Rihapet dosja 'Azem Hajdari'/ Izet Haxhia fiton të drejtën për t'u rigjykuar

Pas dy dekadash procesi i vrasjes së deputetit të PD-s Azem Hajdari njohur si vrasja e shekullit shkon drejt rihapjes. Gjykata e Tiranës i ka pranuar Izet Haxhisë të drejtën për të rivendosur në afat dënimin me 25 vite burg në mungesë ndaj tij si një ndër autorët e vrasjes së Hajdarit në bashkëpunim me shtetas të tjerë.

Vendimi i gjyqtarit Besnik Hoxha u prit me duartrokitja nga familjarët e Haxhisë të pranishëm në sallë. Ndërsa avokati i Haxhisë Bashkim Nikolli sqaroi se për herë të parë ata janë njohur me dosjen 702 faqëshe të procesit Hajdari ku ka rezultuar se mbi 20 politikanë të asokohe përfshi dhe Sali Berishën dhe pse janë ftuar nga prokuroria për të dëshmuar nuk e kanë përfillur këtë ftesë.

Pas vendimit të gjyqtarit Besnik Hoxha Izet Haxhiaj dhe avokati i tij pritet ti drejtohen gjykatës së Apelit në Tiranë duke parashtruar provat me të cilën ata do të kërkojnë rihapjen e procesit, proces në të cilin Izet Haxhia u dënua me 25 vite burg në mungesë. Kjo seancë u zhvillua me dy etapa këtë të enjte ku para shpalljes së vendimit Haxhiaj akuzoi nga kafazi Sali Berishën se për ta vrarë Haxhinë janë paguar dhe 1 milion euro.

Berisha pagoi 1 milion euro që të më hiqte qafe në Turqi, por nuk ia doli. Dosja "Azem Hajdari" është treguesi i qartë i futjes së duarve të krimit në drejtësi nga klanet e malësorëve të Tropojës dhe Skraparit. Të denohem, por sëpari të dëgjohem. Dua të pyes Sali Berishën për kalvarin e vrasjeve të nisura më 4 janar 1998... A ka lidhje dhëndri juaj me këtë?

Izet Haxhia, i dënuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit

Haxhiaj u ekstradua nga Turqia më 8 Maj 2018 ndërsa ai është dënuar në mungesë nga drejtësia shqiptare me 25 vite burg për vrasjen e kryer në bashkëpunim ndaj deputetit Azem Hajdari më 12 shtator 1998.
(Izet Haxhia sot para gjykatës së Tiranës)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:26
Avokati i Izet Haxhisë: Vendimi për rigjykim, ditë e mirë për drejtësinë, Izeti i pafajshëm

Bashkim Nikolla, avokati mbrojtës i Izet Haxhisë, e cilësoi ditë të mirë për drejtësinë vendimin e Gjykatës së Tiranës për rigjykimin e klientit të tij. Sipas tij, Izet Haxhia është dënuar me prova të sajuara dhe se ai është i pafajshëm

Para se t'ju përgjigjem pyetjes, me këtë vendim që mori gjykata e shkallës së parë Tiranë, është një ditë shumë e mirë për shqiptarët. Përsa i përket aspektit procedurial, do procedojmë më tej me ankimimin. Do provojmë se s'na takon dënimi 25 vjet por pafajësia.

Ka prova Izet Haxhia që është i pafajshëm. Do sqarojmë pozicionet tona. Dosja, politike e qepur keq. Duam të gjykohemi e të rigjykohemi. Dosja është skandaloze. Vetëm dje kemi patur mundësinë ta prekim fizikisht dosjen prej 700 e ca faqeve. Janë mbi 21 politikanë me në krye të parin e vendin, që janë thirrur për dëshmitarë e s'kanë begenisur.

Kanë patur të gjithë një seli. Sot është ora që drejtësinë ta përfillin të gjithë. Do vijnë të gjithë politikanët. Nëse dje ishin të zënë me punë le t'a bëjnë nesër. Janë dhënë 1 milionë euro për të vrarë Izet Haxhinë. Shkaku madhor ka qenë rreziku për jetën, rrezik permanent për Izet Haxhinë. Më në fund do ketë drejtësi, pa le të përmbyset bota. Kam shumë besim tek drejtësia.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lalka i Radanecit: 21/06/2018 19:22

    Shterngo by*ken Berish.Bli dhe sapunke te duhet.Helbete ata prapa hekuruckave kane neps.

    Përgjigju
  • Ne pritje: 21/06/2018 17:46

    A do te futen politikanet Shqiptar ne burg??? 1 2.30 Jo × 3.10 2 4.40 Po

    Përgjigju
  • tonin: 21/06/2018 16:37

    sala se shpejti peson infrakt

    Përgjigju
  • Doda: 21/06/2018 16:09

    Te mbaroj vettingu njehere, ndryshe Sala me gjaksit dalin palagur...

    Përgjigju
  • LORA: 21/06/2018 15:50

    Lajm i mire;i mezipritur.

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 21/06/2018 15:27

    O kryekrimineli salhe bohu gati se po të reshket tika nën këmbë ZOT VONON PO KURR S'HARON

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç paralajmëron Perëndimin për Kosovën: Nëse 'doni' ata, s’do keni Serbinë

Vuçiç paralajmëron Perëndimin për Kosovën: Nëse 'doni' ata, s’do keni Serbinë