“Hemorragjia” e këshilltarëve, Kryemadhi: S’i caktuam unë dhe Meta, njerëz të ulët, i zgjodhën deputetët!

“Hemorragjia” e këshilltarëve, Kryemadhi: S’i caktuam unë dhe Meta, njerëz të ulët, i zgjodhën deputetët!

Monika Kryemadhi ne Report TV

Lidhur me “hemorragjinë” e largimeve të këshilltarëve bashkiakë nga radhët e LSI për të kaluar te PS, Kryemadhi i “lau duart”, duke ia lënë këtë përgjegjësi deputetëve të partisë së saj dhe duke konsideruar se qe një mungesë vëmnedjeje nga ana e saj dhe e Ilir Metës, i cili gjatë kohës kur ishte kryetar parlamenti, sipas Kryemadhit ishte shumë i zënë me reformën në drejtësi.

Kryemadhi tha se mes njerëzit e caktuar në lista kanë qenë me nivel të ulët.

Ky është një teatër i vjetër. U këkroj falje të gjithë votuesve të LSI, për listat e këshilltarëve të përgatitura më parë, qoftë nga deputetët apo strukturat e LSI, për vendosjen e njerëzve që jo vetëm që nuk përfaqësojnë LSI, por nuk përballojnë dot as presionin politik, por edhe për nivelin e tyre të ulët.

Kemi parë këshilltarë, apo dhe deputetë të ikin, por të largohesh për evazionin rus apo kinez, kjo është qesharake, edhe vetë socialistet janë tallur me ta. Nga 54 të larguar, vetëm 20 janë të LSI, të tjerët kanë qenë këshilltarë nga parti të tjera, që kanë thënë se janë të LSI. Në Laç nga të larguarit asnjë nuk ishte nga të LSI. Në Belsh, këshilltari i larguar është nipi i Luan Duzhës, deputet i PS, nuk është i LSI. Kanë dashur të krijojnë një lloj hemorragjie, sikur baza është kundër LSI. Këto janë gramat e fundit të një partie politike që s’ka më argumenta për të dhënë dhe do të shmangë vëmendjen, nga rritja e taksave për biznesin e vogël, e ujit e energjisë eleltrike dhe e rrugës së Kukësit.

LSI qëndroi 8 vjet në pushtet, rreth saj a u grupuan pragmatistë për t’u punëusuar?

Lista e këshilltarëve i bënë deputetët. Metë ishte kryetar Parlamenti, po merrej me reformën në drejtësi, kështu që listat janë si lista të bëra pa vëmendje, që ky është një nga gabimet më të mëdhaja. Shqiptarët sot kanë nevojë për punë, për ushqimin e fëmijëve, dhe jo kush iku e kush erdhi.

  

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Highlanderi: 10/04/2018 18:41

    Baxhella e politikes shqiptare

    Përgjigju
  • Donela: 10/04/2018 15:08

    Monika duhet ta dish se je turpi i politikes shqiptare,nje merite te madhe ka Edi Rama qe i ka vene ne nje pozicion qesharak te dy Mona flet e Like Floriri e kundershton,qesharak gjer ne neveri per te dy.

    Përgjigju
  • Lavdosh: 10/04/2018 00:26

    Kjo po bene diversion. Komenti per keshilltaret si njerez te deputeteve, tregon se kjo ka nje problem te madh me disa deputete te grupit dhe gjen kete rast ti sulmoje. Pa deputetet, ish ministra te cilet kane para do ta kete te veshtire tkurrjen e metejshme LSI. SHPK hajdutASH

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 09/04/2018 23:40

    Do te lene cullak, nudo krejt partine, do te largohen te gjithe.

    Përgjigju
    • ce: 10/04/2018 10:31

      jo do ta lene vetem me grupin e sharebajgave kejdi dhembecakallja, floida kerpacja dhe nora shpifaraken etj,,,,,

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

 Ndërtuan 7 vila me dokumente të falsifikuara, Prokuroria e Tiranës merr të pandehur 10 persona! Sekuestrohen ndërtimet

Ndërtuan 7 vila me dokumente të falsifikuara, Prokuroria e Tiranës merr të pandehur 10 persona! Sekuestrohen ndërtimet