Fushë-Krujë/ Jepte para me fajde, gjendet i groposur me 2 plumba në kokë Kejsi Hysa

Fushë Krujë- Gjendet i groposur Kejsi Hysa, i zhdukur prej 9 ditësh. Report Tv mëson se Hysa është gjetur i groposur pranë një përroi në afërsi të varrezave të Niklës. Kejsi Hysa, njihej ndryshe edhe me emrat Eljon Hysa dhe Sahit Hysa. 

Banorë të zonës i kanë thënë grupit hetimor se viktima njihej ndryshe si “Tik Fajdexhiu”, pasi jepte para me përqindje.

Pak ditë më parë familja e 34-vjeçarit denoncoi zhdukjen e tij dhe hodhi dyshime se i riu mund të jetë vrarë. Kejsi Hysa, me origjinë nga Laçi i akuzuar për një vrasje në Sarandë në 2015-në, i fshihej policisë. Ai prej kohësh qëndronte në një  banesë në fshatin Nikël, për të mos u arrestuar. Por në datën 5 korrik ka dalë nga banesa dhe më pas nuk është rikthyer më.

Kejsi Hysa u vra  dhe më pas u gropos pranë varrezave të fshatit Nikël, në mënyrë që trupi i tij të mos zbulohej.

Policia e Laçit në bashkëpunim me policinë e Durrësit ka gjetur trupin e Hysës në sajë të sinjalit që kishte lëshuar telefoni i viktimës për herë të fundit.

2 janë personat e dyshuar si autorët e kësaj ngjarjeje. Njëri prej tyre, pronari i mobilerisë, Hysni Ramaj, 31 vjeç është shoqëruar në Komisariatin e Krujës. 

Mësohet se vrasja e Hysës nuk ka lidhje me ngjarjen e vitit 2015 në Sarandë. Dyshohet se vrasja është kryer për shkak të borxheve që njëri nga autorët i kishte viktimës.

Ngjarja e vitit 2015

3 vite më parë, Kejsi Hysa ka vrarë Edmond Theodhorin. Së bashku me Enkeled Hysa, Ajman Zyba nga Laci dhe Ylli Reçi, Kejsi Hysa ka rrahur dhe më pas ka qëlluar me pistoletë biznesmenin, pas një konflikti që ky i fundit kishte me dy persona të tjerë. 

Sapo e kanë parë, kanë rrethuar mjetin dhe i kanë thyer xhamat me shkop bejsbolli dhe me qytën e pistoletës, ku pas Kejsi Hysa i është afruar dhe ka qëlluar një herë me armë zjarri në drejtim të 32-vjeçarit Edmond Theodhori, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Për këtë ngjarje, Policia arrestoi në atë kohë Enkelejd Hysën, Ylli Reçin dhe Ajman Zybën, por 34-vjeçari Kejsi Hysa nuk u gjet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:01
Pamje nga banesa dhe mobileria e autorit të dyshuar për vrasjen e Kejsi Hysës/VD

Report Tv ka siguruar pamje nga banesa dhe mobileria e njërit prej autorëve të dyshuar si vrasësi i 34-vjeçarit Kejsi Hysa në fshatin Nikël të Fushë-Krujës.

Në pamjet duket se banesa e Hysni Ramajt dhe mobileria e tij ndahen në pak metra nga njëra-tjetra.

Banesa dhe mobileria e autorit të dyshuar

Ora 19:13
Foto-Ekskluzive/ Vendi ku ishte groposur Kejsi Hysa

Detaje të reja kanë dalë për vrasjen e Kejsi Hysës ose siç njihet ndryshe “Tik Fajdexhiu” në Nikël të Fushë-Krujës.

Report Tv ka arritur të sigurojë një foto nga vendi ku u gropos 34-vjeçari pasi u qëllua me plumb në kokë nga dy autorët, Hysni Ramaj dhe A.T.

Fotoja është shkrepur pak para se Policia të niste gërmimin për të gjetur trupin e viktimës.

(Foto nga vendi i ngjarjes)

Ora 18:43
Zbulohen detajet/ ‘Tik Fajdexhiu’ u vra për 8 mijë €, udhëtimi në Fier me autorin e vrasjes

Report Tv ka arritur të zbulojë të tjera detaje nga vrasja e 34-vjeçarit, Kejsi Hysa. Mësohet se 34-vjeçari i kishte dhënë 8 mijë euro para me fajde, autorit të dytë të dyshuar, shtetasit me inicialet A.T.

Burime nga grupi hetimor i thanë Report Tv, se disa ditë përpara vrasjes, Hysa ngulmonte që t’i ktheheshin paratë.

Shtetasi A.T, i ka thënë që nuk ndodhej në Nikël por kishte shkuar tek e motra në Fier.

Viktima Kejsi Hysa shkon në Fier me makinën e tij dhe takohet me A.T., nga ku kanë nisur udhëtimin drejt Niklës.

Në Nikël Kejsi Hysa dhe A.T., kanë marrë në makinë autorin  tjetër të vrasjes, shtetasin e identifikuar si Hysni Ramaj.  Ata më pas i janë drejtuar vendit të vrasjes, ku dhe kanë ekzekutuar 34-vjeçarin, Kejsi Hysa.

Si u gjet trupi?

Për herë të fundit telefoni i tij ka dhënë sinjal pranë përroit ku u gjet trupi. Një tjetër detaj për ngjarjen është dhe fakti se ditën e djeshme, Kejsi Hysa, kishte seancën gjyqësore në gjykatën e Sarandës. Gjyqi është shtyrë pasi nuk kishte mbërritur një letër porosi për ngjarjen e 2015-ës, ku Hysa vrau biznesmenin Edmond Theodhori.

Ora 17:48
Report Tv zbulon emrin, kush është autori i dyshuar i vrasjes së Kejsi Hysës (Emri)

Report Tv ka arritur të mësojë emrin e autorit të dyshuar të vrasjes në Nikël të Fushë-Krujës.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori i shoqëruar në polici është Hysni Ramaj. Autori është shoqëruar në polici aty ku mësohet  se është në gjendje shoku.

Burimet gjithashtu bëjnë me dije se viktima kishte fshehur makinën e tij në Fier. 

Ora 17:29
Hetimi: Kejsi Hysa njihej si “Tik Fajdexhiu”, jepte para me kamatë (Detaje të reja)

Report Tv zbulon se viktima njihej si “Tik Fajdexhiu”, pasi jepte para me përqindje.

Kejsi Hysa u gjet i groposur në afërsi të një përroi afër varrezave në Nikël të Fushë-Krujës.  Për banorët e zonës ai njihej me pseudonimin “Tik-Fajdexhiu”. Hetuesit kanë zbuluar se se Kejsi Hysa, ishte ipërfshirë në dhënien e parave me fajde dhe shitje droge.

Një prej pistave ku po hetohet është dhënia e parave me fajde personave të zonës ose edhe në qytete të tjera. Kejsi Hysa, ishte me origjinë nga Laçi, por pas ngjarjes në Sarandës, ku u shpall në kërkim, strehohej në zonën e Niklës.

Po të njëjtat burime i thanë Report Tv se pistoleta e gjetur së bashku me një pushkë, në afërsi të vendit të ngjarjes është arma me të cilën u ekzekutua 34-vjeçari.

Si shkoi policia deri tek autorët?

Burime nga grupi hetimor sqaruan se fillimisht janë analizuar tabulatet telefonike të disa ditëve përpara se ai të zhdukej dhe se telefoni për herë të fundit kishte lëshuar sinjal, pikërisht nga zona e Niklës.

Po ashtu, grupi hetimor ka kqyrur disa kamera sigurie të zonës nga ku ka ndërtuar lëvizjet e fundit të viktimës Kejsi Hysa.

Mwsohet se gjatw kontrolleve qw policia ka bwrw nw banesat e dy autorwve tw dyshuar janw gjetur sende personale tw viktimws. 

Ora 17:16
Dalin detajet/ Kejsi Hysa la takim me autorin e dyshuar, “lidhja” me mobilerinë

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e 34-vjeçarit Kejsi Hysa në Nikël të Fushë-Krujës.

Mësohet se Kejsi Hysa, kishte marrë me qira një dyqan në Nikël. Ditën kur u zhduk në 5 korrik ka lënë një takim me telefon me një nga autorët e dyshuar. Hysa kishte lenë takim me H.R, pronar mobilerie, i shoqëruar tashmë në Polici dhe në gjendje shoku.

Pas ditës së takimit, Hysa u zhduk dhe familja e denoncoi si të zhdukur në Polici.

Personi në fjalë ka pohuar në polici se ata kishin lenë takim, por Hysa nuk kishte shkuar, duke mohuar kështu një takim mes tyre.

Ora 16:38
Burime për Report Tv: U vra me 2 plumba në kokë

Detaje të reja kanë dalë pas gjetjes së trupit të Kejsi Hysës në Nikël të Fushë-Krujës. Report Tv ka mësuar se autorët e vrasjes u zbuluan nga përgjimet telefonike.

Pas zhdukjes policia vuri në përgjim disa persona për të zbuluar autorët e rrëmbimit. Në një ferrë pranë varrezave është gjetur një pushkë dhe një pistoletë. Burime nga grupi hetimor pohuan për Report Tv se 34-vjeçari Kejsi Hysa është gjetur i vrarë me 2 plumba. Më pas dyshohet se autorët e kanë groposur trupin e tij. Autori i dyshuar, i ndaluar tashmë nga policia mësohet se ndodhet në gjendje shoku.

Burimet thonë se të dy autorët e dyshuar janë nga fshati Nikël i Fushë-Krujës.

Ora 16:21
Policia jep detaje: Ja si e gjetëm të varrosur (Video)

Policia e Durrësit njofton se për vrasjen dhe groposjen e 34-vjeçarit, Eljon Hysa është shoqëruar në Komisariatin e Krujës, një shtetas i identifikuar si Hysni Ramaj, 31 vjeç si një nga autorët e dyshuar. Në kërkim është shpallur edhe një tjetër person, i shpallur në kërkim me inicialet A.T.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës , Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, zbardhin vrasjen e shtetasit K.H.

 

Sot, më datë 14.07.2018 Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me Efektivët e Sektorit të Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, pas një hetimi disa ditor  kanë bërë të mundur gjetjen e shtetasit K.H. 34 vjeç, banues në Laç, të shpallur të humbur, i cili dyshohej se ishte vrarë.

Nga tërësia e veprimeve u bë e mundur gjetja e tij, i varrosur (fshehur) në fshatin Shelqet, Krujë.

Si rezultat i veprimeve hetimore të specializuara dhe të mirëorganizuara u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar.

U ndalua shtetasi:
• Hysni Ramaj 31 vjeç, banues në Nikël, Krujë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e  shtetasit A. T. 

Dy shtetasit e mësipërm,në bashkëpunim me njëri - tjetrin, më datë 05.07.2018,  për motive të dobëta, dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin K. H. , person në kërkim për kryerjen e veprave penale "Vrasja me paramendim në bashkëpunim" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar provat shkencore si më poshtë :

• pushkë model 56, kalibrit 7.62 mm me një krehër me 11 fishekë të kalibrit 7.62 mm, model 56; 

• pistoletë e markës “Berreta”, kalibri 9 mm, me një krehër me 8 fishekë (dyshohet të jetë e viktimës);

• një automjet tip "Golf" (dyshohet se i përkasin viktimës);

• sende personale si: një varëse floriri, një orë dore (dyshohet se i përkasin viktimës)

• një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Vrasja me dashje" , "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Fshehja dhe asgjësimi i kufomës " parashikuar nga nenet 76, 278/2 - 25 dhe 303 të Kodit Penal.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Njeriu i protestave: 14/07/2018 21:28

    Sa e ka perqindjen tani te vorri Haha paska vra ..paska qene i lire Jepka dhe pare me fajde

    Përgjigju
  • Quku: 14/07/2018 20:43

    Jepte para me fajde dhe kerkohej nga policia?apo parat e fajdeve ndoshta jua jepte shefave ose inspektorit te zones per mos tu kapur se nuk ka sesi tjeter,ky eshte vetingu qe duhet te bohet sa me shpejt ne polici ,ose te shkarkohen gjith ato drejtuesa maskarej se nen hunden e tyre ai ka punuar pa u trazuar nga keto hajduter.

    Përgjigju
  • Jo ashtu po keshtu: 14/07/2018 19:03

    Kush ka vrare dote vritet nuk ka kute shkojne nuk ta fal kush gjakun

    Përgjigju
  • Pig: 14/07/2018 18:16

    Te thuash shtet i dhjere eshte pak Me burgim te perjeteshem dhe rrinte ne shtepi dhe jepte dhe pare me fajde

    Përgjigju
  • Bim: 14/07/2018 18:10

    Fshihej ne banesen e tij, hahahahahahah shtet bananesh, popull turli

    Përgjigju
  • Toni: 14/07/2018 17:46

    Lereni te lire vrasesin se nder i beri ketij vendi duke hequr qefe nje mbeturine te shoqerise shqiptare...

    Përgjigju
  • lulimiri: 14/07/2018 17:01

    I kerkuar per vrasje rrinte i qete ne shtepi. Policia qe duam. Vend mafioz, ne Nikel duhet hedhur bomba berthamore ta shuajne si zone.

    Përgjigju
    • Fred: 18/07/2018 15:29

      Pse o trim duhet shujt Nikla ime??

  • lupi: 14/07/2018 16:15

    sa mire e paska gjetur te mamit. po shteti legen si nuk e arreston dot apo se gjenin dot. qe nga ky moment po te ket shtet dhe qe info eshte i sakt qe ky legeni eshte fshehur ne shtepine e tij duhet te pezulloje dhe ti arrestoi te gjith punonjesit e policise te zones dhe e shohin te tjeret si behet puna e shtetit . po shtet legen vetem per te marre rrogat jan polica te korruptuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)