POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Meta nuk dekretoi Cakajn, Balla: Presidenti s'ka të drejtë të refuzojë propozimet e kryeministrit

Në një prononcim për Report TV, numri dy i socialistëve Taulant Balla tha se presidenti nuk ka të drejtë të refuzojë propozimet e kryeministrit. 

“Nuk e gjej të bazuar në Kushtetutë as mosdekretimin e shkarkimit dhe as emërimin. Presidenti nuk ka të drejtë të refuzojë një propozim të kryeministrit dhe ky është një diskutim i mbyllur qysh me rastin e z. Lleshaj. Gent Cakaj ka formim diplomatik dhe plotëson të gjitha kushtet për të qenë një ministër i besueshëm”,- tha Balla në një prononcim dhënë gazetares Esiona Konomi.

l.q./r.k.
Komento

Komente

  • eni: 10/01/2019 17:09

    o gomar, kryetari i shtetit nuk eshte penel i rames si puna jote, qe duhet te vere firmen atje ku do shalgjati. presidenti zgjedh te dekretoje ose jo cilindo propozim, nese nuk e dekreton e shoqeron me argumentim. nuk esht noter o Lantiiiii

    Përgjigju