Pa paga dhe nuk janë emëruar, magjistratët padisin Arta Markun, Metën dhe Ramën

Magjistratët e diplomuar të cilët ishin në pritje për tu bërë prokuror e gjyqtar padisin në gjykatë kryeprokuroren Arta Marku, këshillin e lartë të drejtësisë dhe këshillin e ministrave për mos emërimin e tyre në detyrën.

Padia është depozituar më 26 shtator 2018 në gjykatën administrative të apelit aty ku pritet që gjyqtarja Elvana Cicolli të vendos nëse do pranoj padinë e magjistratëve të cilët duan të bëhen pjesë e sistemit apo do pranojë prapësimet e të paditurve që kërkojnë rrëzimin e saj.

ReportTv është interesuar pranë magjistratëve të cilët shprehen se padia lidhet me faktin se prej korrikut, me mbarimi te stazhin, ata nuk marrin më pagesë por nga ana tjetër as nuk emërohen edhe pse ka vende bosh.

Pak kohë më parë ishte KLD dhe Kryeprokurorja Marku që sqaruan arsyet e mos dekretimit me faktin se ligji i ri s’ja u njeh këto kompetenca të cilat i kanë kaluar këshillit të lartë gjyqësorë dhe këshillit të lartë të prokurorisë.

Sipas legjislacionit 16 magjistratët të ndarë në 8 prokurorë e 8 gjyqtarë pasi mbarojnë shkollën bëjnë një stazh të paguar me gjysmën e pagës. Në përfundim të stazhit ata emërohen në detyrë gjyqtarët nga KLD dhe prokurorët nga prokurori. Ndërsa sipas reformës në drejtësi dhe ligjeve të reja këto kompetenca i ka KLP këshilli i lartë i prokurorisë dhe KLGJ këshilli i lartë gjyqësorë.

Por këto institucione ende s’janë krijuar dhe palët ndajnë qëndrime të kundërta për emërimin e magjistratëve të cilët në korrik kanë mbaruar stazhin dhe ende rrugëve pa punë paçka se në sistemit e drejtësisë ka vende boshe edhe prej të shkarkuarve nga vettingu.

Padia e magjistratëve

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 10/11/2018 16:11

    O zot!a thua te jene edhe keta femijet e eterve te tyre te korruptuar?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj