Materiali plagjiaturë i zv.ministrit të Arsimit, Nikolla: Po verifikohet

Materiali plagjiaturë i zv.ministrit të Arsimit, Nikolla: Po verifikohet

Lindita Nikolla, ministre e Arsimit

Zëvendësministri i Arsimit, Ervin Demo është akuzuar pak javë më parë për plagjiaturë. Lidhur me këtë rast, Report TV pyeti ministren e Arsimit, Lindita Nikolla nëse do të zbatohet praktika ndërkombëtare, që ndëshkon zyrtarët që kopjojnë punime.

Për zv.ministrin Ervin Demo ka një akuzë për plagjiaturë. Praktika ndërkombëtare është që kur një zyrtar kapet me plagjiaturë, ai shkarkohet nga detyra. Do të ndodh kjo edhe për zv.ministrin e Arsimit.

Ajo që unë dua të them është një qëndrim dhe vullnet i shprehur i kësaj qeverie për të mësuar që një sistem fiktiv edhe në promovimin e gradave dhe titujve, që ka funksionuar në sistemin tonë të arsimit të lartë t’i jepet fund. Ndaj ne jemi të angazhuar që do t’i shkojmë deri në fund duke e realizuar për herë të parë në këtë vend verifikimin e kritereve të ligjshmërisë për të gjithë gradat dhe titujt që janë marrë në institucionet tona arsimore të arsimit të lartë për t’i bërë publike dhe për t’i marrë masat e duhura, kush do qoftë ai.

Lindita Nikolla, ministre e Arsimit

A është zv.ministri duke u verifikuar për akuzën e bërë?

Patjetër! Të gjitha indiciet që ne na vijnë nga media dhe nga persona të caktuar janë në vëmendje maksimale për të verifikuar dhe për të marrë të gjitha masat.

Lindita Nikolla, ministre e Arsimit

Zv/Ministri i Arsimit, Ervin Demo, i akuzuar për plagjiaturë nga mjeku Taulant Muka është dhe anëtar i Këshillit Kombëtar Shkencor (institut i cili përgatit politikat për kërkim shkencor dhe arsimin e lartë). Ervin Demo ka mbajtur më parë postin e zv/Rektorit të Universitetit të Tiranë, për t’u përzgjedhur nga kryeministri Edi Rama në vitin 2017-të, si zv/ministër i Arsimit.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty