TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar Panairin e Librit në Pallatin e Kongreseve. Në mesin e takimeve dhe vizitave në stendat e panairit, dallon ajo me shkrimtarin Ben Blushi.
Kryedemokrati ka zgjedhur që të blejë librin e ri të Blushit, ‘Komplot’, ndërsa kanë pasur edhe një shtrëngim duarsh.
Basha ishte i shoqëruar nga deputetja Flutura Açka dhe drejtuesi i këshillit Euroatlantik në PD, Preç Zogaj, njëherazi të dy edhe shkrimtarë.
Panairi i Librit do të qëndrojë i hapur deri më 19 nëntor.
ka lexuar ndonje liber BASHA..KA NJE FJALOR ME 10 FJALE GJITHSEJ qe i perserit e perserit :)
Përgjigju