Videoja e Alizotit/ Balla pyetet tek Krimet e Rënda: Do t'i shkoj deri në fund të gjitha akuzave

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pas padisë që ka dorëzuar ditën e djeshme, në ngarkim të kryedemokratit Lulzim Basha, deputetit Ervin Salianji dhe ish-policit të PD, Florenc Hoxha. Kryetari i grupit të PS i ka akuzuar për kallëzim të rremë dhe për shpifje, Bashën, Salianjin dhe Hoxhën. Ndërkohë që ditën e sotme ka dëshmuar në prokurori për këtë cështje, pas dëshmisë së Ardi Veliut pak ditë më parë. Pasi ka dalë nga ambientet e Krimeve të Rënda, Balla ka folur për gazetarët dhe ka thënë se sot ka bërë të gjitha deklarimet e nevojshme për shpifjet që sipas tij, PD ka hedhur drejt tij. Balla ka mohuar sërish njohjen me Alizotin.

Dua t’ju them që në vijim të përpjekjes për të zbardhur morinë e shpifjeve, isha këtu, tek Prokuroria e Krimeve të Rënda, për të dhënë deklarimet e domosdoshme që sqarojnë të gjitha shpifjet e hedhura drejt personit tim. Thashë tek Prokurori se Alizotin se kam takuar asnjëherë, dhe se ky njeri s’ka patur asnjëherë kontakt , kurrë, as verbalisht me mua. Dua të shpjegoj se unë kam bërë një kallëzim penal për kallëzim të rremë dhe shpifje të kryer në bashkëpunim, për Lulzim Bashën, Ervin Salianjin dhe Florenc Hoxhën. Besoj se kallëzimi im do t’i kalojë prokurorisë së Tiranës, sepse klasifikohet si vepër më e lehtë dhe hetohet nga prokuroria e Tiranës.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS

Balla ka thënë se do të shkojë deri në fund të kësaj historie për të zbardhur të vërtetën. Balla ka thënë se Basha po e shantazhon duke bërë të njëjtën gjë që ka bërë edhe me sipërmarrës, histori që sipas tij janë tashmë publike.

Unë do t’i shkoj në fund të gjitha akuzave. Brenda 3 muajve, kemi një sërë akuzash, që na fotoshopi e deri tek videomontazhet. Ky është degradimi dhe degjenerimi i Partisë Demokratike. Shqiptarët presin që të dalë e vërteta. Fondi i edukimit është gati, dhe zonat që unë përfaqësoj do të kenë kopshte nga gjobat që do të marrin shpifësit. Është një strategji e Lulzim Bashës për të shantazhuar edhe përfaqësuesit më të lartë të shumicës qeverisëse, siç ka shantazhuar sipërmarrësit me historitë  e tij që janë bërë publike. Është përpjekje e kotë, unë do jem këtu dhe do vazhdoj të flas drejt. Alizoti tha Taulant nga Librazhdi, ndërsa Lulzim  Basha dhe Salianji shtuan edhe mbiemrin tim. Iu thashë prokurorëve që ky person nuk jam unë.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS

11:00/ Pse nuk e padisni Berishën? Batuta e Ballës: I kam lenë Zotin (Video)

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i pyetur nga gazetarët pasi ka dalë nga ambientet e prokurorisë, se pse nuk e ka paditur ish-kryeministrin Berisha ka bërë batutë dhe ka thënë:

Për Berishën do ishte pak ta çoje në prokurori apo gjykatë, përmes maskimit me qytetarin dixhital. Por ne e kemi marrë një vendim, për të çuar në Gjykatë dhe prokurori, këdo, madje edhe përfaqësuesit e mediave, që duan të bëjnë politikë me shpifje. Edhe Berisha duhet të ishte pjesë e kallëzimeve, por unë personalisht, unë dhe jo kolegët e mi, për shpifjet i kam lënë Zotin.

Taulant Balla, deputet i PS

Gjithashtu, ai pretendon se është takuar edhe nga kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili i ka premtuar para për të ndryshuar versionin e ngjarjes. Por, si Ardi Veliu ashtu edhe deputeti socialist, Taulant Balla, mohojnë akuzat e Fredi Alizotit, dhe njohjen me të.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës