Kadastra fiskale shtyhet për në shtator, nuk kapet afati
Nuk arrihet afati për krijimin, deri më 1 prill, të kadastrës fiskale, që do të përcaktonte në mënyrë të hollësishme se sa duhet të paguahet në formën e taksës mbi pronën e patundshme (ndërtesa). Ministria e Financave ka dhënë një afat të ri.
Nuk arrihet afati për krijimin, deri më 1 prill, të kadastrës fiskale, që do të përcaktonte në mënyrë të hollësishme se sa duhet të paguahet në formën e taksës mbi pronën e patundshme (ndërtesa). Ministria e Financave ka dhënë një afat të ri, muajin shtator.
Kadastra fiskale është një projekt ambicioz në reformimin e taksës së pronës, i cili synon t’i sjellë më shumë të ardhura pushtetit vendor. Por parashikohet që vitet 2018 dhe 2019 do të shërbejnë si vite tranzicioni, edhe për edukimin e qytetarëve me formulën e re të taksimit të pasurive të paluajtshme.
Këtë vit, taksimi do të fillojë me ndërtesat, ndërkohë që toka bujqësore dhe toka truall do të taksohet me modelin e vjetër. Qeveria ka zyrtarizuar tashmë se shkalla e taksës mbi ndërtesat, e cila aplikohet si përqindje e bazës së taksës, është 0.05% për ndërtesën ku taksapaguesi ka banimin e përhershëm, ose zakonisht banon dhe 0.20% për ndërtesën që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike. Taksën për ndërtesën duhet ta paguajnë individët, personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, pronarë të pasurive të paluajtshme, pavarësisht nga niveli i shfrytëzimit të këtyre ndërtesave.
Ndërkohë, bashkitë kanë në dorë që të ulin me 30-35% vlerën e taksës së pronës, e cila nga 1 prilli hyn në fuqi me formulën e re, atë të përllogaritjes mbi bazën e vlerës së tregut dhe jo mbi sipërfaqe siç ka qenë deri më parë. Kjo, duke u nisur edhe nga pozicioni edhe nga largësia.
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
26.9%
-
Keq
57.1%
-
Nuk e di
16%
Vota total: 268
Lajme të tjera
-
'Nikaj ka probleme', Ivan Gvozdenovic: Skënderbeu ia del me tifozët për në 'Final 4'
26 Prill, 11:48
-
VIDEOLAJM/ Protesta e opozitës të Bashkia e Tiranës, Policët gati me fikës zjarri
26 Prill, 11:41
-
12 mijë € për një leje për shfrytëzim plazhi dhe 7.500 për të mos prishur objektin në Ksamil, SPAK dërgon për gjykim 2 ish-zyrtarë të IKMT në Sarandë
26 Prill, 11:35
-
FOTO me dron/ Një grusht militantësh të Rithemelimit e PL protestë para Bashkisë së Tiranës
26 Prill, 11:35
-
CAS rrëzon FIFA-n, KF Erzeni kursen 120 mijë euro
26 Prill, 11:32
-
Blinken takohet me presidentin kinez Xi Jinping: SHBA dhe Kina duhet të jenë vende partnere dhe jo rivale
26 Prill, 11:27
-
Teatri i Gjilanit me 'Tartufin' në ArTurbina! Studentët e kantos, koncert tek 'Artet'! Primo Shllaku në Shtëpinë Studio Kadare!
26 Prill, 11:24
-
U vra në burgun e Peqinit, vërtetohet se trupi në morg është i Arben Lleshit! Nëse familja refuzon, varroset nga bashkia
26 Prill, 11:20
-
Bashkia e Tiranës dhe ambasada franceze nënshkruajnë marrëveshjen në fushën e industrive kreative
26 Prill, 11:18
-
Volejboll meshkuj/ Tirana prek titullin, fiton edhe derbin e dytë me Partizanin
26 Prill, 11:17
-
Vdes foshnja që u nxor e gjallë nga barku i nënës së vdekur! Ishte kthyer në simbol të shpresës në Gaza
26 Prill, 11:13
-
Tatimi për profesionet e lira, Tabaku: Goditet shtresa e mesme, taksë që cenon Kushtetutën
26 Prill, 11:10