Aksioni i Tatimeve për sezonin turistik, 2 mijë subjekte me shkelje, 75.2 mln lekë gjoba

Aksioni i Tatimeve për sezonin turistik, 2 mijë subjekte me shkelje, 75.2 mln lekë gjoba

Inspektor Tatimor gjatë kontrolleve në bregdet

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë një bilanc të masave të marra për sezonit turistik. Në fokus të aksionit ishte ulja e evazionit fiskal, rritja e të ardhurave tatimore, regjistrimi i të punësuarave dhe ndërgjegjësimi për tërheqjen e kuponit tatimor.

Për periudhën Qershor-Korrik sektori i hetimit tatimor kontrolloi 5040 subjekte, nga të cilat 2 mijë u konstatuan me shkelje. Masat administrative për këto shkelje shumohen në 75.2 milionë lekë.

Ndërkohë rreth 200 subjekte janë detyruar të regjistrohen në organet tatimore pas konstatimit se ushtronin veprimtarinë, kryesisht akomoduese, në mënyrë informale. Në sektorin e punësimit, formalizimi solli si rezultat regjistrimin si të punësuar të mbi 14 mijë individëve, pjesa më e madhe në Drejtorinë Rajonale Tatimore Durrës (5,458), DRT Vlorë (3,377) dhe DRT Sarandë (2,208).

Në total, numri i tatimpaguesve të konstatuar me punonjës të padeklaruar ishte 320, ndërsa tashmë këta punonjës janë futur në skemën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore.

Sa i takon mbledhjes së detyrimeve me forcë, 290 debitorë janë kontaktuar nga organet tatimore dhe janë arkëtuar rreth 35 milionë lekë detyrime të prapambetura. Po ashtu, si rezultat i kontrollit tatimor, 510 tatimpagues kanë rritur detyrimin për pagesën e TVSH, një rritje rreth 463% më e lartë krahasuar me sezonin turistik të vitit të kaluar.

(Rezultatet e zbatimit të planit të masave për sezonin turistik)

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Vllaznia prezanton Thomas Brdaric, zëvendëson Osmanin në stol! Trajneri flet shqip

Zyrtare/ Vllaznia prezanton Thomas Brdaric, zëvendëson Osmanin në stol! Trajneri flet shqip