e një banese në Elbasan. 

Trupa e KPK e përbërë nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja vendosi shkarkimin e prokurorit. Sipas IDKPI, gjyqtari Kaloçi nuk ka bërë deklarim të saktë të pasurisë, pasi ka mospërputhje me deklarimet në vite. KPK deklaron se ka mospërputhje pasi prokurori ka bërë deklarim të rremë, duke sqaruar se kishte fituar edhe një shumë prej 5,2 milionë lekësh në një loto sportive.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Kaloçi ishte pjesë e listës prioritare të Vettingut si njëri prej 19 kandidatëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjyqtari i paanshem: 05/07/2018 23:41

    Kur gjyqtaret dhe sidomos prokuroret qe jane mbrojtesit e ligjeve shkojne ne lloto baste dhe kazino po populli i thjeshte dhe sidomos rinia cfare duhet te bejne?

    Përgjigju
  • tiku: 05/07/2018 14:03

    Si mundet nje figure si prokurori te lauj ne lloto? qe ketu eshte I djegur. Vettingu te vazhdoje edhe te hipoteka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç e quan 'hipokrit' reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiç e quan 'hipokrit' reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës