Ish-e dashura e Ronaldos ‘rizgjon’ çështjen e përdhunimit: Përbindësh, do të të zbuloj fytyrën e vërtetë

Ish-e dashura e Ronaldos ‘rizgjon’ çështjen e përdhunimit: Përbindësh, do të të zbuloj fytyrën e vërtetë

Jasmine Lennard, Kathryn Mayorga dhe Cristiano Ronaldo

Një nga ish-të dashurat e e futbollistit të njohur i ka dalë në mbrojtje Kkathryn Mayorgas, 34-vjeçares e cila e akuzoi Cristiano Ronaldon për përdhunim. Me anë të statuseve në rrjetet sociale, Jasmine Lennard është shprehur se ylli i Juventusit është “psikopat” dhe “përdhunues”.

Ajo është zotuar ta ndihmojë femrën që e akuzon atë për përdhunim në vitin 2009. “Kam informacione dhe besoj se do të ishin të vlefshme për rastin tuaj, do të më pëlqente të ju ndihmoja. Do të bëjë gjithçka për ta ndihmuar Kathryn Mayorgan. Kontakto me mua Kathryn, do të të ndihmojë,”- shprehet Jasmine drejtuar Mayorgas.

Lennard ka dalë me ish-lojtarin e Manchester United dhe Real Madridit dhjetë vjet më parë, por zbuloi se ka komunikuar me të gjatë 18 muajve të fundit. Ajo rrëfen se posedon “qindra mesazhe prej tij, tregime të pushtimeve seksuale që pasqyrojnë Mayorga-n. Koncepte në thellësi, ku ai pranon çështje serioze të shëndetit mendor”.

“Fjala JO nënkupton JO, fjala STOP nënkupton STOP. Nëse kryeni marrëdhënie me një femër që bërtet duke iu kërkuar të ndaleni, ju jeni përdhunues dhe përbindësh… dhe nuk më intereson se sa mirë e godisni topin apo edhe këndoni. Ai ka probleme mendore. E gjithë jeta e tij është gënjeshtër, ai është psikopat,”- vijon më tej Jasmine.

33-vjeçari Ronaldo është akuzuar për përdhunim nga Mayorga e cila e akuzon se në vitin 2009, pa dëshirën e saj futbollisti ka kryer marrëdhënie seksuale me të në një hotel në Las Vegsa. Policia po heton këtë ngjarje duke grumbulluar prova, por media kishte rënë në heshtje në lidhje me këtë çështje, deri kur Jasmine Lennard e ‘rizgjoi’ sërish.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës