Meta sulmon sërish Dumanin: S'i druhem arrestimit nga një prokuror që s’di të thotë dy fjalë! Jam i lodhur nga takimet me ndërkombëtarët

Në një konferencë për mediet nga Shkodra kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka lëshuar sërish akuza ndaj kreut të SPAK Altin Dumani. I pyetur nëse i druhet arrestimit, Meta është shprehur se nuk ka frikë nga një prokuror "që i merret goja dhe që sipas tij merr urdhra nga qeveria".

“Nuk bëj presion ndaj askujt, unë them të vërtetën, aq më pak t’i druhem arrestimit nga një prokuror që i bindet Ëngjëll Agaçit, për shkak të aferave. Një prokuror që kërcënoi Arben Ahmetaj që të mbyllte gojën. Nuk i druhem një prokurori që i merret goja që s’di të thotë dy fjalë. Partia e Lirisë është në një rritje të papërmbajtshme, Ramaformën do ta hedhim në Lanë. Metamorfoza nuk hetohet në kohë por pas zgjedhjeve, sepse ashtu interesonte për të vjedhur votat në Shkodër."

I pyetur për një izolim të tij me ndërkombëtaret, Meta është shprehur se po shijon lirinë e tij duke takuar qytetarë të thjeshtë dhe jo ndërkombëtarë "të kapur" siç i quan ai.

“Jam aq i lumtur në lirinë time dhe në takimet e mia me Nënë Selvinë, me Ijen sot ne Bubq, e plot njerëz ndaj të cilëve Ilir Meta ka detyrime. Ilir Meta është i lodhur nga takimet me ndërkombëtarët, Rama është i vonuar, të gjithë ndërkombëtarët e dinë që Ëngjëll Agaçi është tutori i reformës në drejtësi”, shtoi ai.

Por gjatë konferencës në Shkodër, ai foli edhe për konventën e 27 Prillit, ku deklaroi se ka një program ambicioz me 5 shtylla kryesore të cilin do ta përqafojnë shqiptarët.  Të shtunën e ardhshme Ilir Meta ka thirrur konventën kombëtare, ku do të bëjë veten President, e do t’i japë poste vetëm të besuarve të tij, duke larguar nga ekipi drejtues grupin Kryemadhi.

B.K/N.Xh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 24/04/2024 04:59

    eshte me i mire dhe me i sakte nga LLalla kishit ju dhe saliu oo plere

    Përgjigju
  • Meri: 23/04/2024 23:05

    Domani nuk është llapaqën si puna jote,flet pak,por...,shkruan shumë.

    Përgjigju
  • Scutari: 23/04/2024 22:28

    Skemë e lexueshme e konsumuar nga të korruptuar të akuzuar, sot të shpallur në kërkim!! Dumani "nuk di të flasë dy fjalë" por di të shkruajë dy rreshta kur të formulojë akuzën për Ty!!

    Përgjigju
  • rama: 23/04/2024 20:37

    ik shko o ilir e blej sapun se do te duhet ne burg...

    Përgjigju
  • Avokati: 23/04/2024 18:02

    Po bën presion mo ilir apo të thuash kur të arrestohesh se arrestimi imi eshtë politik .

    Përgjigju
  • Po mër po: 23/04/2024 16:55

    Mos e rruj fare. Veç kujdes nga Spaku o flori

    Përgjigju
    • Gerdeci: 23/04/2024 17:23

      Duket ne foto sikur po flet nga burgu me dy police roje anash.

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Komisioneri Publik ankimon në KPA: Të shkarkohet prokurori  i Tiranës Valentin Preçi

Komisioneri Publik ankimon në KPA: Të shkarkohet prokurori i Tiranës Valentin Preçi