Gjirokastër/ Turizmi nuk njeh stinë, 20 mijë të huaj më shumë se në 2017
Qyteti i Gjirokastrës është pjesë e destinacioneve për turistët e huaj, por ndryshe nga vendet e tjera Gjirokastra ka turizëm gjatë gjithë vitit. Numri i të huajve që kanë vizituar qytetin e gurtë është 20 mijë më shumë se viti 2017.
Numri i turistëve kryesisht ata të huaj, ka njohur rritje në 6 muajt e parë të këtij viti në qytetin e Gjirokastrës. Burime nga Drejtoria Rajonale Kulturës Kombëtare, Gjirokastër bëjnë të ditur se ka pasur një boom turistik në 6 muajt e parë të këtij viti, ku numërohen 20 mijë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar. Gati 80% e turistëve që vijnë në Gjirokastër janë ditor.
Interes të madh këtë vit ka pasur nga Europa Lindore dhe më shumicë nga Polonia, Rusia, Ukraina, Çekia etj. Ndërkohë që nga perendimi më shumë nga Mbretëria e Bashkuar, Austria, Gjermania, Italia. Turistët perëndimorë janë ata që bujtin 1 ose 2 ditë në qytet, duke zgjeruar vizitat jo vetëm në qytet, por edhe në sitet arkeologjike si në Teatrin e Adrianopolis dhe atë të Antigonesë.
Ndërsa kalaja e Gjirokastrës ngelet destinacioni nr. 1 i turistëve. Sipas drejtorit të Muzeumeve në kala, Besnik Shehu, turistët kanë shprehur shumë interes për historinë e qytetit, etapat e tij në periudha të ndryshme kohore.
Turistët që vijnë në qytetin e Gjirokastrës nuk janë thjesht turistë kalimtarë por janë turistë që kanë lexuar për historinë dhe kulturën e Gjirokastrës. Për 3 muzeumet që janë vendosur në kala, shfaqin një interes të veçantë. Duke hyrë në muze ata marrin informacion për historinë dhe emrin e qytetit.
Besnik Shehu, Drejtori i Muzeumeve, kalaja e Gjirokastrës
Ajo që mbetet më e ndryshme në Gjirokastër, krahasuar me vendet e tjera të vizitueshme të Shqipërisë, është fakti që është ka turistë në çdo periudhë të vitit, ndërsa numri i turistëve sa vjen e rritet çdo vit.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
26.9%
-
Keq
59.2%
-
Nuk e di
13.8%
Vota total: 412
Lajme të tjera
-
Turistët e huaj vizitojnë Gjirokastrën, 4 mijë në 3 muaj e parë të vitit! Operatorët turistikë: S’ka punëtorë, do marrim nga Lindja e Mesme
19 Prill, 15:41
-
Gjirokastër/ Nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 37-vjeçari, në automjet kishte 11 emigrantë
18 Prill, 13:01
-
Gjirokastër, ndalohet 'Jaguar' me dy thasë me kanabis brenda, me një makinë tjetër monitorohej rruga
16 Prill, 12:30
-
Digjet një dyqan në lagjen ’11 janari’ në Gjirokastër
13 Prill, 07:39
-
Tentoi të kalojë nga Kakavija pa deklaruar 25 mijë euro, vihet nën hetim 60-vjeçari
11 Prill, 14:23
-
Shqipëri, të ndërtosh një të ardhme përmes agroturizmit
7 Prill, 22:50
-
Fundjavë në bregdet, shqiptarët e Kosovës 'dynden' në Shqipëri! 16 mijë udhëtarë hynë nga Morina
7 Prill, 21:49
-
Policia në Shqipëri nis heqjen e 'varrezave' të makinave, por është edhe vetë në shkelje të ligjit
5 Prill, 22:06
-
Gjirokastër, lugina e Drinos mikpret lejlekët
4 Prill, 09:02
-
Doganierët grekë mbyllin grevën, hapen 4 pikat kufitare me Greqinë! Në Kapshticë mbi 3 km radha e kamionëve me mallra në pritje për të hyrë
4 Prill, 08:07
-
Tragjedia me 8 të vdekur në Këlcyrë, arrestohen 2 trafikantë nga Shkodra! Emigrantët nga Pakistani, identifikohen 3
3 Prill, 10:29
-
Greva e sindikatave greke, vijon edhe sot bllokimi në pikat kufitare me Greqinë! Nuk lejohet të kalojë asnjë makinë, vetëm këmbësorët
3 Prill, 08:54
Kush bashkiak do te jetë ai qe perfundimisht do ndaloje me rreptesi kalimin e makinave te te gjitha llojeve e tonazheve në Qafë të Pazarit? Aty te huajt ku ulen e marin dicka per te pushuar, mu aty fadroma e tonazhit te rëndë me gazra helmues u kalon tek kembet! Gjynah per vendin e për ne që heqim te zitë e ullirit nga klasa anadollake e fshatarsise qe qeveris vendin per 28 vjet!
Përgjigju