POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Kundër TVSH-së, biznesi i vogël protestë në Fier, deputeti i PD: Qeveria të tërhiqet

FIER-Biznesi i vogël i mbështetur nga opozita protestuan sërish sot para Prefekturës dhe Tatimeve duke kërkuar anulimin e vendimit për përfshirjen në skemën e TVSH. Protestuesit kërkojnë që qeveria të tërheqë vendimin, pasi i dërgon drejt falimentit. Në protestë për të mbështetur biznesin e vogël ishin edhe përfaqësues nga Partia Demokratike dhe LSI.






Deputeti i PD, njëherësh edhe kryetar i degës në Fier Luan Baçi u shpreh në një prononcim për Report Tv se sot në protestë janë të gjithë pa dallim, të majtë dhe të djathtë. Javën e kaluar u zhvillua protesta e parë e biznesit të vogël në disa qytete në vend, që kulmoi me uljen e qepenave për një orë.

Jemi në mbështetje të biznesit të vogël, protesta është organizuar nga vetë biznesi para prefekturës për të kundërshtuar përfshirjen në skemën e TVSH, por jemi edhe për të denoncuar padrejtësitë dhe korrupsionin e tatimorëve. Në Fier janë 4166 biznese të vogla, nga këta deri 500 janë futur, ndërsa pjesa tjetër do të futen pjesë- pjesë duke i mashtruar. Ka raste që janë futur biznese me xhiro më të madhe dhe ato me xhiro më të vogël janë lënë jashtë. Biznesi është i gjithë në protestë deri në anulimin e përfshirjes së taksës. Në protestë janë të gjithë të majtë dhe të djathtë. Do të dorëzojmë licencat, mosbindje civile nuk do të paguajmë taksat.

Deputeti i PD, njëherësh edhe kryetar i degës në Fier Luan Baçi

d.ba./b.ha.
Komento

Komente

  • 007: 16/04/2018 17:27

    Ti ore deputet koke qyp,me pare se te kerkosh dorheqjen e qeverise ,se ste pelqen ty me pare bej qe Fieri tju votoi ju.Jo te dini 10-11 me 5-6.Bisnesi ta paguaj tvsh qe cke me te.Se ne markete e gjen 1 kg sheqer me 55 lek,1 kg vaj 130 etj.kurse ata e mbajn 90 dhe 180 lek.E sa esa artikuj te tjere qe i mbajn gati 40% me teper.

    Përgjigju