Laç, zhduket prej 4 ditësh i riu i dënuar për vrasje në 2015, familja: Dyshojmë se e kanë vrarë

LAÇ-Prej katër ditësh një 34-vjeçar është shpallur i zhdukur nga familja. Ai është Eljon Hysa nga Nikla e Fushë Krujës, ndërsa prej vitit 2015 është në kërkim nga policia, pasi është dënuar në mungesë për një vrasje në 2015 në Sarandë pas një konflikti. Denoncimi është bërë nga i ati, i cili ka deklaruar se ‘djali më tha kur doli nga banesa se do të shkonte të takonte dikë për një punë, por më pas nuk është përgjigjur më në telefon’.

Familjarët e Hysës kanë denoncuar rastin duke kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e djalit të tyre, ndërkohë që prej tre vitesh i fshihet drejtësisë.  Eljon Hysa, rezulton i shpallur në kërkim nga policia si bashkëpunëtor në vrasjen  e Edmond Theodhorit në datë 10 korrik të 2015 në Sarandë.

Mbrëmjen e djeshme ish-kryeministri Berisha publikoi një mesazh nga qytetari dixhital, që sipas tij ia kishin dërguar familjarët e të riut. Referuar mesazhit që publikoi Berisha, xhaxhai i të zhdukurit thotë se dyshojnë se mund të jetë vrarë, ndërsa akuzojnë policinë se nuk reagon.

Zhduket prej 5 ditesh ne zonen e Nikles i riu Keisi Elion Hysa, narkopolicia hesht per krimin! Lexoni mesazhin e familjarit dixhital.sb “Zoti berisha jam nje qytetar nga laci me emrin asllan hysa kam nje problem te jashtzakonshem me dat 5 ora 9:30 kq humbur kontaktet cuni vllajt me emer keisi elion hysa ne zonen e nikles fushkruj dyshoj qe edhe mund te jet vrare policia e shtetit nuk po reagon fare qe nga data 6 korrik eshte eshte bere denoncimi ne komisarjatin e lacit edhe nuk reagojne as laci as kruja ju lutem me ndimoni se spo gjem zgjidhie. Faleminderit”

Sali Berisha

Sipas hetimeve nga organet e drejtësisë asokohe,Theodhori fillimisht është konfliktuar me Gani Hysën dhe Keivi Hysën, xhaxha dhe nip. Një ditë pas përplasjes fizike, më datë 10 korrik, rreth orës 01:00 autorët e dyshuar pasi kanë vënë në dijeni në lidhje me konfliktin edhe Eljon Hysën dhe shokët e këtij të fundit janë ndeshur me sarandjotin duke e rrethuar dhe vrarë. E ndërsa disa nga autorët e krimit janë arrestuar dhe dënuar, Eljon Hysa ishte ende në kërkim.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iliri: 11/07/2018 10:19

    Policia ka 3 vjet qe e kerkon dhe se ka gjetur dot deri tani qe ka qene ne shpi , nga ta gjeje tani qe ka ikur dhe nga shpia

    Përgjigju
  • Ledio: 10/07/2018 17:36

    Po ka vrare fene ja kane luajtur .

    Përgjigju
  • Qoqja: 10/07/2018 15:16

    ISH PRESIDENTI YNE MBRON KRIMINELIN SE I TILLE ASHT DHE VETE .TE VRET NATEN DHE QAN DITEN .PO U MORE ME ATE VELLA KOKEN E KANDILIT DO GJEJSH MOS SOT MOT .TE FALA PLAKUT DIXHIM*T.

    Përgjigju
  • VALA E DETIT: 10/07/2018 12:07

    NJE M.. MALOKU ME PAK.ME I PASTER MJEDISI KU JETOJME.NJE SAL HALE ME PAK ME TE QETE JEMI.

    Përgjigju
  • Qytetari digjital: 10/07/2018 11:18

    Pse nuk e denoncoi ne polici sa ishte gjalle dhe ishte ne kerkim prej tyre? Le t'ia gjej Berisha mqse e kane orakullin e tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zbardhet kërkesa e opozitës dërguar ‘Kushtetueses’ për mandatin e Xhaçkës: Të përcaktohet mënyra kushtetuese si zgjidhet ky konflikt

Zbardhet kërkesa e opozitës dërguar ‘Kushtetueses’ për mandatin e Xhaçkës: Të përcaktohet mënyra kushtetuese si zgjidhet ky konflikt