Sergei Skripal, i cili është 66 vjeç, iu dha strehim në Mbretërinë e Bashkuar pas një “shkëmbimi spiunësh” midis SHBA dhe Rusisë në vitin 2010.
Një burrë 66 vjeç dhe një grua 33 vjeç u raportuan të sëmurë në një qendër tregtare në Salisbury. Subastanca nga e cila janë helmuar personat është e panjohur.
Policia në fillim dyshoi për ndonjë krim të mundshëm por pas hetimeve paraprake në trupin e tyre nuk kishte lëndime të dukshme, por ishin gjetur pa ndjenja në qendrën tregëtare Maltings.
Një numër vendesh në qendër të qytetit u mbyllën , po ashtu edhe departamenti A & E. Skripal, i cili është një kolonel ushtarak i inteligjencës ruse në pension, u burgos për 13 vjet në 2006 për spiunazh për Britaninë.
Ai u dënua për dhënien e identitetit të agjentëve të inteligjencës ruse që punonin në fshehtësi në Evropë tek Shërbimi Sekret i Inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar, MI6.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com
