Kishte libra për Çamërinë, hiqet stenda nga Panairi, Shoqata 'Çamëria': Presion nga ambasada greke

Hiqet stenda me librat për Çamërinë në Panairin e Librit që po organizohet te Muzeu Kombëtar. Report Tv sjell pamje dhe debatin mes personave që kanë hequr stendën dhe përfaqësuesve të shtëpisë botuese “Çamëria” që ishin në këtë stendë.

Ende mbetet i paqartë motivet se përse u hoq kjo stendë nga panairi edhe pse për të ishte miratuar dhe dhënë nga organizatorët leja e posaçme dhe ndodhej aty prej hapjes së panairit. I menjëhrshëm ka qenë edhe reagimi i Shoqatës Çamëria, e cila theksopn se ky veprim u ndërmorr pas kërkesës së Ambasadës greke, e cila i ka bërë presion shtëpisë botuese për të hequr stendën me librat e Çamërisë.

“Përfaqësues të lartë të Ambasadës kanë shkuar te Shtëpia Botuese "Çamëria"dhe te organizatorët e Panairit të Librit, duke u bërë presion për të hequr këtë stendë. Përfaqësuesit e Ambasadës Greke janë shprehur se për heqjen stendës ‘kanë folur edhe me Ministrin Ditmir Bushati’”- thuhet në njoftimin e Shoqatës Çamëria.

Deklaratë e plotë e Shoqatës "Çamëria":
Ambasada Greke në Tiranë, pa asnjë justifikim, ka kërkuar heqjen e stendës me librat për Çamërinë te Panairi i Librit që po organizohet te Muzeu Kombëtar. Përfaqësues të lartë të Ambasadës kanë shkuar te Shtëpia Botuese "Çamëria"dhe te organizatorët e Panairit të Librit, duke u bërë presion për të hequr këtë stendë. Përfaqësuesit e Ambasadës Greke janë shprehur se për heqjen stendës "kanë folur edhe me Ministrin Ditmir Bushati".

Shoqata Patriotike “Çamëria” dënon këtë veprim ant-ligjor. Ministria e  Jashtme ti kërkojë Ambasadës greke të mos ndërhyjë në punët e Brendshme të Shqipërisë, se ndryshe ne do të përshkallëzojmë dhe ashpërsojmë qëndrimet tona, në mbrojtje të çështjes çame.

Shoqata Patriotike “Çamëria” nuk do lejojë që presioni grek të heqë këtë stendë dhe i kërkon z.Ditmir Bushati të shprehet për këtë çështje.

Shpresojmë që z.Bushati të mos bëhet pjesë e "lojrave greke" duke rënë dakort që të hiqet një stende më librat për Çamërinë. Gjithashtu ne i kërkojmë Ambasadës Greke që të tërhiqet nga kjo kërkesë.

Librat për Çamërinë do të qëndrojnë aty, që çdokush të lexojë për historinë e shqiptarëve të Çamërisë që u larguan me forcë nga trojet e tyre. Edhe në këto momente përfaqësuesit grek po qëndrojnë te Muzeu Kombëtar, duke kërkuar heqjen e stendës “Çamëria”

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Joe Biden i gatshëm për debat me Donald Trumpin

Joe Biden i gatshëm për debat me Donald Trumpin