POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

‘Pa gjurmë’/ Pas ndarjes, nëna humbet vajzën, denoncon burrin: Më dhunoi seksualisht në spital, kërkoj sërish Xhulian time

Një histori e dhimbshme në studion e Pa gjurmë. Historia e Edlira Lamaj, nënës që kërkon të lidhet me vajzën që sot është 20 vjeçe. Pas 13 vitesh rigjen djalin, dhe ende është në kërkim të vajzës që humbi kontaktet në qershor të vitit 2004.
Historia e Edlira Lamaj është një histori e trishtë shumëvjeçare e një gruaje të dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht, nga ish-bashkëshorti.

Ajo u martua me Skënder Hoxhajn nga Shijaku në vitin 1997, me të cilin sot kanë dy fëmijë të rritur, një djalë dhe një vajzë. Si viti i trazuar për shqiptarët dhe historia e çiftit Hoxhaj është e tillë. Që kur vendosën kurorë ata jetuan në Itali nga viti 1997 deri në vitin 2004. Kur Edlira ishte shtatzënë me vajzën, marrëdhënia e tyre shkonte shumë mirë. Por sikur të mos mjaftonte, filluan debatet e para. Skënderi nisi të ushtrojë dhunë ndaj Edlirës, fizike dhe psikologjike duke e ofenduar, duke i bërë presion psikolgjik për kilet e tepërta dhe presion me kërkesën e vazhdueshme që ajo duhej të lindte djalë.

Por nuk ndodhi kështu. Edlira lindi vajzën Xhulia më 24 prill të vitit 1998 dhe kur ishte në spital, Skënderi shkonte dhe i kërkonte marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj duke ushtruar deri në dhunë fizike.

Ai nuk e lejoi kurrë të kthehej në Shqipëri, ndërsa Edlira jetoi 5 vite nën dhunë në sy edhe te 2 kunetërve me të cilët jetonin bashkë në të njëjtën banesë në Liguria të Italisë.

Skënderi kishte filluar kumarin, kur Edlira vuante vite errësirë nën shtypjen e vazhdueshme presioni dhe dhune. Kur vajza ishte 5 vjeçe, Edlira ishte 2 muajshe shtatzënë me djalin. Për shkak të rrethanave Edlira vendos të zhvendoset në Leçe. Stabilizohet në një qendër sociale atje, qendër për gratë e dhunuara. E ndihmuar nga kjo shoqatë për shkak të pamundësisë së kushteve që nëna ta mbante, vajzën e transferojnë për akomodim në një kopësht tek murgeshat. Edlira nuk ndjehet mirë dhe dërgohet në spital. Pasi u rehabilitua dhe kthehet për të parë vajzën mëson se e kishin birësuar në një familje italiane, në province Mastacarrara të Toskanës. Ajo merr të shoqin, Skënderin dhe i kërkon rikthimin bashkë për të jetuar duke i treguar gjithcka. Ata jetojnë bashkë në Lighuria, për pak muaj dhe kur Edlira ishte thuajse 5 muaj shtatzanë rinis përsëri dhuna. Deri në kërcënim për jetën. Aty Edlira vendos ta denoncojë të shoqin në polici. Merret në mbrojtje sërish nga një tjetër shoqatë e grave të dhunuara, ndërsa një javë ishte në rrezik dështimi. Në këtë periudhë Skënderi i kërkon rikthim dhe kur djali u lind në korrik të vitit 2003 ajo vendosi që për hir të foshnjes të rikthehej me të shoqin.

Gjatë kësaj periudhe arrin të kontaktojë dhe me vajzën por pa njohur kurrë familjen birësuese.

Ndërsa përfaqësuesë nga asistenca sociale nga Vila Franka përmes psikologes mundësuan takimet me vajzen 5 vjeçe. Me urdhër të gjykatës së Genova, vendoset që vajza të qëndrojë në familjen birësuese, pasi Edlira nuk dëshironte që të bashkohej me të atin dhunues.

Në vitin 2004 kur djali ishte 11 muajsh, Skënderi mësoi se Edlira ishte bërë gati për t’u larguar përfundimisht, dhe i shkon në banesë duke ia rrëmbyer nënës djalin nga duart. Në një stacion autobusi në Liguria, në debat me të shoqin, largohet dhe kapet nga policia. Edlira kthehet në Shqipëri. Në 2 korrik të vitit 2005 bëjnë divorc në qytetin e Durrësit. Pas afro 13 vitesh pa e parë djalin me emrin Santino Hoxhaj, arrin që përmes Facebook-ut të lidhet me shkokët e tij e më pas me djalin, i cili aktualisht jeton në Shijak dhe është 15 vjeç. Sot, Edlira është e martuar në Maqedoni dhe bën një jete të qetë. Pengu më i madh i kësaj nëne, është mungesa që ndien për vajzën Xhulia, me të cilën humbi kontaktet që prej qershorit të vitit 2004, nga takimi i fundit që pati me të. Ka mësuar vetëm se vajza quhet Debora Luchini, por Edlira ka imazhin e Xhulias së vogël asokohe vetëm 5 vjeçe. 

Në studion e ‘Pa gjurmë’, Edlira ka treguar dhunën e ushtruar vazhdimisht nga bashkëshorti. Ajo ka thënë se prej vitesh nuk e ka parë më vajzën, dhe ka kërkuar gjithmonë që t’a shohë.

 

Ishte fillimi dhe s’doja të prishja familjen. Jeta ime vazhdoi po njëosj me grindje dhe debate. Atij nga ana ime s’i ka munguar asgjë. Si atij dhe vëllezërve për 5 vite me radhë. Pasi u rrit vajza dhe shkoi në kopësht, aty filloi sërish dhuna dhe ai u transformua në njeri tjetër. Nuk vendosa të ikja se prindërit më thonin të mos ndahesha nga burri. Në 2002 i thashë vëllait të dytë më merr se se dua më këtë jetë me këtë burrë. Nuk më mori vëllai.  Më pas u detyrova të largohem me vajzën e vetme. Atë naëtë ai kishte marrë një telefonatë nga një grua, që i thoshte ku të të pres nesër. I thashë kush është ai person që do të vijë nesër. Më tha ti prit këtu. Më ka qëlluar dhe më pas për 30 minuta, unë s’kuptova më asgjë. Vendosa të largohem me vajzën dhe ika me vajzën pa bërë denoncim. Kam zbritur tek treni dhe u nisa. Isha shtatzënë me një vajzë dhe ngela vetëm në rrugët e Italisë. Në spital qendrova një javë, më thanë qëndro se vajza do të jetë mirë. Dhjetor të 2002-it vajza u birësua në një familje italiane, unë nuk dija asgjë. Më kërkoi sërish që t’a gjenim vajzën. I thashë që vajza ishte zhdukur. U riktheva tek bashkëshorti në dhjetor të 2002-it. Vajtëm në prokurori për të gjetur vajzën. S’gjetëm më asgjë.

f.g./b.ha.
Komento