Gjysmëfinalet e Champions startojnë me Liverpool-Roma, ‘luftë’ për finalen

Mohamed Salah kundër Edin Dzeko, miq dhe rivalë për një mbrëmje që premton spektakël në “Anfield Road”. Gjysmëfinalet e Champions League startojnë sonte me superndeshjen Liverpool-Roma. Dy skuadrat që janë surpriza e këtij edicioni do të “luftojnë” për një vend në finalen e madhe të Kievit. Liverpool është gati dhe trajneri Jurgen Klopp i ka të gjithë futbollistët në dispozicion.

Salah vjen në këtë takim përballë ish-skuadrës së tij si lojtari më i mirë në Premier ndërsa formacioni është ai i zakonshmi me Salah-Mane dhe Firmino në sulm.Trajneri gjerman Jurgen Klopp vlerëson kolegun Di Francesco dhe thekson:

“Kjo e sotmja është një ndeshje speciale pasi shumë mendonin se gjysmëfinalja do të ishte City-Barcelona por jemi ne dhe Roma. Kjo është e drejtë pasi e meritojmë. Roma do të na e bëjë jetën e vështirë por ne do provojmë deri në fund për të arritur finalen”, e mbyll Klopp.

Me entuziazëm e ka përgatitur edhe Roma këtë takim.Di Francesco pritet të luajë me skemën 3-4-2-1 me Dzekon në majën e sulmit i mbështetur nga Under e Nainggolan.Trajneri Eusebio Di Francesco është optimist dhe pas Barcelonës është gati të përballet edhe me Liverpool:

“Nuk kemi përgatitur ndonjë plan special për Salah por duhet të luajmë si skuadër. E dimë mjaft mirë ku jemi dhe jemi të bindur se mund të shkojmë në finale”, nënvizon trajneri i verdhekuqve. Ndërsa të mërkurën luhet Bayern-Real gjysmëfinalja e dytë e Champions.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TA RRAS LALA: 24/04/2018 15:21

    O Faik un kam respekt për ty se shkruan pastër dhe drejt . Por me keqardhje Roma sot ha 5 petlla dhe kualifikimi me Barcelonën ishte fat se mëndjemadhësia e Barcelonës e kualifikoi Romën . Falemnderit për mirkuptimin.

    Përgjigju
  • Faik: 24/04/2018 13:04

    Ando Respekte ! Je Gazetar Fantastik! ROMA shkon në Finalen e Kievit ! ROMA kualifikohet dhe luan me BAYERNIN e MYNIHUT në Finale ! Parashikimi im Andi ka qenë që në Muajin SHKURT pa filluar gjashtëmbëdhjetëshet , dhe disa KOMENTUES thoshin që Ç'farë ke pirë O Faik ?!!?! A e mban mend O Ando? Po doli vërtet ROMA-BAYERN dhe ROMA ta fitojë CHAMPIONS , i bie që unë të jem Profet Ando !!!!!! Megjithatë ISHALLA AS ROMA fiton CHAMPIONS LEAGUE dhe nuk ka rëndësi se me kë do luaj në FINALE Bayern apo Real Madrid !!! FORZA AS ROMA ! FORZA ROMA ! FORZA ROMA ! FORZA ROMA ! ROMA all way ! VERDHË e KUQ

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm