Me drogë dhe para në makinë e banesë, pranga dy shqiptarëve në Itali

Me drogë dhe para në makinë e banesë, pranga dy shqiptarëve në Itali

Foto ilustruese

ITALI- Dy shqiptarë të moshës 20 dhe 23-vjeçare ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kapën në flagrancë me kokainë.

Teksa ata janë ndaluar në një postbllok nga policia, dy të rinjtë shqiptarë kanë treguar shenja nervozizmi.

Gjatë kontrolleve në makinë, atyre i është gjetur 500 gram kokainë dhe 800 euro, të cilat dyshohen se janë të ardhura të fituara nga aktiviteti kriminal. Ndërsa gjatë kontrolleve në banesën e tyre u gjetën 15 doza kokainë dhe 6 mijë euro.

Dy shqiptarët u arrestuan dhe u shoqëruan në komisariatin e Desenzano del Garda, ku edhe do të presin datën 29 nëntor për të mësuar vendimin e gjykatës për ta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm