Meta ‘debulesë’ për opozitarët, drekon me Albin Kurtin (FOTOLAJM)

Meta ‘debulesë’ për opozitarët, drekon me Albin Kurtin (FOTOLAJM)

Presidenti Meta, Albin Kurti, Ilir Babaramo dhe Ilir Kulla

Ndërsa Presidenti serb Aleksandër Vuçiç vijon vizitën në Kosovë, lideri i partisë opozitare Vetëvendosje, Albin Kurti vijon takimet në Shqipëri.

Sot Kurti ka zgjedhur të drekojë me Presidentin, Ilir Meta në Karpen të Kavajes, teksa të pranishëm ishin gazetari Ilir Babaramo dhe këshilltari i Metes, Ilir Kulla.

Ndërkohë që Presidenti Meta në mbrëmje ka publikuar një foto me Kurtin në faqen e tij në Facebook ku shkruan është ‘Kënaqësi të takohesha sot me liderin e Vetëvendosjes, z.Albin Kurti në Karpen’.

Në fokus të takimit mendohet të ketë qenë vizita e Vuçiç në Kosovë. Albin Kurti është takuar sot edhe ish kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e PD, Lulzim Basha. Si Kurti dhe Meta janë pozicionuar kundër idesë së Thaçit për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. 




 

Presidenti Meta, Albin Kurti, Ilir Babaramo dhe Ilir Kulla

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

OKB: Lufta ka shkaktuar 37 milionë ton mbeturina në Gaza, duhen 14 vite për t’i pastruar

OKB: Lufta ka shkaktuar 37 milionë ton mbeturina në Gaza, duhen 14 vite për t’i pastruar