Kaloi vettingun, komisioneri publik: Të rihetohet gjyqtari Edmond Islamaj

Gjyqtari i lartë Edmond Islamaj

Komisioneri publik rrëzon vettingun e kryer për gjyqtarin e lartë Edmond Islamaj dhe kërkon nga kolegji i posaçëm i apelimit të rihap procesin ndaj këtij gjyqtari.

Sipas komisionerit publik ankimi i të cilit është depozituar këtë të enjte për kalimin me sukses të vettingut nga gjyqtari Islamaj, verifikimet ndaj këtij subjekti janë bërë të paplota.

Në listën e verifikimeve të paplota komisioneri publik përmend transferta parash brenda e jashtë vendit si dhe dyshimet për një apartament e një dyqan në Vlorë, të cilat nuk janë hetuar plotësisht nëse lidhen apo jo me gjyqtarin Islamaj dhe bashkjetuesen e tij S.T.

Një tjetër gjetje e komisionerit publik në lidhje me pretendimet se gjyqtari Islamaj s’duhet të kalonte vettingun pa një hetim të plotë, është dhe një kontratë huamarrje e vjerrit të tij me një person tjetër në vlerën e 3 milion lekëve, ku personi i pyetur nga komisioneri publik e mohon dhënien e këtij borxhi.

a.me./f.g.
Komento

Komente

  • Turi: 12/07/2018 18:35

    Njeri i lidhur me 2 banda të Durrsit. Ato e thërrasin si ushtar këtë kur ka hall Plarent Dërvishi dhe Laze Hasani.

    Përgjigju
  • altin tani: 12/07/2018 18:28

    o po i bini kokes te gjith ketyre se jane te gjith te korruptuar e kane mare pare nga vrases per ti nxjer nga burgu si hajdute. keta i kane duart me gjak si gjith ata kriminele qe kane liruar kundrejt parave qe kane mare.......

    Përgjigju
  • Adi: 12/07/2018 17:07

    Ishte skandal qe ky e kaloi Vetingun. Mire qe paska edhe nje mekanizem tjeter kontrolli qe e kapi kete problem dhe e kalon per ta shqyrtuar edhe nje here

    Përgjigju