POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

‘Cakaj’, Meta: Ministria e Jashtme nuk është autoshkollë! Rama: More peng Kushtetutën

Vijon përplasja mes Presidencës dhe maxhorancës pas kthimit të dekretit nga Ilir Meta për emërimin e Gent Cakajt ministër të Jashtëm në vend të Ditmir Bushatit (Lexo këtu). Kreu i shtetit ka reaguar sot sërish pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama mbrëmjen e kaluar i cili tha se Meta u pajis me certifikatë sigurie brenda disa orësh kur u zgjodh kryetar Kuvendi në shtator 2013 (Lexo këtu). Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Meta thotë se Ministria e Jashtme është një prej dikastereve më të rëndësishme të vendit dhe sipas tij kjo Ministri nuk mund të kthehet në autoshkollë ku sipas tij "ustai" i madh të mësojë "gjeniun" për ndryshimin e kufijve në rajon. Partia Socialiste ka kapacitete të jashtëzakonshme në fushën e politikës së jashtme, thotë presidenti Meta.  

Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor. Partia Socialiste ka kapacitete të jashtezakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor. Shqipëria e para.

Ilir Meta, president

Postimi i Metës në rrjetet sociale

Pas deklaratës së presidentit Meta, një reagim ka ardhur edhe nga kryeministri Edi Rama. Ai është shprehur se nuk do të merret më me atë që e ka quajtur pengmarrësin e Kushtetutës në zyrën e Presidentit. Rama është shprehur se Gjykata e re Kushtetuese do t'i japë fund kësaj maskarade, ndërsa vëmendja e qeverisë së tij do të vijojë që të jetë tek njerëzit e zero tek çizmet, duke ironizuar kështu edhe bashkëshorten e presidentit njëherasi edhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. 

Postimi i kryeministrit Rama

Presidenti Ilir Meta ktheu dy ditë më parë dekretin për Gent Cakajn duke e konsideruar atë të papërshtatshëm për shkak të qëndrimeve të tij lidhur me çështjen e kufijve të Kosovës, mungesën e përvojës si dhe shkeljen që ka konsumuar pasi prej 7 muajsh ka mbajtur detyrën e zv/ministrit pa qenë i pajisur më parë me certifikatë sigurie. Dokument të cilin Cakaj e ka marrë vetëm në datën 4 janar, 24 orë pas aplikimit. Meta kërkoi hetim edhe për DSIK institucion i cili sipas tij nuk ka kryer verifikim të plotë për figurën e Gent Cakajt (Lexo këtu). Por përgjigjia e DSIK ishte se verifikimi ndaj Cakajt është bërë i plotë duke konkluduar se kandidati për ministër të Jashtëm nuk është i rrezikshëm (Lexo këtu). 

l.q./d.ba.
Komento

Komente

  • Qytetari: 13/01/2019 02:06

    Ilir Meta erdhi Drejtesia E di qe po te humb Qetesia 30 dosje korupsioni me vjedhje vrasje per ty Tu shtua edhe 1 Ajo e shkeljes se Kushtetutes Shqipetare Je i pari qe do te theras Drejtesia ne pranga qe te japesh Llogari per Pasurine qe ke bere Per Vrasjet qe ke bere per Shkeljet e Ligjeve Kushtetuese ne pranga do te shoqeroje dhe Doktoresh kokemadhja Kokainsja e Leshelise⛓

    Përgjigju