Pas shfaqjes së dhunshme të opozitës në Parlament, media gjermane godet Shqiperinë
Vetëm katër ditë përpara se Komisioni Europian të publikojë progresraportin, në të cilin për herë të parë pritet që të rekomandohet hapja e negociatave për vendin tonë, shtypi gjerman pyet nëse është me vend të pranojmë Shqipërinë në Europë?
Situata e djeshme gjatë seancës parlamentare
Vetëm katër ditë përpara se Komisioni Europian të publikojë progresraportin, në të cilin për herë të parë pritet që të rekomandohet hapja e negociatave për vendin tonë, shtypi gjerman pyet nëse është me vend të pranojmë Shqipërinë në Europë? Sherri i ditës së djeshme në Parlament ka bërë jehonë në shtypin gjerman dhe dy gazetat me tirazhin më të madh në vend, “Bild” dhe “Der Standard” kanë publikuar me tonet tejet kritike ngjarjen.
Disa vezë, pak miell dhe në Parlamentin Shqiptar bëhet një kek.
Gazeta Bild
Presioni i shtypit gjerman kundër hapjes së negociatave është gjëja e fundit që i duhej Shqipërisë në këtë moment. Pak muaj më parë, Kancelarja Merkel u rikonfirmua për një mandat të katërt, por pa kapur shumicën parlamentare dhe vetëm pas disa muaj krize të tejzgjatur politike dhe si kurrë më parë, pozitat e saj në Parlament janë të brishta.
“Alternative fur Deutschland”, e përkthyer “Alternativa për Gjermaninë”, është një parti e ekstremit të djathtë, anti-emigracion që në zgjedhjet e fundit njohu një rritje eksponenciale dhe tashmë është forca e tretë në vend, pas CDU-së dhe social-demokratëve, dy grupimet më të mëdha politike, që kanë njohur një rënie të vazhdueshme të popullaritetit në vitet e fundit.
Në këto kushte, presioni i “Afd” dhe forcave të tjera anti-emigracion, për bllokimin e negociatave me vendet e Ballkanit do të jetë më i fortë se kurrë dhe pozitat e Merkelit në Parlament nuk janë aq të forta, sa të mos shqetësohet nga ky presion.
“Preteksti” që opozita me duart e saj i jep forcave anti-europiane, në këto kushte mund të rezultojë shumë i dëmshëm, sidomos duke pasur parasysh që shumë prej vendeve kryesore europiane kanë njohur vitet e fundit një rritje të vazhdueshme të frymës eurospektike. Vetëkuptohet, nëse edhe në Gjermani, bindja për nevojën e zgjerimit fillon të lëkundet, atëherë integrimi për vendin tonë është shumë i rrezikuar.LEXO.AL
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
27.4%
-
Keq
56.4%
-
Nuk e di
16.2%
Vota total: 241
Lajme të tjera
-
FOTO me dron/ Një grusht militantësh të Rithemelimit e PL protestë para Bashkisë së Tiranës
26 Prill, 11:35
-
CAS rrëzon FIFA-n, KF Erzeni kursen 120 mijë euro
26 Prill, 11:32
-
Blinken takohet me presidentin kinez Xi Jinping: SHBA dhe Kina duhet të jenë vende partnere dhe jo rivale
26 Prill, 11:27
-
Teatri i Gjilanit me 'Tartufin' në ArTurbina! Studentët e kantos, koncert tek 'Artet'! Primo Shllaku në Shtëpinë Studio Kadare!
26 Prill, 11:24
-
U vra në burgun e Peqinit, vërtetohet se trupi në morg është i Arben Lleshit! Nëse familja refuzon, varroset nga bashkia
26 Prill, 11:20
-
Bashkia e Tiranës dhe ambasada franceze nënshkruajnë marrëveshjen në fushën e industrive kreative
26 Prill, 11:18
-
Volejboll meshkuj/ Tirana prek titullin, fiton edhe derbin e dytë me Partizanin
26 Prill, 11:17
-
Vdes foshnja që u nxor e gjallë nga barku i nënës së vdekur! Ishte kthyer në simbol të shpresës në Gaza
26 Prill, 11:13
-
Tatimi për profesionet e lira, Tabaku: Goditet shtresa e mesme, taksë që cenon Kushtetutën
26 Prill, 11:10
-
7 orë diskutime të tensionuara Kosovë-Serbi në Bruksel! Lajçak paraqet propozim kompromisi për çështjen e dinarit! Bislimi: Përafron palët
26 Prill, 10:49
-
Mbledhja e mbetjeve me orar/ Kumbaro inspektim në Mat: Rrisim gjobat për kundravajtjet mjedisore
26 Prill, 10:49
-
Dy italianë tentojnë të dalin nga Hani i Hotit me 2 pako me çeqe me vlerë totale 1 milion dollarë! Dyshohen të falsifikuara
26 Prill, 10:46