Thyejnë xhamat e Prefekturës dhe bllokojnë rrugët/ Protesta në Shkodër dhe Kavajë për çmimin e karburantit, Rama: Janë të PD (VIDEO)

Qytetarë të mbështetur nga anëtarë të Partisë Demokratike janë ngritur në protestë në Shkodër dhe në Kavajë duke kundërshtuar çmimin e lartë të karburantit dhe mungesën e tregut për fermerët. Protesta në Shkodër u zhvillua në dy pika, e para në fshatin Kosmac, ku banorët të veshur me jelekë të verdhë, si protestuesit në Francë bllokuan rrugën Shkodër-Lezhë për rreth 60 minuta, ndërsa pika e tjetër ishte në hyrje të qytetit në Xhabije, ku më pas marshuan drejt qytetit duke thyer edhe një xham të Prefekturës.

Në këtë protestë, Arian Peraj – Kryetar i Sindikatës së Arsimimit Shkodër u bëri thirrje nxënësve dhe mësuesve të bojkotojnë mësimin dhe të ngrihen në protestë. Ndërkaq në Kavajë protestuesit bllokuan autostradën me makina për disa minuta. Protesta në Shkodër edhe Kavajë erdhi pak ditë pasi pasi lideri i opozitës, Lulzim Basha premtoi ulje me 30 lekë të çmimit të karburantit. Pas këtyre protestave lokale kundër qeverisë në Lezhë, Shkodër e Kavajë ka reaguar kryeministri Rama, i cili thotë se janë punonjës të bashkive që drejtohen nga demokratët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:34
Pas Vaut të Dejës dhe Kavajës edhe Voltana e Shkodrës dekonspirohet, nxjerr punonjësit e bashkisë në protestë (FOTOT+EMRAT)

Lulzim Basha ka dështuar sot që të shesë si protesta qytetare ato që organizoi PD dhe bashkitë që drejtohen prej saj në Vaun e Dejës, Shkodër e Kavajë. Kjo jo vetëm për shkak të numrit të ulët të pjesëmarrësve nga radhët e PD, por edhe për arsyen tjetër, atë të përdorimit të administratës për kapital politik të kryetarit Basha që I ndiqte nga Tirana. Pas Kavajës dhe Vaut të Dejës, ku mediat përcollën me foto dhe emra se si administrata ishte ajo që kishte dalë në protestë, po ju sjellim faktet se kush protestoi në Shkodrën e Voltanës. Voltana, njëlloj si Isa Sakja i  Kavajës e ZeF Hilës i Vaut të Dejës, ka nxjerrë administratën në protestë. Ne po ju sjellim disa nga personat pjesëmarrës në protestë/ Lexo.al

Ora 18:05
Bashkia e Lezhës i përgjigjet Ramës: Asnjë punonjës nuk ka qenë në protestë

Bashkia e Lezhës ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama se në protestë ishin punonjësit e bashkive të drejtuara nga PD. “Bashkia Lezhë sqaron opinion publik se asnjë punonjës i këtij institucioni nuk është në protestën që po mbahet në Shkodër, të paktën në mënyrë të organizuar. Sa i përket banorëve të Lezhës,kjo është një përgjigje që mund ta japin si grupe interesi” thuhet në deklaratën e bashkisë së Lezhës, që drejtohet nga Fan Frrokaj i zgjedhur nga radhët e PD.

Ora 17:56
Protestuesit në Shkodër thyejnë xhamin e Prefekturës

Njëri nga protestuesit në Shkodër ka hedhur sende të forta në drejtim të Prefekturës duke thyer një xham, ndërsa kanë vijuar me thirrjet kundër qeverisë Rama. Pas mbi një orë protestë në lagjen Xhabije dhe në rrugët e qytetit janë shpërndarë duke paralajmëruar sërish protestë.

Me rreth të kuq xhami i thyer te godina e Prefekturës në Shkodër
Ora 17:27
Mbyllet protesta në Kavajë, hapet rruga nga banorët
Ora 17:20
Protestuesit në Kosmac të Shkodrës: Rikthehemi nesër në orën 16:00

Protestuesit në fshatin Kosmac të Shkodrës pas bllokimit të rrugës pasditen e sotme për 60 minuta kanë paralajmëruar se do të rikthehen sërish nesër në të njëjtën orë.

Ora 17:16
Protestuesit bllokojnë me makina njërin sens të rrugës Kavajë- Rrogozhinë

Një grup banorësh të Kavajës kanë bllokuar rrugën, ndërsa nuk ka ndërhyrje nga policia.

 

Ora 16:58
Mbyllet protesta në Kosmac, zhbllokohet rruga Shkodër-Lezhë

Pas rreth një ore bllokim banorët e fshatit Kosmac kanë mbyllur protestën duke liruar aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Banorët protestuan për mungesën e tregut, ndërsa kërkuan uljen e çmimit të karburantit.

Ora 16:56
Bllokojnë autostradën, vijon protesta nga një grup qytetarësh edhe në Kavajë

Edhe disa banorë të Kavajës janë solidarizuar me protestën e studentëve në Tiranë, por kanë edhe një kërkesë tjetër me karakter ekonomik, uljen e çmimit të karburantit. Ata kanë bllokuar për disa minuta autostradën, ndërsa kanë paralajmëruar se protesta do të vijojë edhe nesër.

Ora 16:53
Kryetari i Sindikatës së Arsimit Shkodër thirrje mësuesve: Bojkot mësimit

Kryetari i Sindikatës së Arsimit në Shkodër Arjan Peraj  bëri thirrje për bojkot të mësimit nga mësuesit dhe maturantët. “Bojkotoni mësimin, të gjithë mësuesit dhe maturantët, cdo ditë këtu për të protestuar në orën 16:00”.

Ora 16:47
Në protestën e Shkodrës edhe simpatizantë të PD

Protesta e qytetarëve në Shkodër po mbështetet nga simpatizantë të Partisë Demokratike.

Ora 16:43
Rama: Në Shkodër, Lezhë dhe Kavajë po protesojnë punonjësit e bashkive të PD-së

Pas protestave lokale kundër qeverisë në Lezhë, Shkodër e Kavajë ka reaguar kryeministri Rama, i cili thotë se janë punonjës të bashkive që drejtohen nga demokratët.

Interesant! Punonjësit e bashkisë Lezhë protestojnë si fermerë, të bashkisë Shkodër si shoferë dhe të bashkisë Kavajë si francezë. Studentët s'duhet të dialogojnë, po duhen mbajtur peng me çdo kusht që të përdoren si qendër graviteti e revolucionit të Lulit&Monikës. Jo politikë?

Edi Rama, kryeministër

Ora 16:39
Në Shkodër protestojnë sindikata e taksistëve, mësuesve, të prekurit nga përmbytjet

Ndërkohë që në hyrje të Shkodrës janë në protestë disa grupe interesi; të prekurit nga përmbytjet vitet e kaluara, sindikata e mësuesve, e taksive, studentët, por edhe qytetarë të thjeshtë. Protesta po zhvillohet në lagjen Xhabije. “Sot ka një mijë arsye që protestojmë, por kryesoja është mbështetja e studentëve në Tiranë” tha njëri nga banorët.

Ora 16:34
‘Edi Rama prite Shkodrën se po vjen’/ Protestuesit thirrje kundër kryeministrit

Protestuesit në fshatin Kosmac kërkuan uljen e çmimit të karburanteve dhe lëshuan thirrje kundër kryeministrit Edi Rama. “Poshtë Edi Rama, qeveri e krimit, Edi Rama o laper prite Shkodrën se po vjen” janë disa nga thirrjet e protestuesve në fshatin Kosmac.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Behari jam!.....: 11/12/2018 08:20

    Ai qe bertet me shume eshte Sela i Xhyheres......

    Përgjigju
  • Alo!! Behari jam......: 11/12/2018 08:18

    Kryetari i Sindikatës së Arsimit në Shkodër Arjan Peraj ka mungese te theksuar vetebesimi dhe arsimtaret i shkojne kot mbrapa!! Pasi i ka propozuar gruas qe aktualisht ka (ajo mezi ka pritur t`i thote po....) e ka ripyetur: "Pse me te vertete me merr ti mua??"

    Përgjigju
  • Shkadran he burr: 11/12/2018 01:08

    Saliha Zefgjona bardela e bardele kudo qe jeni mos e leni pa protestua qe te ikin pjella e kuqe kamuniste e te vine pjella blu fashiste. Jeni pa shprese kot e keni per aq kohe kur nuk keni altenativa. Nga muti ne mut. Poshte zhvatesat, poshte vagabondat, poshte injorantat drejtor me diploma fallco, poshte hienat, poshte e kuqja poshte e bluja poshte Monikat. Rrofte Shqiperia

    Përgjigju
  • Voltana turpi shkodres: 10/12/2018 21:21

    Un demokrat jam po voltana ka qen kryetarja me e deshtume qe ka pas ndonje her bashkia shkodres. Nuk e di si keni fytyr te kerkoni ma vota per bashkin e shkodres. Ne 4 vjet nuk mbylli nje grop ne shkoder asht ba shkodra cop cop me gropa kudo. I harxhon tan lekt me mush autobuzat per metingje me tiran. Turp

    Përgjigju
  • njaci: 10/12/2018 19:15

    Qe jane militante te PD dihet se ujku mjegull do por qe keto 28 vjet asnje parti nuk eshte mare me karburantin se ju ka interesuat te vidhni dhe kjo dihet prandaj boll me bla bla bla se do hash koken dhe nuk na vjen keq por do vine ne pushtet KRIMINELET SALILULI.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Bomba ruse në Donetsk, 5 të plagosur

Bomba ruse në Donetsk, 5 të plagosur